Luan Kalana: Lindita Kopliku - Agmia e ditës
| E Diel, 16.07.2017, 06:19 AM |

FLUTURAKJA”-libri “Agmia e ditës” nga artistja letrare e talentuar,Lindita Kopliku ,

fiturese e Cmimit Letrar PEGASI "Lexuesja e vitit 2016"

prolog…një “dallëndyshe” fluturake shqiptare mbrin në Amerikë

Nga Luan Kalana

-Në Amerikë të zë malli ,nga ne mergimtarët,të shohesh dallëndyshe ,tek -tuk,ndësa këtu në Florida tropikale,nuk ka ,sepese vetem dy stine te ngohta ka,stina e Njomët dhe stina e Thatë,prandaj dallëndyshet zogjtë shtegetare,në mungesë do t’I personifikoja me “librat” postare shqip,që na vijnë nga Shqipëria dhe Bota,prej shokëve,miqve ,kolegëve krijues dhe lexuesve dashamirës,siç më erdhi  nga ITALIA,libri I artistes,letrares të aposionuar dhe të talentuar,Lindita Kopliku,”Agmia e ditës”,skica dhe tregime

Sa I  shkojnë për shat librit “dallëndyshe” te Lindita Koplikut  , vargjet e mërgimtarit Rilindas te bashkeqytetarit tesaj poetit ,Filip Shiroka në poezite “Shko dhe Eja,Dallëndyshe” ato jane anaologji aktuale per subjektin e skicave,portreteve,tregimeve shkruar me fjalë zemra,me ndjesi te rralle shpirterore,dhe penë mjeshtërore artiste e kronogjise jetesore ne retrospketivë,ringjallje te kujtimeve te mbresave ne piedestal e së ardhmes.

dallëndyshet postare të atdhedashuris , ja po citoj vargjet  :

1-SHKO DALLËNDYSHE !-Udha e mbarë se erdh pranvera,/shko, dallëndyshe tue fluturue,/prej Misirit n'dhena tjera,fusha e male tue kërkue;/n'Shqipni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n'qytetin tim. /Shëndet prej meje të m'i falësh/saj shpisë vjetër ku kam le,/me ato vende rreth t'përfalesh,/ku kam shkue kohën e re;/atje shko, pra, fluturim,/fal me shndet qytetit tim/….. (nga Filip Shiroka,-Lindi në Shkodër 1859,vdiq 1935,Bejrut,Liban)…

…duke vijuar e lexuar librin me një frymë,…

Përgezimet dhe përshendetjen për vlerat e librit ,ia përcolla autores në një mesazh përurimi,në promovimin festiv të vepres letare,në Teatrin “MIGJENI” që u mbajt në vendlindjen e saj,qytetin e Shkodrës para ca kohësh,ku autorja ka shkruar autografin e librit,për mua me superlative dhe miqësisht.

Me pak fjalë e kam epitetkuar Librin  “Agmia e ditës”:- Nje veper letrare e rrallë,prozë poetike,original,me refim të natyrshëm,shkruar nga nje shpirt human biblik,një vepër unikale për verat artistike letrare.

Duke vijuar leximin e libit,me një rezyme esseiste,desha te shpreh vlersimin absolut e real,që I ka shkruar më mire e më bukur se kushdo,redaktorja letrare e librit,shkrimtarja e shquar,romnacierja Nexhi Hasani,duke I dhene skicave ,tregimve e portreteve ,ngjyrim letrar,mbresave  e kujtimeve nostalgjike shpirterorene hyrjen e librit “Udhëtim në rrugën e munguar”,nje drite kuptimplote subjekteve sikcave esseve dhe tregimve jetësore.Ja si perifrazon ajo:

“-Në librin Agmia e ditës”e autores Lindita Kopliku,që në vështrimin e pare,dasllojme shperthime vullkanike të një krijmtarie me efekte pulsante.Tek-tuk shikon sythe që celin në një pranvere njeresore,…dhe më pas” thatësirë”,tokë të plasritur,..ashti tinas ne labirinte fshehura,brenda botësemocionale të pasur,të trishtuar por dhe notalgjike te jetes rinoreme kujtime të gëzuara ,të papërseritshme…..Lexuesit I jepet mundesia nepemjet jetesshkrimit te saj,te perfitoje te bukuren ,njersore,letare dhe artistike.”

Pasi e mbaron librin së lexuari,rikthehesh përsëri per ta rilexuar,por nuk di cilin shkrim ta përzgjedhesh,une e pata vështirë të veçoja disa,si”Parajsa e zogjve”,”Gjyqi I dhimbshëm”,Naiviteti”,Shokimi”,”Sfanitja e Zanes”,Etje për karierë”,”Sinfonia e magjisë”,”Dardana” e të tjerë,për te vijuar për lexuesit kureshtarë.Do të ndalesha tek “Fluturakja”,aq me ka pelqyer,,si ajka e krijimeve,sa do ta titlloja me kete titull  rezymene  modeste për librin dhe autoren e talentuar.

Do te desha te falenderoj Stafin e Pegasit,me president Prof .Kristaq Shabani,per nxitjen dhe inkurajimin e krijimtarise letrare te znj.Lindita Kopliku,dhe per botimin e librit.

Së fundi,do të bashkohesha me lexuesit dashmirës ,duke e përgezuar për librin dhe duke e falenderuar,znj.Lintita Kopliku,artiste letrare e talentuar,për këte dhuratë shpirtërore dhe letrare që na  fal,duke plotësuar ato boshllëqe të errësires të jetës tonë gjysem shekullore,për të shëruar e të mbyllur ato,melem për plagë,me mjaltë,fjalë zemre dhe lule arti.Mirnjohje pënes tuaj margaritare,për krijime të pashterura e të begata.

Shkonjesi Modest,L.K.

lumeka48@yahoo.com

Korrik 2017,Florida-SHBA



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: