Ilmi Veliu: Vojsava Tribalda ishte puro shqiptare
| E Marte, 25.07.2017, 07:23 PM |

O NANO I NËNËS, VJOSAVA TRIBALDA ISHTE  PURO SHQIPTARE, NGA POLLOGU I TETOVËS

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU, (ka specializuar periudhen e Kastriotit)

Me këtë rast i përshëndes shqiptarët po edhe  Mustafa Nano i cili, neve shqiptarëve të ngratë që me ,,hile,, të shumë Nanove, mbetëm jashta  kufive të Shqipërisë Londineze, e që Mustafa Nano na ka ofenduar e trishtuar me budallakitë e tia prosllave.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmin e Skënderbeut, nga pushteti jugosllav  kam  qenë i denuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në burgun e Idrizovës në Shkup. Eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës e Kosovën e Hashimit  por  eshtë shumë vështirë për mua dhe prof. dr. Reshat Nexhipin nga Manastiri  që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit. Edhe Nanos do ti luhej nëna po të kishte shkruar një lloj teze të këtillë në kohën e monizmit.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Mustafa Nano nuk ka mundur e as që din ti analizoi sepse ai nuk eshtë historian por gazetar i thjeshtë.

Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend  nënën e Gjergjit, Vjosavën dhe në asnjë moment nuk thotë se ishte me origjinë serbe,bullgare, sllavomaqedone, greke,malazeze.......

Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava dhe Giovani (prindërit Vjosava e Gjoni) e cila ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut. Muzaka në asnjë vend nuk përmend se origjina e sajë ka qenë sllavomaqedone, serbe,greke,bullgare. Ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu ka qenë pjesë e Dardanisë dhe gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe edhe sot vazhdon të jetë 99% shqiptar. Sërbia pas 1920 ka sjellur dhe ka vendosur kolonë serbë por ata janë në pakicë.

Fan S. Noli thote se, eshte Gjon Muzakaj i pari qe e permend mbiemrin Tribalda te Viosava Kastriotit.

Edhe historiani i famshem prof. dr. Kristo Frasherit thote se perkatesia etnike e Vjosaves ka qene e ditur jo vetem prej Gjon Muzakes por edhe nga te tjeret bashkekohes te Muzakes, te trashgimetareve te tyre, rrethit miqesor e te tjere.

Marin Barleti ,(1508) eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej  Viosava,  e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda e që ka qenë princ dhe sundimtar i krahinës së Pollogut. Edhe ky nuk e ka përmendur origjinën shqiptare të nënës së Gjergjit duke e ditur se krahina e Pollogut ka qenë shqiptare edhe në kohën ilire  kur i ka takuar Dardanisë, edhe në kohën osmane po edhe sot në kohën kur eshtë gjallë dhe punon e vepron Mustafa Nano.

Sipas njohurive dhe fakteve që kam mbëledhur krahasuar e analizuar, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit...... Dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti  e zëvendëson babain e tij dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, ata kan pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat e Dibrave. Në atë kohë, fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me vajzën e princit të Pollogut Vjosavën.

Njohuritë e këtilla ne i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut. Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin osman. Mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava. Nuk ka pasur as djalë e as vajzë tjetër.

Ivan Ivanov, Bllgarski starini, 1990, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371,te Beteja e Maricës, me Maqedoninë lindore (Strumica, Gjevgjelia,Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij Krali Marko, si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut-Gërguri, thotë ai, ka bashkëpunuar me Krali Marko dhe vazhdon tu kundërvehet turqëve dhe të vazhdoi të sundoi edhe mëtej me krahinën e Pollogut.

Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit kur flet për Vjosavën thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë  aristokrate e shtetrore, si që ishte zakon tek shtetet mesjetare dhe jo përkatësinë  etnike. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin e babit të sajë, princit Gërgur, mund të vimë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare dhe jo sllave- Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emër  personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri.....Gur Guri ose Gjergj Guri.

Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur nga shqiptarët në Mesjetë por eshtë i përhapur  dhe përdoret edhe sot anë e kënd trojeve shqiptare. Sado që të kërkoi dhe hulumtoi Mustafa Nano nuk do të mund të hasë ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare,Gërguri,te Gërgurt.....si që janë Krasniqët, Berishët,etj.

Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopiaj, Shpatajt, Ballshajt, Kastriotët, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre dhe ne mendojme se edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me shkupin bien nën sundimin Osman.

Ky shkrim është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me historianin sllavomaqedon të Universitetit të Shkupit,  Boban Petreski, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga ai, me fakte historike dhe në mënyrën më shkencore arrita ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij.

Mua të ngratit asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë shumë të madhe shkencoro-historike, kundër serbëve e sllavomaqedonëve, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër Mustafa Nanos i cili mund të ketë edhe origjinë sllave e që mua nuk më pengon aspak.

Mustafa Nano si duket e njeh mirë gjuhën sllavomaqedone sepse përrallat e tia i ka mbështetur  vetëm në shkrimet shovene antishqiptare sllavomaqedone po edhe serbe. Nëna e Kastriotit, nga shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar si sllave me emrin Voisllava, e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër deshifrohet e lexohet si Vjosava.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava,(dmth sllave ) kam marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.XVIII  ku emri i nënës se Skënderbeut është deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është  edhe një letër e shkruar nga   eremonahu  Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është  i shkruar në  sllavishten e vjetër në vitin  1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se  ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,,  të Pollogut na ka lënë një shënim  për Vjosavën, të binë e mbretit të pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,,  një pyllë të madh me lisa,,. (“Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd,1982)

Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënës së Skënderbeut, Boban Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq - Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, se Vjosava eshte me origjinë sllave,  më bëri një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që i kisha në disponim nga ai e të cilat burime tash mundet ti analizoi edhe Mustafa Nano.

Në bazë të burimeve, ai ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe familjes së sajë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe asnjiherë nuk është shtrirë në Pollog.

Dhe ne, si që e analizuam dhe e deshifruam emrin Gërgur, nëpër mes të shqipes mund ta deshifrojmë edhe mbiemrin Tribalda e që ka për kuptim token e lagur, ,,te balda,, ,,tri baldat,, te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendëbanimet shqiptare dhe ne të shumtën e rasteve janë përdorur edhe si mbiemra vetëm tek shqiptarët.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet  se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe spjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski e që e ka marrë për bazë edhe Nano, ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon as Petreskit e as Nanos, sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur nga sllavët. Edhe sot në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gorgurnicë,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri... ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

Ja  edhe disa  burime Osmane që i kam gjetur e përkëthyer në Arhivin e Stambollit e që Petreskit e Mustafa Nano nuk i kan për zemër dhe nuk i pranojnë.

 

Oruç Bin Adil

 

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni,Greqi ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “I  biri i Evrenoz Beut, thotë ai,  mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Mbreti i shqiptarëve Iskenderi u arratis…”.  Në original është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin.

Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin  Shqiptarë, dhe  sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte  atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….”.

Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose Principatës së Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

Kronikat Anonime Osmane

Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.

Faqe 65, përmenden tokat e Gjon Kastriotit si toka shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II  ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fetëhun Etedin).

Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si  “Mbreti i shqiptarëve”.

Faqe 70: “Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare”. Dmth principatave tjera shqiptare.

Faqe 125, “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakaluara sa edhe sorrat nuk mund të fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Këtu bëhet fjalë për momentin kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe ata nuk e ndihmuan.

Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, ku potencohet se Skënderbeu ishte me origjinë serbe dhe se nëna tij ka qenë me origjinë sllavomaqedone; dhe ky shkrim plotësisht vlen edhe kundër Mustafa Nanos se edhe tezat e tij janë të bazuara kryekjëput në ata sllav.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: