Kaltrina Hoti: E dua lirinë e Shqiponjës
| E Marte, 25.07.2017, 08:58 PM |

E dua lirinë e Shqiponjës

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (4)

- Liria individuale kur largohesh metropoleve mund të jetë emocionale dhe si e tille ajo kalon lehtë në shkrirje. Duke menduar se je i lirë, pa e kuptuar mirë se Si, Qysh, Tek..., e sheh që je shkrirë në lirinë e imponuar. Edhe unë e dua këtë Liri, por shpesh  i them vetes jo pa shqetësim: -a është e tëra, a më ben kjo liri të lumtur?!-

Nga Kaltrina Hoti

Liria është kur e prek ditën e djeshit me mendimin e sotëm dhe hapsirën rreth vetes  e ploteson me miqtë e familje dhe nganjiherë me qetsinë e caktuar.

Liria është kur nuk kërkon asgjë për shpirtin tënd, por e jap një pjesë të shpirtit me vetëdije dhe krenare pa pritur asgjë në kthim.

Mendoj se Shqiponja ka liri të plotë. Qielli është i tëri i sajë. Ajo fluturon thellë me butësi, fuqinë e përdor kur largohet nga kaltërsia qiellore dhe lëshohet si shigjetë kur kthehet në çerdhe tek zogjtë e saj.

Shpesh meditoj. Përherë në mendjen time takohen në dyluftim kuptimi i lirisë. Lirisë individuale dhe asaj kombëtare. Vërtetë sa jemi të lirë? Çka është LIRIA?

Po, Liria ka kuptim të thellë. Liria individuale dallon nga Liria kombëtare.

- Liria individuale kur largohesh metropoleve mund të jetë emocionale dhe si e tille ajo kalon lehtë në shkrirje. Duke menduar se je i lirë, pa e kuptuar mirë se Si, Qysh, Tek..., e sheh që je shkrirë në lirinë e imponuar. Edhe unë e dua këtë Liri, por shpesh  i them vetes jo pa shqetësim: -a është e tëra, a më ben kjo liri të lumtur?!-

Nëse nuk kam kujt t’ia dhuroj thua do jetoj? Liria kërkon jetë, e jeta kërkon shtrat, shtrati themel, themeli çati. Unë e dua këtë liri, e kërkojë, e ushqej, e dëshiroj... dua shpirti im të ujitet me retë ku Shqiponja i pushon krahët.

Liria është sakrificë.

Unë ende i ngrohë duart në zjarrin e Oxhakut të Kullës ku jam rrit edhe pse jam larguar nga oborri im... në zemrën time kam strehuar prush të kuq që nuk më djeg por më kujton rrugën në hapësirën qiellore

Liria Kombetrare nuk mund të fitohet pa e pase lirinë shpitrore e së pari, kjo kërkon fuqi të madhe nga personi .Të jetë në gjendje ti perballojë çdo fjalë të thene nder dhembë të armikut. Te jete ne gjendje ta dallon ku eshte fillimi dhe hija e kombit , dhe me e rendesishme liria e Kombit eshte gjithmone e sulmuar, sa jeton liria kombetare varret me çka e mbrojnë?

Ne jemi nje popull i fuqishem. Po...i fuqishem qe i dhurruam personalitet njerzimit.

Disa, edhe nga ju lexuesit e nderuar, mund te reagojne duke i perserit fjalet “shqiptari nuk bashkohet”, ” shqiptaret nuk e mbajne fjalen”, “ ska mbete Besë me “ e shume shprehje te tjera . Por keto fjale gjykuese nuk jane fjalet Tona ......jane gurët e armikut qe i gjuan ne mesin tone dhe si gjithmone mundohen te krijojn ndarje ne mes nesh.

Une nuk i degjoj keto fjale, nuk ma lejon historia jone ti besoj apo ti perdori.

Sot, nese secili nga ne i anulojmë keto te thena dhe kur per çfardo arsye mblidhemi per çeshtje kombetare dhe ne mesin tone dikush ne menyre direkte apo indirekte i inponon kete fjale duhet te jemi te forte dhe ti largojme njerez te tille me butesi dhe ti themi kur te jenë gati te jene ne mesin e popullit te vete per te kontribuar e jo gjukuar mund te kthehen dera do te jete e hapur. Lirinë kombetare e fitojmë kur te gjithe e kemi nje mendim dhe te kemi nje shport ti shprazim mendimet: -ku janë kufijtë e Tokes tonë?

Te kerkojmë ne menyre te paluhatshme, me nje zë te fuqishem e te njejtë: -Bashkim Kombetar, Shqiperi Etnike!

Jam e vetedishme se keto fjale qe i shkruaj jane te thena shume here ne menyra te ndryshme. Po..., jam duke i perseritur por kesaj rradhe duke  kërkuar: - te mos e lejojme murin e armikut  në mes nesh.

Ndoshta na kane kufizuar si njerez, na i kane krijuar “megjet” ne mes nesh por mos harroni Toka ska qene asnjehere e ndare, eshte lumi nder dhe qe rrjedhe gjakun e herojve dhe mendimtareve tone, dhe ai lum nuk shterret kurre dhe e mbane token te bashkuar perhere.

Do te jemi NJE, aty s’ka pikepytje, askush nuk mund te me thote se do te zhdukem apo te shkatrohemi, se historia nuk na humb .

Sot, duhet te mos humbim kohe me vet-veten por te punojmë dhe ti lejojme njeri tjertit mendimet te bashkohen, mos te luftojme per ”karriga “..., veper veper kerkohet dhe secili nga ne mund ta bejn atë.

Mendo shqipe, lutu shqipe, botes foli shqipe....dhe vetes jepi liri të Shqiponjes.

Miremengjes Bashkimi Kombetar.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: