Demir Krasniqi: Po këndon bylbyli nëpër kulumbria
| E Merkure, 19.07.2017, 05:57 PM |

PO KËNDON  BYLBYLI  NËPËR KULUMBRIA

 

Po këndon  bylbyli nëpër kulumbria –

Leni ma këto përralla  dhe këto  laskuria !

Mos  këndoni  rrena , kinse  nga  trimëria –

Se ju  mallkon  kombi  edhe  historia !

 

Sa për përfitime dhe për folklorizma –

Shpeshherë për  trillime  këndojmë heroizma !

Por , vetëm atëherë kur këndojmë t’ vërtetën –

Do ta gëzojmë fatin , do ta gëzojmë jetën !

 

Po këndon  bylbyli  gjithë   kah fluturon ,

  gjithë këngëtarët  po na  i këshillon –

Gjithë kujt   për hero , këngë  mos  i  këndoni ,

Se shumë rënd pa fakte , ju  mund të gaboni  !

 

Po këndon  bylbyli  n’ tela të  frëngjive –

Boll iu kënduat  këngë për  heronj –  dilenxhinjve !

  gjithë këngëtarëve, unë  po iu tregoj –

Dilenxhinjtë  për  jetë , nuk këndohen për heronj !

 

Po këndon bylbyli te çezma e hanxhinjve –

Boll iu kënduat  këngë për heronj –  belaxhinjve !

Të gjithë këngëtarëve , unë po iu tregoj –

Belaxhinjtë për jetë , nuk këndohen për heronj !

 

Po këndon  bylbyli  veç  për këngëtarët –

Boll ma i  kënduat  për  heronj – tradhtarët  !

  gjithë këngëtarëve , unë  po iu tregoj –

Tradhtarët për jetë , nuk  këndohen për heronj !

 

Po këndon   bylbyli  mirë e  mbarë për  punët –

Boll ma i  kënduat  për  heronj –  spiunët !

  gjithë këngëtarëve , unë   po iu tregoj –

Spiunët  për jetë , nuk  këndohen  për heronj !

 

Po këndon  bylbyli  dhe  hiq nuk po  ngutët –

Boll  ma  i  kënduat  për  heronj –  hajdutët !

  gjithë këngëtarëve , unë  po iu tregoj –

Hajdutët  për jetë , nuk  këndohen  për heronj !

 

Gjilan , më 16.07.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: