Fahri Xharra: Mustafa Nano qenka çmendur!
| E Shtune, 15.07.2017, 03:59 PM |

Nëno moj ,  Mustafa Nano qenka çmendur!

Nëno moj  ,  ky  sistemi komunist i të kaluarës së turpshme të Shqipërisë i paska përgatitur do bijë dhe bija tuaja që në çdo kohë të vjellin vrerë mbi ty . Ti nuk e di nënë e dashur , që në atë mbledhjen  e Katovicës me Gorbaçovin (Servet Pëllumbi: Ramiz Alia zbatoi “Katovicën”, 28 Prill 2015 mapo.al ) Ramiz Alija i kishte  sjellur do rregulla që duhet t`i përmbahen ata që e duan shkatërrimin e Shqiperisë.

E sheh moj nëno që Katovica i kishte përgatitur edhe Fatos Lubonjën ,edhe Ardian Klosin e tani së fundi po del në shesh një dobiç i ri nga “zbatimi i Katovicës “  .Nëno moj  ai gati është  çmendur , dhe po i frikohem së keqes që edhe ku dobiç i Mustafa Nano po e ndjek rrugën e Ardian Klosit .

Shihe se çka shkruan :  “Deri në moshën 30 vjeç kam jetuar në komunizëm, do të kisha dashur që atë përvojë mos ta jetoja.” E mendoni që me të vërtetë e ka ? Jo ore, ai ishte i privilegjuari i atij regjimi deri në moshën e tij 30 vjeçare dhe i përgatitur mirë se si të na trazon në këtë 26 vjetshin e tij në

“demokraci “

Nëno, shihe se çka shkruan shtypi i Shqipërisë  : “Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, kështu është shprehur publicisti Mustafa Nano, gjatë një takimi me nxënës, me të cilët ka diskutuar ndër të tjera edhe për çështje që lidhen me identitetin e shqiptarëve dhe fqinjërinë me serbët e grekët, tema të nxitura nga libri i tij më i fundit, “Sandviç; A është mirë me qenë shqiptar?”. Ai zgjodhi të bëjë një bashkëbisedim me të rinjtë, duke ndarë me ta eksperienca personale”

Kuku për ty, Nëna Shqipëri  kur Mustafa Nano  i thotë botës:  “Ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem. Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin.”

Nëno moj , ta them të drejtën po më dhimbset ky” kuadër I Katovicës”  qenka afër çmendurisë.

Përderisa Klosët , Lubomjat , Shmittet e “harruan “ herezinë e tyre ndaj Skënderbeut , kombit dhe historisë  , tani gjeneratave të reja po iu “freskon mendjen “ Mustafa Nano.

E delenxhi , po pse e rrenë shpirtin e ri ? po kush të urdhëroi t`iu thuash fëmijëve :  “Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin.”

Mustafa Nanos dhe të gjithë atyre që  e pretendojnë një “eliminim  “ të Skënderbeut nga historia, iu kisha kujtuar librin : “Skenderbeg u pesmama” botuar në Pançevë (Serbi ) me 1883  ,ku Skënderbeut i këndohet si shqiptar e jo si katolik apo ortodoks  “:

'Nese mendon Epirin ta robërosh,

Skenderbeun gjallë ta zesh

Merr 50 mijë ushtarë

Sepse ti nuk e di cka janë shqiptarët

Njeri do tu u hidhet njëqindve

Skenderbeu do tu hidhet njëmijëve'

(Këtë këngë popullore serbe e shkëputa nga  nga libri i serbëve : “Skenderbeu në këngë“, faqe 11

 

T`ia rikujtoj  Nanos kohën kur neve na quanin ”osman mileti” dhe serbët “ Avrupa mileti”; atëherë kur “Kongresi i Berlinit” në bashkëpunim me Perandorinë Osmane na copëtuan ,në bën copë e grimë.

Oliver Shmittit i pata shkruar “ Ishin do kohëra kur ti e verbove opinionin dhe politikën shqiptare dhe atë të Kosovës. Maqedonia e ka të vështirë të largohet nga kollapsi kombëtar , pas “furnizimit “ të hoxhallarëve, interesxhive, the kriptoturqëve me librat  tuaja antishqiptare.”

Po ty more lezeti i nonës shka të gjeti ?

Fahri Xharra, 15.07.17

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: