Kaltrina Hoti: Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar!
| E Marte, 18.07.2017, 07:59 PM |

Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar!

-Një Abetare, Një Komb, Një Flamur, Një At’Dhe”-

Nga Kaltrina Hoti

Për ku janë nisur udhëheqësit (qeveritarët) tanë?! A e njohin ata plagën tonë (të popullit që i përkasin)?! Mos është enigmë apo duhet përsëritur kërkesat “Një Abetare, Një Komb, Një Flamur, Një At’Dhe”. Kush e krijoj hendekun midis popullit dhe udhëheqësve. Besimi apo mosbesimi. Premtimi apo mos bërja. Fjala jonë apo fjala e huaj.

Përse është krijuar bindje se sa ulen në frone udhëheqëse ata i kafshojnë fjalët e veta. Përse duhej të furnizohej armiku me naftë kur vritej e masakrohej një pjesë e atdheut?! Përse ne duhej të bëhemi anëtarë të injorancës njerëzore, ne që mbrojtëm civilizimin perëndimor?

Përse duhej hequr busti, lapidari, piktura e luftëtarit, burrështetit shqiptar që bota shkruajti më shumë se 1100 vepra?! Përse duhej t’i përkulemi herë njërit ish pushtues e herë tjetrit?! Përse duhej që të falim ujërat e detit tonë Jon? Përse ne duhet të protestojmë për kriminel dhe pushtues në vend që të kërkojmë trupat e pagjetur të gjenocidit serb?! Përse në mënyrë të organizuar ne duhet të martojmë gjithë pleqtë sllav me gra e vajza shqiptare?!

A dini përse? Se ne jemi akoma nën sundimin e fjalës së huaj. Se në çdo institucion, në çdo Organizate e Shoqatë kemi elemente të rekrutuara nga armiqtë e moçëm e të sotëm. Përse ne jemi kundër bashkimit të tokave, kur kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një alfabet.

Ilaçi i të gjitha të këqijave të hershme e të mavona është:

-Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

-Per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Korrik 2017-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: