Fritz Radovani: Roger Federer - mbreti i tenisit botnor
| E Marte, 18.07.2017, 06:56 PM |

Nga Fritz RADOVANI:

ROGER  FEDERER

MBRETI I TENISIT BOTNOR

17 KORRIK 2017 WIMBLEDON

19 Grand Slam i fituem nga Zvicerriani ROGER FEDERER

Diten e diele, në Wimbledon u zhvillue ndeshja per Titullin kampion në Tenis, në prani të mija e mija londinezëve në mes të Roger FEDERER dhe Marin SILIÇ. Ajo zgjati një orë e 41 minuta, me tre sete dhe u fitue nga Mbreti botnor i tenisit FEDERER, me këte rezultat: 6 – 3, 6 – 1, 6 – 4. Sigurisht nuk ishte dishka e papritun per  spektatorët...

Ajo që per ne e bante ndeshjen ma interesante ishte shpejtësia dhe shkathtësia e madhe e 35 vjeçarit FEDERER, që per ne ndjeksit e Tij na duket sikur ky yll vjen tue shndritë perditë e ma fort nder fushat botnore, ku spikatë mjeshtria e pashoqe e FEDERER.

Marrja per të 19 herë e Grand Slam nga Roger FEDERER, asht një meritë e madhe per zvicerrianin që po mahnitë Boten, po asht dhe një knaqësi e madhe per ne që vazhdojmë me besue pa fillue ndeshja se “fituesi asht Mbreti i Pathyeshem i Zvicrres”.., që me sjelljen e Tij të Qytetarit model, vazhdon me na mbajtë me besim në fitore të Tij!

Ne vertetë që jemi të vonuem në këte sport, po besimi tek Mbreti edhe të rinon!

Po edhe Çmimet bajnë punen e vet! Kush e beson moshen Tuj o Mbreti FEDERER ?

Fituesit Madh Roger FEDERER i urojmë shëndet dhe kënaqësi me Çmime të Mëdha tjera, po i urojmë prej zemre edhe trashigimi tenisi nder bukuroshat e vegjel !

Pershndetje prej Melbourni Madhni! Me respekt!


Melbourne, 17 Korrik 2017.

(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: