Përparim Hysi: Një roman që të intrigon
| E Enjte, 13.07.2017, 06:42 PM |

Një roman që të intrigon me temën që trajton

Romani "... s'i them  askujt?!!!" i Raimonda MOISIUT.

Nga Përparim Hysi

Ka raste që hallin që ke për vete, kërkon ta ndash me të tjerët. Dhe bën mirë. Sikur heq një pjesë të tij, prej vetes. Vallë, mos ndodhi kështu dhe me mua? Me mua e Monda Moisiun apo unë trapit larg? E vërteta nuk qe hall, por qe mall. Mall mes miqësh. Raimonda Moisiu ka ardhur në Shqipëri nga Amerika dhe,sado që gjatë kësaj kohe,ka patur ca ngjarje familjare shumë të dhimbshme, si vdekja e të vëllait apo dhe të nënës, ajo, prapë se prapë, edhe në këto momente kaq të dhimbshme, ia doli që të botojë romanin "... s'i them askujt?!!!". Jo vetëm e botoi, por  me të parin rast,sa erdhi në Tiranë, më la takim tek "Taivani" ku së bashku me ILINDEN SPASSE dhe ZENEPE LUKËN, "shkëmbyem tepsitë". Kur them "tepsitë", është fjala për librat. Më i fituari dola  unë: qeshë me duar në xhepa (kam 5-vjet që nuk botoj dot) dhe, si "djali i njerkës",  "hëngra trivezë". Pra, mora tri libra dhuratë: dy nga Zenepja dhe një nga Monda.

*     *     *

Sado vapa është Sahariane, libri i Mondës "... s'i them askujt" më mori "peng" dhe ma prishi atë stereotipin e regjimit të përditshëm. Unë e kam regjim të përhershëm që shtrihem në mesditë dhe duhet të bëj,  me domosdo, një a dy orë gjumë. Por, tek tentoja të flija, romani sikur ma shkundi gjumin dhe i  tha def-o sun. Nëse ndodhi kështu me mua, kjo erdhi se në  roman hasa në një personazh femër si JOLA që ma largoi gjumin. Po të shihni referencën time, kur kam futur në thonjëza titullin e romanit, ndryshe nga origjinali, kam shtuar një pikëpyetje dhe tri pikëçuditse!. Se me të vërtetë,kështu duhet të ndodhë. "S'i them askujt dhe e mer vesh:i zi dhe i bardhë.  Po të më pyeste mua autorja, do t'i thosha:- Romani duhej titulluar"JOLA".  Në përfytyrimin tim, romani është si  "një  shtëpi e madhe". Që të qëndrojë "ndërtesa-shtëpi", duhet një tra i madh dhe i shëndoshë që quhet nga ndërtuesit:arkitrau. Ky mban ndërtesën në këmbë. Edhe romanin me një titull kaq"sensibilues" "s'i them askujt", e mban në këmbë,JOLA. Ajo është arkitrau që zë e rritet përmjet penës së kultivuar të autores, duke eklipsuar gjithë personazhet e tjerë.

JOLA, në roman, është ai personazhi që e jeton jetën plotësisht, e cila, duke  u rritur ditë prej ditësh, i ngjet asaj bimës që rritet e gjelëbron: ca prej ujit e ca prej dritës. Nëse marrim për një çast një thënie të romancierit brazilian,Paulo Coelho, Jola është nga ata që vdes vetëm njëherë. Me JOLËN, autorja, ka vrarë mendësitë mesjetare se, siç vë re Kadare dikur:" ne jemi pasagjerë të Mesjetës që udhëtojmë mbi trena modernë". Të japësh një JOLË si protagoniste në roman, mos kujtoni se është aq e lehtë. Monda Moisiu për guximin qyytetar,qoftë në poezi dhe qoftë në prozë,e ka kaluar prej kohe atë "Rubikonin" ku shkruhet "no passaran". Ajo është si të thuash një alterego e ZHORZH SANDIT dhe nuk i kalon qoftë dhe një"hije" nga "gjembat" e atyre që e heqin veten si puritanë. E di që disa pej lexuesëve do e shohin me dyshim këtë shkrimin tim dhe mund të shtojnë "  se jam pak "nepotik" dhe po i mbaj anën autores." Nuk është aspak kështu. Le të arsyetojmë pak më racionalisht. JOLA pak subjketivisht ka dështuar në një martesë me dashuri dhe, megjithatë,  e përjeton dashurinë edhe në çaste pak të veçanta. Duke qenë e martuar,bën dashuri me një tjetër; e divorcuar,zë një dashnor tjetër dhe, më këtë tjetrin, ngjiz një fëmijë. Në gjithë këto"digresione dashurishë", natyrshëm që"puritanët" zënë e shkulin faqet, por autorja jo vetëm e ruan heroinën e saj, por e ngre në apogje si nënë. Këtu qëndron merita. JOLA është qytetaria që ka "këputur vargonjët e vjetër" apo "brangashat" që thoshte Migjeni  tek "Të çelen arkapijat".

Ne jemi një vend ku na shkon buza  vesh më vesh, kur këngëtari popullor këndon:"Derëzeza ime bijë/ burrë nuk ka/dhe ding fëmijë!!! Deri  këtu mirë.

*      *     *

Po të bëjmë vetëm pak një analogji, sa për të shkundur vapën. Vetëm ditën  e KURBAN BAJRAMIT tek " Rrruga e Kavajës" numërova mbi tridhjetë femra të mbuluara me ferexhe (të ruajnë moralin, de!!!) dhe,veç fëmijëve,secila prej tyre me "ajfonë" nëpër duar. Mos shkoj më tutje: mbi qindra familje ende të ngujuara nga gjakmarrja. Ja, për këtë,JOLA është ajo kambana që tundet e tundet për të larguar dyllin nga veshët e "puritanëve".

Ka një thënie që merr vlerën e një aksiome:- Jepuni një rast grave dhe ato janë të zonjat të bëjnë gjithçka. Kështu ndodh  dhe me JOLËN. Autorja aq ka hyrë në lëkurën e personazhit të saj,sa gjithë momentet e dashurisë së JOLËS   t'i përshkrujë si përjetime të vërteta dhe kjo e bën më me kolor romanin.

Është një dashuri që, nga mënyra se si e përshkruan autorja, romani ka ngyjrim lirik dhe ka faqe të tëra  si poezi.

JOLA përjeton tri dashuri: me Manolin (të dy janë adoleshentë: 19 apo 18 vjeç), me Teon dhe me aktorin Ermir S. Me të fundit,sado si një"dashuri shpejt e shpejt" ngjiz dhe fëmijë, por në të tri dashuritë ka ndjenjë dhe nuk mund të flitet për një "prosttuticion". Kështu si i ndodhi JOLËS, mund t'i ndodhë kujtdo; një femer apo mashkulli. Po mvaret kush i  amplifikon dhe kush i thotë hapur, siç ndodhë me shumë dashuri. Se jo më kot nuk ka shkruar ZHAK Prevert: "... por jeta i ndanë ata që duhen, ngadalë, ëmbëlsisht dhe pa bërë zhurmë".   Kështu ndodh dhe me JOLËN. JOLA është femra që  zë e rritet si një grua me dinjitet dhe apogjeun e saj e arrin si nëna e Aleksandrit.

*    *   *

Tek dua të gjej një mbyllje për shkrimin tim, më vjen ndërmend një thënie për dashurinë.Autorin nuk e mbaj mend, por se çfarë  thotë, sikur më pëlqen dhe mua:" Vetëm mendjelehtët dashurojnë njëherë". Të jetë e vërtetë?  E,sa për dashuritë e JOLËS,mund të pranëvë këtu thënie e thënie,si: "  Rendim e rendim  pas gruas së tjetirt, si kali pas tagjisë", është citim nga BIBLA; "Gruaja,- thotë reformatori gjerman, MARTIN LUTERI,- është më e nevojshne se të pirit dhe të ngrënit".

Ja pse jam me JOLËN dhe ca më shumë me autoren. Monda Moisiut i uroj që pena t'i bëhet plug!


Tiranë, 8 korrik 2017

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: