Luan Kalana: Pabesia - plagë e shoqërisë shqiptare
| E Enjte, 20.07.2017, 06:52 PM |

Luan Kalana

 

PABESIA-plage e shoqerise shqiptare

 

“BESA e shqiptarit si purteka e arit,…Pabesai zemra e djallit”

-Besën ia kish falë për jetë me zemer njëri tjetrit,

gjak kishin pirë si vëllezër të vëllezër të vërtetë,

në humnerë kur ranë e shpëtoi nga vdekja,

veten rezikoi ,mbeti I gjymtuar për jetë.

 

…PABESIA-plagë kanceroze,për jet a vekje,

  vret natën,të qan ditë,maskë tradhëtare,

për pushtet ,virus i smirës,ethe e karierës,

për fron ,kolltuk,janë vrarë edhe vellezër.

 

Kur pushteti po ikte nga dora,”shoku” I besës,

zgjati dorën e tradhetisë,qëlloi pas shpine,

per vdekje ,me plumbin e pabesisë,

“vëllain”e besës,trimin rritur me thërrime.

 

Besa që po jepte shpirt,belbzoi ca fjalë.

në erresiren e e nates pa hënën zgjuar:

-Moj hënë ,ti je dëshmitare e gjallë,

Amanet t’I thuash Nënës ca fjalë,

djali nuk të korriti,lirinë e kish  besë,

e shtriu përdhe,tradhëtia e pabesisë!”

 

Pas gjysëm shekulli,enigma rinte e heshtur,

Pabesia një natë duke revitur,i tha hënës:

-Mbama sekretin,që vrava vllaun e zemrës.!”

E vërteta mori dhenë,doli  në dritë,

Por Pabesia po ha njerës të tjerë !



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: