Fritz Radovani: 'Revolucion ideologjik e kulturor'
| E Shtune, 15.07.2017, 05:31 PM |

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XIX

GJENOCID ME MASKEN

“REVOLUCION IDEOLOGJIK E KULTUROR”

 

ENVERI: KËTA DY I RREGULLOJ UNË, TI RAMIZ, MERRU ME SHKODREN !

1966, Amerikani Harold Uajzberg tha: “Vrasësi tipik e shikon veten si ndonjë hero.”

1967 Asht viti i shfaqjës së haptë të surratit të përbindshit antishqiptar, antikatolik terrorist, i fundamentalistit aziatik Enver Hoxha, me pasuesin e vet skilën Ramiz Alia.

●N. S. Hrushov ka shkrue: “Pikrisht kështu, ka kenë tek né në kohen e Stalinit.

Ai zhdukte gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: ‘Rroftë Stalini!’. Liderat shqiptarë nisen nga idea se Populli asht turmë. Ai duhet mbytë në frikë, tue e nënshtrue me kërcënime. Kështu vepron edhe Mao Ce Duni.

●Komunistët kudo ku kanë marrë pushtetin, kanë inaugurue terrorizmin në masë si mjet qeverisje.

Mbas fjalimit “programatik” të 6 Shkurtit 1967, PPSh dhe personalisht vet Enver Hoxha, udhëzon, drejton dhe kontrollon punën e organeve të Sigurimit të shtetit. Çdo vendim del nga Byroja Politike e KQ të PPSh, shpërndahet në rrethe dhe zbatohet nga komitetet e partisë, që kanë në varësi Sigurimin e shtetit dhe organizatat terroriste.

●Vetë terroristi Enver Hoxha, në “veprën” e tij nr. 19, tregon se kryesore per té asht depersonalizimi i njeriut, tue e çveshë até nga “e drejta me besue në Zotin”, me arrijtë me e ba instrument të sigurimit të shtetit në sherbim të PPSh, për shpartallimin dhe varrosjen perfundimtare të Identitetit Kombtar, shemtimi ma i madh i këtij “Revolucioni” që edhe  sot “dr. prof dhe akademikët e RPSSh”, nuk e konsiderojnë endè Gjenocid i mirfilltë kunder Shqiptarëve.

●6 SHKURT 1967, Enver Hoxha në “Fjalimin Programatik” të tij, për thellimin e “Revolucionit socialist” mbi bazen e “mësimeve të panderprera proletare të PPSh”, synon në të gjitha fushat e jetës politike, shoqnore, historike, kulturore dhe arsimore, me ba “spastrimin” e shoqnisë Shqiptare nga të gjitha “mbeturinat e vjetra”, në këte rrugë:

Dhunimi i identitetit kombtar, tue fillue nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili nga “dr.prof e akademikët” quhet “Skënderbeu Gjergj Kastrioti” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSh, Tiranë 1985 fq. 964), vazhdohet: “Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh që udhëhoqi luften për pavarësi kunder pushtimit osman,...një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV...”

Dhunohet e drejta zakonore Shqiptare, ku perfshihet “Kanuni i Skenderbeut”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”... që ruejten kenien e Popullit Shqiptar nder shekuj, si komb, gjuhen dhe kulturen e tij. Pasuen brez mbas brezi tiparet Shqiptare: Besë, Burrni, Bujari.

Dhunohet Nderi i Shqiptarit, qё ruen dhe trashigon vlerat e Familjes Shqiptare.

Dhunohet në Vaun e Dejës, në vitin 1969 edhe Kisha ku asht kunorzue Heroi ma i madh i Kombit Shqiptar, pikrisht në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Tij. Thëmelet e saj janë e vetmja dëshmi e vjetersisë së saj. Veprat e artit e afreskit u shkatrruen...

Dhunohet Opera e “Skenderbeut”, me zhdukjen e kompozitorit Prenkë Jakova.

Dhunohet “Kanuni i Skenderbeut” me dënimin me vdekje të Don Frano Illisë (1968).

Dhunohet në Kuvendin e Françeskanëve Troshan, vepra e artit, pikturë me vaj per Gjergj Kastriotin, e cila, vidhet nga Galeria e Arteve në Tiranë, me leje nga shteti.

Dhunohet Dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë Kombtare në 1912.

Dhunohet edhe “Kushtetuta e RPSh” e hartueme nga vetë shteti komunist në vitin 1946.

Dhunohet gjuha Gegnishte Shqipe me një “kongres” turpi dhe “Drejtshkrimi” në 1972.

Dhunohen letersia dhe artet, arrestohen dënohen dhe vuejnë nder burgje e kampe shfarosje ata që mendohet se në kokë, ruejnë të tjera ide nga ata socialiste e komuniste.

Dhuna në letersi e arte merr trajtën e plotë të “realizmit socialist” mbas plenumit të KQ të PPSh në qershorin 1973, kur vendoset edhe “spastrimi” i teksteve shkollore nga disa “mbeturina” të letrarëve dhe shkrimtarëve të Gjuhës Gegnishte Shqipe të Veriut.

Dhunohet shkolla Shqiptare mbas fjalimit të Enver Hoxhës, me 7 mars 1968, per “revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës”, aprovohet rruga “revolucionare” me ligj nga plenumi i VIII i KQ të PPSH, në qershor 1969, ku shenohet: “Qellimi perfundimtar i shkollës nuk është marrja e diplomës e mbarimi i universitetit, por për t’i shërbyer atdheut e socializmit ku të jetë nevoja. Në qender të të gjithë procesit mësimor-edukativ të shkollës, si shtyllë e paluajtshme kurrizore u vendos boshti ideologjik marksist-leninist.” “Dr. prof. e akademikët” e dijnë ma mirë se unë, se “ku kishte nevojë PPSh.., dhe kush varej nga ajo.. ”, mbasi shumica vazhdojnё “me i krye ato detyra” edhe sot...

Dhunohet e drejta e “Shtetit të Pavarun” nga PPSh dhe tirani kriminel E.Hoxha.

Dhunohet e drejta Kushtetuese...e mbrojtjes së të “pandehurit” nga avokati.

Dhunohen të drejtat civile të qytetarëve që perfshihen në “Luften e kllasave”, tue humbë të gjitha të “drejtat e liritë njerëzore dhe qytetare”.

Ata u përkasin vetëm “atyne” me “të drejtat socialiste”. Si pasojë:

Dhunohet e drejta me vazhdue shkollat e nalta pa u “aprovue” nga PPSh.

Dhunohet e drejta e mbrojtjes së titujve “dr. prof, akademik, jurist,” ...nga ata që janë perfshi në “luften e kllasave”...

Dhunohet e drejta e krijimit të familjes pa miratimin e PPSh...

Dhunohet e drejta e punës private dhe në administraten shtetnore per arsye biografije.

Dhunohet e drejta e punës në arsim dhe asaj krijuese në art e kulturë.

Dhunohet e drejta e punës kooperativiste për klerikët katolik.

Dhunohet e drejta e perkthimeve për me trashigue në kulturen kombtare veprat e kulturës botnore. Arrestohen dhe dënohen randë perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj, Prof. Mark Dema etj. Dënohet kangtari Lukë Kaçaj, se reciton “Lahuten e Malsisë”.

Dhunohet e drejta e pronës private dhe trashigimia nga prind të “deklasuar”.

Dhunohen dokumentat e Gjendjes Civile per qellime “shpifje” nga shteti.

Zhduken nga Sigurimi fletët e regjistrave të paravitit 1944.

Dhunohet e drejta e trashigimit të Tokës dhe pronës paluejtshme nga pronarë që janë të “deklasuar”, të pushkatuem etj., ose kulakë. “Ato prona i merr shteti !”

***

Dhunohen të gjitha ligjët që u caktuen në “Statutin e Kishës Katolike”, që edhe ky, u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me datën 30 korrik 1951, nga Dr. Omer Nishani.

Me 6 shkurt 1967 terroristi Enver Hoxha, shpallë haptas “Lëvizjen kunder Fesë”...

Prof. At Zef Valentini S.J. shkruen me 1954: “Tue kenë me arsim shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave. Vrasësi antikatolik Hoxha e pranonte këte tue i ba nder katoliçizmit, por katoliçizmi dhe në veçanti kleri katolik ishin pengesa ma e madhe per triumfin e komunizmit.

Tirani anadollak Enver Hoxha persëritë: “Çka thotë partia bën Populli!”...Asnjë veprim tjeter nuk ka të drejtë askush me ba, vetem até “çka thotë PPSh!”... Po PPSh kush ishte? – Enver Hoxha me kriminelët e tij, të byrosë politike...Hysni Kapo, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu dhe i zgjedhuni nga kriminelët e Spanjës Mehmet Shehu, si specialist masakrash per dhunimin e të drejtave të njeriut, per me detyrue njerzit “mos me Besue në Zotin”, dhe me eleminue Klerin Katolik Shqiptar perfundimisht, tue zbatue ligjet e Gjenocidit komunist.Duhej luftue deri në zhdukje botkuptimi fetar me luftë kunder institucioneve fetare që ruenin Fenë në zemren dhe mendjen e Popullit.

Ishin pikrisht Ato Kulla... që ishin ngritë që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit, nga Shen Pali në Durrës ku, “rinia revolucionare”, në shembullin e “gardistëve të kuq”, të Mao Ce Dunit vuni “Fletë Rrufenë” e parë.

Kryetari i Kishës Katolike Imz. Errnesto Çoba, me 1 Qershor 1966, kur ishte vendosë me u mbyllë Kisha e Zojës 1000 vjeçare tek Kalaja e Shkodres, i kishte shkrue një leter Enver Hoxhës, ku shenon: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”...(Arkivi i Min. Mbrend. 1998).

Enver Hoxha shpallë “Shtetin e Parë Ateist në Botë”...me dekretin 4337: “Shteti nuk njeh asnjë fé dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar të njerëzit botkuptimin shkencor e materialist” Artikulli 37 i Kushtetutes RPSSh, 1976.

Me 19 mars 1967, mbyllen perfundimisht Kishat Katolike tue fillue me Kishen Katedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë edhe para vitit 1900 dhe 1944.

Prill 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit EHoxha, tek Dosja 2291. Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.”

Shqipnia e viteve 1944 – 1991 asht i vetmi vend në Botë që me “Revolucionin apo Gjenocidin komunist të vitit 1967”, ka krye Vetvrasje Kombtare perfundimtare!

●Shqiptari përjetoi jetën e të pambrojtunit të dërmuem nga diktatura komuniste dhe të sulmuem nga bishat të egra të pyllit. Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Shqipnia Evropjane, shpallët me Kushtetutë: “Shteti i Parë Ateist në Botë”. Rrugët e përgjakuna të Shkodres Heroike prap njomën me Gjakun e Martirëve të Kishës Katolike.

●Don Shtjefën Kurti, vetëm se Pagëzoi një fëmijë: Pushkatohet. “Revolucioni Ideologjik Kultural” i tipit kinez, edhe njëherë përmbytë Popullin Shqiptar në llomin e ideologjisë komuniste, tue mos lanë asnjë Kishë Katolike në Shqipni.

Gjithsejt mbyllen 2169 objekte kulti.

●At Pjetër Meshkalla, me datën 5 Prill 1967, i tregon haptas drejtuesve terroristë të Shtetit komunist, se: “...Ajo që kërkoni me ba ju asht vetëm kjo: Pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sëpse, i lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë Ate që beson; dhe kështu, fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”(Nga letra e dergueme M. Shehut).

●25 PRILL 1993 Edhe konkluzioni asht dhanë nga Miku i Madh i Popullit Shqiptar:

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...” (Sheshi Skenderbeu Tiranë)

            Vazhdon Pjesa e XX dhe e fundit...


Melbourne, Korrik 2017.

(Vota: 12 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: