Xhevahir Cirongu: Na pret e bardha valë
| E Diel, 16.07.2017, 06:03 AM |

Xhevahir Cirongu

 

Na pret e bardha valë..!

 

Ja edhe ditët e  korrikut me zheg

Ngarkuar me rreze  dielli si ari,

Te vala e deti atje në breg

Fustanella e bardhë valllen atje ndali.

 

Zhegu i vapës i tha valës tek unë eja

Dhe rrezet e dielli në perëndim përflakur,

Si lulëkuqet rrezet u shkundën në rërë te bregu

Te fresku i valëve gjysëm harku.

 

U tret vapa e korrikut te fresku valë

Atje nën rërë lulëkuqet flakëndezur,

Te guackat e detit dashuritë lanë.

 

E nesrmja do vijë prapë

Me ditë korriku plot zheg,

Na pret e bardha valë gjithë nur

Varka s’do heshti më atje në breg.

 

Durrës, 12 Korrik 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: