Petrit Aliaj: Dita për Shqipërinë në Berceto
| E Diel, 16.07.2017, 08:15 AM |

DITA PËR SHQIPËRINË NË BERCETO

Nga Petrit Aliaj

Në mbas ditën e së djelës me dt.30.06.2017 udhëtojmë drejt komunës Berceto, së bashku me shkrimtaren ,poeten e zv/presidenten e lidhjes se shkrimtarëve dhe artistëve shqiptare në Itali(L.SH.A.SH.I) zonjën.LumturiPlaku dhe aktivistin e shoqatës “Drita “në Brescia z.GjergjHarka. Qëllimi shpjegohet; se “Forum Donne Indipendenti”në bashkëpunim me ideatorin Carlo Devoti e komunën e Bercetos në Parma,organizuan festivalin kulturor internacional të rinisë,ku morën pjesë mbi 2000 të rinj të ardhur nga mbi 20 vënde të Botës.

Më takoi të isha i pranishëm ditën për Shqipërinë.ku fatmirësisht takohem edhe me sindakon e kësaj komune të vogël me rreth 2500 banorë, zotin Luigi Lucci .i cili e ka kthyer vendin e tij të lindjes në një fshat të bukur turistik .

Në ditën kushtuar kulturës shqiptare,mori pjesë një grup i këngëve e i valleve popullore  të Bulqizës i drejtuar nga udhëheqësi artistik z.Erblin Novaku.

Plot 16 nxënës të këtij grupi nga shkolla 9 vjeçare “ Shefqet Tançi”,të veshur me kostumet shumë ngjyrëshe,shoqëroheshin nga mësuesja Enkeleida Çela dhe drejtoresha e departamentit për  arsim ,kulturë e sport të Bulqizës ,zj.TeutaCami.

-Ishte një ansambël i mahnitshëm me artistë të vegjël e të talentuar ,të cilët janë pjesë burimore e fondit të artë të trashëgimisë sonë kulturore.

Krahas këngëve e valleve,patëm rastin të vizitonim ekspozitën me disa punime të piktores Elona Marika ,titulluar “La donna e Vita”(Gruaja është jeta).

“Unë nuk munda ta takoja Elonën,mbasi ajo nuk ishte në ato momente por duke i kërkuar diçka ndërmjet telefonit përpunën e saj ,ajo më shkruan me shumë pasion për forumin “Forum Donne Indipendenti”,si një argument mjaft të dashur të cilin e ka mbështetur që në ideimin e ketij projekti nga vajzat qe sot jane grupi drejtues, me atdhetaren e palodhur Elvira Lashi Lika,Valbona Begaj, Fatmira  Aida Beqiri, Marsida Mehdiu(presidente), AurelaLashi, Loreta Shahini-drejtuese e grupit të valleve me fëmijë “Mille stelle”                                     Sikurse edhe ish ballerina e teatrit te operas e baletit ne Tirane,Lindita Sota e cila u paraqit me projektin “Rilinda danza”

.Por në këtë forum janë pjesë aktive edhe shumë femra nga nacionalitete të ndryshme.

Piktorja Elona Marika, vlen për tu përmendur për kontributin e saj me ekspozimin e disa punimeve në edicionin e II-të, artistiko -kulturor “Arti nëLëvizje”në Brescia,organizuar ngaLidhja e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali, në bashkëpunim me org,vullnetare “Interaction”.(B.S)

Mbas kësaj parade të bukur festive, pjesëmarrësit mblidhen në sallën e komunës,ku profesoresha.Enrica Zopi kishte marrë përsipër promovimin e librit “Mi Manchi”të shkrimtares LumturiPlaku .

-Aty takoj me mikun tim DurimLika ,presidentin e parë të shoqatës “Skanderbeg” në Parma dhe një nga aktivistat më në zë të saj .

Durimi shoqërohej nga e shoqja Elvira, aktiviste dhe mësuese muzike në shkollën shqipe “Skanderbeg”,një çift i mrekullueshem e nga më aktivët në eventet qëorganizon komuniteti shqiptar në Parma etj.

-Librin"Mi Manchi"-theksoi prof,Erica Zopi-fill mbasi falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit .-kam fatin ta paraqes sot këtu me dashamirësinë e autores.të cilin mbasi e lexova me shume kenaqesi, u binda në vlerat e dyfishta të tij si nga përmbajtja, por edhe sepse i afrohej lexuesit italian në gjuhën e tonë.

Tregimet dhe shkaqet e këtij emigrimi masiv të popullit tuaj,me dhimbjen që ndjeu ajo pjesë kur braktisi Atdheun me rënien e komunizmit në Shqipëri .                                                Plaga e hapur në një trup-shpirti që vuan pa e ditur se ku shkon,përtej tunelit të errësirës së pa fund,karakterizon ndjeshem shumë elementë jetësore e delikat,brënda këtyre fletëve të përlotura,e të shkruajtura me pathos e shumë dashuri nga Lumturia,theksoi prof.E .Zopi.

.-Në intervistën e saj zj.Lumturi Plaku me shumë ndjenjë,tregon për ato momente ndarje me të afërmit ,me turmat që përshkonin detin dhe malet ,paditur se mund të ishte fundi i një fashe errësire drejt vdekjes apo jetës .

Histori të dhimbëshme të një nëne, e cila së bashku me burrin dhe vajzën,ndjekin djalin e  tyre 16 vjeçar përtej detit,se ku ?

-Pastajshkrimtarja vazhdon intervistën e saj me eksperienca te ndryshme ,të vështira,të hidhura e të gëzueshme ,ku përgjatë 26 viteve në emigracion në shkrimet e saj, ajo i dedikon mirënjohje dhe falenderime të gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë në të mirë e të keqe.

Shkrimtarja Lumturi Plaku,këndshëm e lirshëm me interpretimet e bukura të braneve e leximin e poezive nga libri,u ndërpre shpesh me duartrokitje nga publiku i cili e vlerësonte edhe për aftësitë e saj komunikuese, thjeshtë,bukur dhe natyrshëm.

Mbas kësaj mbas dite të vonë, për miqtë nga Shqipëria ishte pregatitur një darkë modeste nga Komuna,ku patëm më shumë mundësi të njiheshim me njeri tjetrin dhe të fiksonim kujtimet tona të bukura në fotografitë e përbashkëta.

30.06.2017.Berceto/Parma (Italy).



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: