Faton Mehmeti: Skenari i Erdoganit 'për grushtetin'
| E Marte, 18.07.2017, 07:00 PM |

Skenari i Erdoganit “për grushtetin” e 15 korrikut

Shkruan: Faton MEHMETI

15 korriku i 2016 shënon kulminacionin e realizmit të një skenari për vënien e diktaturës në atë që sot konsiderohet, Turqia moderne. Në këtë  skenar filmash të realizuar nga vetë Erdogani, gjoja se u tentua të vritej presidenti turk, të bëhet grusht shtet dhe se populli rikthehu mbretin në kolltutukun e Kemajl Ataturkut. Në kohën kur popullariteti i Erdoganit po lëkundej karshi synimeve të tija për të vendosur pushtetin diktatorial në duart e tij, inskenoi gjoja një grusht shtet , për të pasur pastaj të drejtën e botës gjoja në emër të drejtësisë të eleminonte të gjithë kundërshtarët e tij. Një përsekutim, arrestim dhe eleminim i çdo kujt që mendon ndryshe nuk mbahet mend të ketë ndodhur, që nga koha e Sadam Huseinit, i cili eleminonte njerëzit vetëm se nuk mbanin fotografinë e tij në dhomën e ndejës. Me një qendrim tipi dikatorial, me “ bekimin’ e pupullit të tij , diktatori më i ri në Evropë po shpallte vetën shpëtimtar të Turqisë, i popullit turk nga “ kërcënimi”. Paranoja , që e karakterizon ç do diktator, nuk po e linte të qetë Erdoganin për të bërë thirrje për të arrestuar kundërshtarin e tij që jeton ne SHBA, Fetullah Gulen.  Pavarësisht se kërkësa e tij nuk u mor parasysh, Erdogani duke përdorur “ vëllazërin “ e tij me  Hashim Thaçin, kërkoj qe edhe në Kosovë të mbyllet çdo shkollë, apo organizatë që ka lidhje me Gulenin.  Kjo kërkesë u përsërit edhe nga ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliçe cila  kërkon të luftohet organizata “Feto” e Fethullah Gulenit e cila, sipas saj, është e shtrirë nëpërmjet shkollave, organizatave joqeveritare e mediumeve në Kosovë. Kjo kërkesë nuk është as e arsyshme, as logjike dhe aspak humane. Kjo është “ kërkesë” e diktatorit Erdogan, i cili fut hundët në Kosovë sikur Kosovën të ia kishte lën baba me tapi. Jo zonja ambasadore, Kosova nuk është as krahinë, as tokë turke që luftën e brendshme politike në Turqi ta mbartin këtu. Asnjë organizatë që ka lidhje me Gulenin apo as ai vet, nuk është shpallur terrorist, dhe derisa vepron krejt legalisht pse mos të ushtroj veprimtarinë e tij. Në krahasim me Erdoganin, Gyleni është edhe me liberal, më evropian dhe me largpamës. Derisa Erdogani një diktator tipik, që mundohet përmes intrigave dhe veglave të tij në Kosovë siç eshte Thaçi , të demtoj kundërshtarët e tij politikë. Duke përdorur injorancën e Thaçit  fatkeqësisht Erdogani ka arritur të fus hundët këtu, duke sponsorizuar organizata për të përhapur teza kinse Kosova është tokë turke, këtë e ka bartur edhe përmes partive poltike siç është partia Fjala ne Kosovë dhe Besa në Maqedoni, të cilat janë prodhim alla erdoganian. Këta edhe organizuan marshin në një vjetorin e “ grusht shtetit” në Turqi, në përkrahje të Erdoganit.  Pasi mori në Kosovë aeroportin, KEK-un, pastaj në Shkup gjithashtu aeroportin dhe në Shqipëri tani aeroportin e Vlorës, Erdogani veç sa po vazhdon skenarin e tij për tu konsideruar “ baba i myslimanëve në ballkan” duke përfshir këtu Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe shqiptarët në Maqedoni. Ky diktator i vogël, që po mundohet të rritet mbi shpatullat e shqipterëve,  po vazhdon të shijoj realizmin e skenarit të tij i ulur në kulltuqet e shtrenjta. As Hashimi, as Fjala dhe Besa nuk perfaqësojnë shqiptarët dhe bindjet e tyre drejt perendimit, pasi “ fal “ perandorisë Osmane, pasardhëse e të ciles është Turqi e sotme, shqiptarët humbën 500 vjet. Dhe një mesazh të fundit për ambasadorën turke në Kosovë Kivilcim Kiliç: shqiptarët ansnjëherë nuk do i përdorni për qëllimet tua politike, ne jemi të orientuar drejt SHBA dhe perendimit, lindja me Erdoganin i takon të kalurës për ne. Kaq !



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: