Jusuf Zenunaj: Turri i presidentit
| E Merkure, 12.07.2017, 07:05 PM |

Jusuf Zenunaj

 

D R O J A

 

Dikur kishim një universitet,

tash kemi në çdo qytet,

me emra patriotësh

a shkronja të alfabetit,

me lek e palek

kushdo ka indeksin.

Doktorët e shkencës

i shton politika,

se i duhen atdheut

e lejon tradita.

Populli në varfêri

si dje edhe sot,

druan se do t'i prijë

ndonjë Don Kishot...

 

J.Z. 30 qershor 2017

 

XHA TASI

 

Një ditë xha Tasi

pa veten në pasyrë,

fytyra e rrudhur

si këpurdhat në diell.

Flokët si bora

edhe në tapë tê kokës,

më paska marrë lumi

u bëra gazi i botês.

U vesh si për festë

me kostum të ri,

pa hetuar e shoqja

doli në çarshi.

Bleu ngjyrë për flokë,

dy -tre lloji parfumi

me shpresë se do përtrihej

si fqiu i tij, Maxhuni

Me hapa të shpejtë

ecte si beqar,

me rrudhat mbi vetull

si hartë në ballë...


J.Z. 30 qershor 2017

 

TURRI I PRESIDENTIT

 

Zemërmadhi ynë

president i rrallë,

për në Gorezhdec

rrugë pati marrë,

të bëhej pajtimtar

i dorës së parë;

e mori vrapin

si era

kur prinë n' shi

kurora u vuri

atyre që prenë fêmijê.

Turrin e dytë

sot e përfundoi,

për post Vuçiqin

e uroiiiiiiiii

 

jZ. 28 qershor 2017

 

SI DIKUR KASHTA NË LAMË

 

Ç' ngjet me ne bijë e hallës,

si gjason as rrëfimit të prrallës ?!

Fetë e reja na kanë mbi,

që nga jugu n'skaj të veriut

si këpurdhat mbirë pas shiut.

Kush me mjekër- leshra lëshuar,

të palarë , pantolshkurtuar.

Edhe n'lutje ndërruan traditë,

në valle futen gratë e fëmijët

As të tjerëve s'ua heq kapuçin,

çka nuk sollen n'emër t' Jezusisit ?!

Sekt mbas sekti në kombin tonë

si dikur kashta në lamë.

 

J.Z. 26 qershor 2017

 

MË TUTJE S'MUND TË SHKONI ?!

 

Dibra, Shkodra edhe Vlora

Gjirokastra e Çamëria,

me Tiranên vjen Shipëria,

për pak orë tek e bija ,

ia thonë emrin Dardania,

ku qe thyer keq Turqia,

kokën la edhe vetë Sulltani

prej qeleshes e xhamadanit.

SIkur 628 vjet më parë

me flamuj e plis të bardhë,

bijë e shqipes sot kanë ardhë.

Vallë, mos u ringjallë sot Sulltani ?

E u tha :"... më tutje s'mund të shkoni

se atje është Gazimestani...." !

 

J.Z. 19 qershor 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: