Ukshin Morina: Ç'punë patën me emrin e 'Niman Ferizit'
| E Diel, 23.07.2017, 11:58 AM |

Ç’PUNË PATËN ME EMRIN E DIJETARIT “NIMAN FERIZIN” NË HAS?

Nga Ukshin MORINA

Ndërsa shpesh jam pyetur nga qytetarët, se përse nuk merrem me shkrime historike të vendit tim, gjithmonë kam pasur një përgjigje për ta. “Të bësh historinë e tjetrit, është njësoi, si të bësh një ndërhyrje kirugjikale në zemrën e tij”

Pra që të jem më i saktë më shumë se mua, j’u takon historianëve që të merren më punët e tyre të historisë.

Por kush janë arsyet dhe shtysat që më nxitën të merrem sot me këtë çeshtje? E pra, që të mos zgjatem më tepër, arsyet dhe shtysat janë të shumta, por sot më lejoni të flas për një nga figurat më të sipkatura të kombit tonë si ajo e Niman Ferizit, i cili u bë barrier dhe luftoj me gjithë forcat kundra ndasive fetare të cilat kishin penetruar deri në shkollat Shqipe. Pra kjo figurë e rëndësishme e historisë i cili për vite më radhë punoi për ngritjen e shkollave shqipe dhe luftoi me gjithë shpirt laicizmin.

Po cili është Niman Ferizi?

Ç’lidhje ka ai me rrethin e Hasit?

Ç’bëri ai për sensibilizimin dhe ndërgjegjsimin e figurave të arsimit në rrethin e Hasit?

Niman Ferizi u lind në Gjakovë në vitin 1883 ku mori mësimet e para fillore të edukimit, ndërsa mësimet e mesme i mori në Kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës në Shkup. Aty u njoh me patriotin dhe luftëtarin e kombit Bajram Currin, i cili interesohej asokohe për ngritjen e një brezi të ri intelektualësh e arsimtarësh. Ishte koha që më shumë se kurrë Shqipërisë i duheshin intelektual dhe njerëz të ditur për vëndosjen e themeleve të arsimit në të gjithë vëndin.

Ky erodit, që i ri në moshë kishte merita të veçanta në fusha të ndryshme të shkencës dhe edukimi i tij patriotik e vendosi atë përballë rrymave të huaja duke luftuar me gjithë forcën për laicizmin e shkollave shqipe.

Që para vitit 1908 i cili po mësonte në  Dar-ul Alemie (normalen shtetërore) u rreshtua përkrah inteligjencës kombëtare të pedagogjisë dhe të rinisë revolucionare, dhe u bë pjesë e grupit ‘Bashkimi Kombëtar” të Shkuptit.

Në harkun kohorë të viteve 1912- 1918 atë e gjejmë mësues në Vlorë e mandej në Rrethin e Hasit.

Pikërisht këtu zë fill lidhja e tij me krahinën e Hasit. Ai ishte njëri prej misionerëve dhe kontribuesi i vetëm në hapjen e shkollës së parë shqipe në Krumë të Hasit “Intërrnat Kosova” i cili njëherësh ishte dhe drejtuesi i saj. Nga kjo shkollë dolën figura të shumta intelektualë e patriotë të cilët punuan për çeshtjen kombetare të vendit tonë.

Veç tjerash, Niman Ferizi punoi shumë për përgaditjen e kuadrit të mësimdhënies dhe hapi shkolla të shumta, jo vetëm në Has e Gjakovë, por edhe në Peje, Mitrovicë e Vushtri, duke e shëndërruar rrethin e Hasit në një qendër të rëndësishme të kulturës e të arsimit Shqip.

Ai vdiq në Zarë në vitin 1937, ku varri i tij gjendet në Arbanasi ku vdekja e zuri si mësues së bashku me (Dom Ndre Mjeden) që i mësonin arbanasit – shqip, sipas studiusit Fahri Xharra.

Po intelektualët dhe patriotët e rrethit të Hasit ç’bënë për ketë figurë të njohur të historisë?

Sigurisht veprimtaria e tij u vlerësua shumë nga qarqet intelektuale të kohës, ku për nder të tij j’u dha emri shkollës 9 – të vjeçare “Niman Ferizi” Krumë, emër këtë që e gëzoj dëri në fund të vitit 2012.

Por çfarë ndodhi më tej me këtë figurë të historisë?

Si u shua kjo figurë nga përfaqësuesit e politikës së kohës dje?

Ç’bënë përfaqësuesit e arsimit në mbrojtjen e kësaj figure të rëndësishme të historisë sot?

Janë pikërisht këto arsyet që më nxitën dhe më shtynë ta bëj një shkrim në mbështetje të kësaj figure të pavdekshme duke shpresuar dhe duke kërkuar mirkuptimin e çdo lexuesi për ndonjë paqartësi.

I nisur nga këto shkaqe më duhet të informoi se emri i shkollës 9 – të vjeçare “Niman Ferizi” Krumë, u zëvendsua në mënyrë të mistershme nga klasa politike nga një tjetër mësues i ndjerë. Pra Shkolla 9 – të vjeçare “Sejdi Dida” Krumë, për të cilin gëzoj shumë respekt si mësimdhënës dhe drejtues i po kësaj shkolle.

Por misteri qëndron në faktin, se përse u shlye emir i Niman Ferizit nga kjo shkollë?

Kush ishte idejatori dhe cfarë qëllimi kishte?

Çdo të thoshte i ndjeri Dida po të ishte i gjallë sot?

A do ta pranonte emrin e tij në vend të Niman Ferizit?

Duke e njohur pastërtin e figurës së  tij, unë mendoj se kurrë s’do ta lejonte klasën politike që të ndodhte kjo.

Niman Feriz është figura që ruhet e pavdekshme në shpirtin dhe zemrën e çdo mësuesi a nxënësi që mëson aty, ndaj çdo përpjekje për ta venitur emrin e këtij kolosi, vetëm sa e lartëson atë. Ai mbetet misionari dhe drita e bekuar e dijes për krahinën e rrethit të Hasit në përjetësi.

Unë mendoj se ç’vlerësimi i fugurave të këtij niveli, nuk i shërben kulturës dhe dijes sonë të përbashkët. Brezat e rinjë kanë të gjithë të drejtën e zotit, për të mësuar e njohur historinë e shkollës së tyre pa e tjetërsuar atë.

Nuk është aspak e drejtë të largohet emri i dijetarit Niman Ferizit nga shkolla për të cilën vet i dha jetë.

Ky veprim nuk na mëson të jemi të ndershëm me të kaluarën tonë të përbashkët, por na errëson faktet historike për të cilat popujt, i ruajn në shpirtin e tyre të lirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: