Valbona Peraj: Videoklipi me gjarpër ishte një “çmenduri”
| E Hene, 01.09.2008, 03:55 PM |

Valbona Peraj
Valbona  PERAJ: Herën e parë kur  e kam vendosur  mbi  sup, më ka rënë  të fikët, dhe jam përmendur mbas  disa  minutash

Videoklipi me  gjarpër ishte një “çmenduri” 

Nga Albert Zholi
 
Këngëtare, prezantuese por edhe aktore. Ky është profili i deritanishëm i Valbona Perajt. Simpatike, elegante, energjike, e zgjuar, shpërthyese, e palodhur, kryefjala e jetës për të është sfida. Atë që ajo ndjen brenda parametrave të inteligjencës dhe mundësive fizike, nuk e lë pa e provuar. Shpesh herë çiltërsinë e saj e marrin për ekstarvagancë, apo si vjazë të “dashuruar” me skandalin. Por brenda saj zien një jetë paqësore e cila preket si fëmijë. Fiziku i saj bën pjesë në përqëndrimin e vështrimeve dhe ngacmimeve  mashkullore, që tashmë asaj nuk i paraqesin problem, përkundrazi i vozisin më shumë mendimet për të qenë koherente dhe e kujdesshme me  lëvizjet e përditëshme jetësore.  E qeshur, nuk e zbeh shkëlqimin e syve edhe kur ndodhet në momente delikate, stresuese, të cilat janë të padiskutueshme në shoqërinë shqiptare. I pëlqejnë lëvizjet sidomos koncertet edhe pse e largojnë shumë nga planet e paracaktuara të jetës. Parimi i saj në jetë është, puno, shiko, seleksiono, ndihmo, realizo,  por  mos u tërhiq në emër të objektivave jetësorë. Realizimi i klipit me gjarpërin, do të mbetet një realizim spektakolar, që ishte një nismë aventurë por që i solli suksesin e paparashikueshëm. Një nismë e tillë sipas saj nuk do të përsëritet dhe pse e bukura, magjepsja, ngelet tek e veçanta.

Shkodra e këngës dhe e humorit. Si e kujtoni Shkodrën tashmë nga Tirana?

Aty i kam të gjitha kujtimet. Aty mora nektarin e jetës. Kam qenë një fëmijë  shumë i mbrapshtë, që bëja  zhurmë por megjithatë mësuesit më donin  shumë. Në mësime kam qenë një nxënëse e shkëlqyer. Gjithashtu dhe në shkollën e lartë. 

Ndonjë kujtim të hidhur nga shkolla ?

Kur  kam qenë në klasë të    dytë  një  shoqja  ime  mer  leje  për  të ikur  në  shtëpi  dhe unë  i them  asaj  se do të  vij  me ty dhe shkova me të. Nuk  kisha  marrë  leje,  as në shkollë as në shtëpi dhe kur  kthehem  mësuesja   më  jep një  shpullë të fortë dhe  më thotë  se “vetëm  brirët  të mungojnë”. Ja vlen ta kujtosh.

Një vajzë që në pamje të parë të jep imazhin e një femre të dashuruar me artin, letërsinë. Pse studiuat për  inxhinieri  mekanike  dhe  jo në  ndonjë  degë  tjetër?

Unë  ndjehesha  mirë  në matematik, por doja më shumë letërsinë. Kur  kam  qenë  në  vitin  e katërt të shkollës së mesme kam bërë një hartim  i cili doli  hartimi  më i  bukur  në Shkodër  dhe  u komnetua dhe në radio. Të  gjithë  menduan  se unë do të studioja për  letërsi apo për  gazetari. Inxhinierinë  e zgjodha  meqë  e  ndjeja  veten  mirë  në matematikë. Kërkoja nga vetja një sfidë të re. Nuk  jam  e  penduar. Një eksperiencë që ja vlen ta përmendësh.

Në shkollë të mesme  apo në tetëvjeçare  a  u  shfaq  ndonjëherë  dhuntia  juaj  e këngës?

Mund të them se po. Kam  marër  pjesë në  korin  e Kishës  në Shkodër  dhe një  profesori im më tha  se je mirë për  të dalë solo.Unë nuk e mendoja kurrë të bëhesha këngëtare. Në shkollë  tetëvjecare  jam prezantuar  në radio  Shkodra  me poezi por edhe duke recituar. U shpallën  poezitë  më të bukura. Pastaj më ftuan për  herë të  parë  të drejtoja  një emision tek radio Shkodra. Ka qenë një emosion rinor. Unë kam  qenë në shkollë tetëvjeçare dhe aty di që kam  marrë  rrogën e  parë dhe ka  qenë  30 mijë  lekë  të vjetra.Pastaj  filluan të  më ftonin  në sfilata mode në Shkodër dhe  si prezantuese në  shumë aktivitete. Pra karrierën  time  artistike e kam nisur  si prezantuese dhe jo si këngëtare. Më  vonë  thashë se përse  mos  të kem  një këngë  apo e dhe më  shumë  të mijat kur më thonë ke zë të bukur. Çdo gjë e ka një fillim.
 
E menduat dështimin?

Unë  jam  egoiste sa i duhet njeriut për të arritur çka ka mundësi,  por e sinqertë. Egoizmin e kam racional. Mundohem të ruaj raportet e kohës për të parë vetveten.

Kur keni dalë për  herë  të parë  në skenë  në  Shkodër  dhe si  e kujtoni këtë moment?

Mbaj mend që ka  qënë një potpuri  këngësh  shkodrane  që nuk  është futur  fare në albumin tim  dhe tani kur  e dëgjoj  nuk më  pëlqen  shumë  sepse  unë  tani kam një zë më të  pjekur se atëherë. Ka qenë teatri “ Migjeni” ku kam dalë për herë të parë. Kam qenë në shkollë tetëvjeçare. Ka  qenë  fundi i  klasës së  shtatë  dhe  fillimi  i klasës së  tetë. Një e kaluar që sa herë e kujtoj qesh me vete dhe ndjehem si e hutuar. Një flututur, kur përplas flatrat në fluturimin e parë. Gëzohet dhe mediton…Si është jeta. Një lëndinë e bukur, por që ka dhe gjemba të vegjël të padukshëm që të pickojnë.. Edhe ata kanë lezetin e tyre.

Këngëtare dhe prezantuese. Keni qenë njëkohësisht në të dy rolet dhe emocionet …?

Emocionet më të veçanta ka qenë  ku u prezantua një koncert me yjet e muzikës  veriore  në qytetin e  Shkodrës. Në atë  kohë bëja një emission tek TV1 i Shkodrës.  Ishte një emision “Zemër e  thyer” çdo fund javë. Pra njhesha para publikut shkodran nga emisioni. Në këtë koncert, në fund  kam  kënduar një këngën  time  që  gjendet edhe në disk. Ka qenë një  këngë popullore  shkodrane. Në momentin që kam dale, më duartrokitën  shumë.Nuk e kuptoja  këtë duartrokitje, ishin thjesht për koncertin, apo për mua. Pasi deri atëherë kishin kënduar këngëtare potente si  Fatmira Breçani  dhe  shumë të  tjerë. Ishte e vtemja këngë që kisha përgatitur. Duartrokitjet e shumta bënë që të kthehesha prapë në skenë. Duhej të këndoja prap, por të njëjtën këngë. Aty ka  qenë  emocioni  më i madh  i jetës  sime.E them  emocion sepse ishte  e para  herë që unë 
rikthehesha  në skenë. Ky ka  qenë momenti më i  bukur  dhe i  keq i jetës  sime në skenë. I keq  sepse  nuk kisha këngë  tjetër. Kështu kur ecën në rrugë të pashkelura.

Po kur  filluat shkollën e  lartë, a ju larguat  skenës  ?

Në fillim  mendoja  që të dilja  mirë  vetëm  me  mësimet. Kur  erdha në  Tiranë  fillova të   njihesha  edhe me këngëtatë  të tjerë ku më bënin oferta që të shkoja nëpër koncerte. Gjergj  Jorgaqi  (orkestrues) ka qenë  një ndër të  parët që më ofroi dhe më drejtoi  në  botën  e madhe të artit. Ai më tha  se përse të mos  të  futesh në tregun e madh të  këngës. U angazhova me muzikën. Mora pjesë në “Top Fest 1”. Kënga   ime me  titull “ Dua  të më duash” u mirëprit. Ishte një këngë  ritmike. Unë  nuk  shkova për të fituar. Kënga  nuk u vlerësua  për  në  natën  finale. Ishte hapur një shteg.


Po videoklipin e parë kur e realizove?

Më  pas,  bëra videoklipin e  parë  “ Të dua ty” i cili  është  mirëptritur. Ka  qenë  në vitin  2004. Ky videoklip kaloi në hit. Ka  qenë nëntor  2004. Kjo këngë ka  qenë një nga këngët më të klikuara të miat në internet. Të paparashikuarat ndonjëhere dalin të shikuara. Kjo është magjia e panjohur e këngës.

Si vazhdoi suksesi i klipit ?

Më  ofruan  të bëja  reklamin e  vajit “Fiol”. Gjatë një viti thujase kjo reklamë ka qenë në të gjithë  ekranet televizive. Ka  qenë  reklama  më e bukur  e vitit  dhe aty  ishte një eksperiencë  shumë e këndëshme. Të jesh e pranishme në shumë famije në çdo moment është sadisfaksion.

Ndonjë rol filmi ?

Po. Kur erdha në Tiranë kam marrë pjesë edhe në një telekomedi “ Pesha e gruas  sime”  të Arjan  Çuliqit, kjo ka  qenë përpara reklamës së vajit “Fiol”. Pastaj  angazhimet në mësime më lanë pak hapësira për muzikën, spektaklet, koncertet. Gjatë kësaj kohe u diplomova  për  inxhinieri.
 
Kur është realizuar videoklipi më i vështirë juaji ?

Së fundi realiozova  videoklipin me  gjarpër. Ajo ishte një “çmenduri”  dhe më ka sjellë një  bum të  vërtetë .

Ky ishte një gjarpër  i vërtetë ?

Ky ishte një gjarpër 3 e 80 cm i gjatë, gjarpër real. Ajo ishte një eksperiencë e  papërsëristëshme.

Ku e  gjetët   këtë gjarpër?

Ishte  një person  që  jetonte në  Greqi  dhe gjarprin  e mbante për  striptizëm vetëm për xhirime. Po  shikoja  një emision me gjarpërinjë  tek Arjan Çani  dhe aty më lindi ideja  se përse të mos  bëj  një videoklip me  gjarpër  dhe më në  fund  e realizova.

Ku u realizua ky  videoklip?

Zotëria  që mbante  gjarpërin në atë kohë  ishte në  Shqipëri. Gjarpëri  u mor  me qera  nga ana  ime.Provat  i kam bërë  vetë  me  një gajrpër të zi afro  dy metra. Herën e parë kur  e kam vendosur  mbi  sup mua më ka rënë  të fikët, dhe jam përmendur mbas  disa  minutash. Titulli  i kësaj  kënge  është “ Më  fal”.

Albumi i parë si quhet dhe ku është realizuar?

I pari dhe i vetmi  quhet “Interesant”, pavarësisht se nuk kishte asnjë këngë me këtë lloj titulli. Unë kam realizuar  vetëm këngë. Tani do të bëj vetëm këngë  dhe së shpejti do të kthehem me  një videoklip. Kur u  realizua  albumi kisha  tetë këngë. Albumi është prezantimi më serioz i një këngëtareje të re.

Në  sa  vende të  botës  ke  shkuar me koncerte?

Kam shëtitur  shumë. Shkoj  dhe vij dhe më  vjen keq kur  kam qëndruar  kam  lexuar  në gazetat apo në internet se  unë jam martuar dhe se do të  jetoj  jashtë shtetit. Këto janë  vetëm thashetheme,  sepse nuk  kam menduar  të jetoj asnjëherë jashtë shtetit. Kam  prindërit e  mi që jetoj me ta, kam një punë shumë të mirë, kam kolegët e  mi që më mbështesin.Kam një aktivitet timin ku ndjehem mirë, kam njerëz  që më respektojnë  dhe them  se kam gjithshka  dhe  çfarë  dua që të shkoj  jashtë (qesh).
Në Austri, Angli, Itali, Greqi,Rumani,Bullgari, ndërsa tani dëshira është për në Amerikë, pasi kam ftesë. Besoj së shpejti.

Thuhet  që  Valbona  është  shumë  e vështirë  në dashuri?

Nuk  jam  e vështirë. Varet si e kuptojnë dashurinë.

Kë vlerëson  më shumë,  intelegjencën apo bukurinë?

Bukuria është e  para që tërheq  çdo njeri. Inteligjenca është e gjithëkohëshme.

E ke ndërruar  ndonjeherë  ngjyrën e flokëve?

Po e kam ndërruar. Por e verdha ...

Sa  kohë i kushtoni lukut?

Jo shumë.

Kush ka  qenë  dita më  e bukur  në skenë?

Dita  më  e bukur  ka  qenë  kur për  fushatë elektorale në Urën Vajgurore  (Berat) kur unë fillova të këndoj (kisha  një një palë këpucë të larta dhe maja  shumë e  hollë), ndjej një shembje në skenë. Pra mu thye një takë. I hoqa të dyja këpucët dhe kam kërcyer zbathur. Kur  mbaroj  këngën nga skena dal po zbathur.

Kjo do të thotë se Valbona  meret  me politikë?

Jo asnjëherë  por  kam kënduar vetëm  për  fushata  elektorale.

Me  kë kompozitor ke  bashkëpunuar?

Ka qenë Gjergj Jorgaqi që është këngëtar dhe kompozitor, Genti Lako (ka  bërë disa nga  këngët  e mia), me Kastro Zizon   ku ai  ka  punuar me  tekstet,  Gramoz  Kozelin.

Një  pjesë e  madhe  shpenzimeve shkon  për  garderobën ?

Harxhoj  shumë.Falenderoj  familjen time që  më mbështet.

Dashuria e vërtetë ekziston, kjo  dashuri kur ka  ndodhur për Valbonën?

Unë nuk besoj tek dashuria. Besoj tek një dashuri reciproke, dhe kjo quhet  respekt dhe nuk quhet dashuri.Akoma nuk i kam ndjerë trokitjet e zemrës. Kam  ndjerë respekt  për dike, por  jo dashuri.

Flirt ka bërë ndonjëherë Valbona?

Jam pak tradicionale veriore. Më pëlqen ta kontrrolloj veten.

Kë vlerëson më shumë  tek një  njeri?

Sinqeriteti është primare, por  jo 100%.

Ke ndonjë peng?

Në jetë  kam  peng që nuk vazhdova studimet për juriste.

Si e  mendoni  një mashkull  që të jetë ideal?

Dua që të jetë një person që të jetë i kulturuar, i zgjuar, xhentil.Dua një   mashkull që më  pranon kështu siç  jam.

Vetë   gatuani?

Gatuaj, më shumë  gatuaj  ëmbëlsirat.

Ushqimet e  preferuara ?

Peshkun shumë, djathrat, sallatrat.

Ku preferoni ti bëni pushimet?

Në Mal të Zi. Atje kam disa kushërinj  të largët. Thuhet se babai im e ka prejardhjen  nga një  fshat  i Malit të Zi. Fshati e ka  emrin Peraj. Kur  u  hapën kufijtë babai im shkoi atje dhe  ata  erdhën  këtu  tek  ne. Atëherë  mësova  sepse  babai im  nuk  na kishte folur  për  një gjë të tillë. E ndalonte sistemi. Por këtë  vit nuk kam bërë  asnjë ditë  pushim.

Kush janë  idhujt tuaj të këngës?

Është  Majkëll Xhekson, Huiston.

Muzikën  popullore  a  e doni?

Sidomos  kur  jam e  ftuar në ambjentet  ku këndohet  live.

Të  pëlqejnë   apo të  bezdisin  ngacmimet e  djemve  në rrugë?

-Në  fillim  kur  nuk më ngacmonin  thoja  se çfarë kam të shëmtuar. Tani  jam e  besdisur nga ata.Kur jam jashtë shtetit e ndjej mungesën e këtyre ngacmimeve. Meshkujt shqiptarë janë të çuditshëm. U falet gjithçka



(Vota: 25 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: