Neki Lulaj: Çuditërisht
| E Merkure, 12.07.2017, 07:54 PM |

Neki Lulaj

 

ÇUDITËRISHT

 

Çuditërisht viti iku, iku me vrapin e erës

Për takimet e bardha ne sërish po vijmë

Sërish loti do të rrëshqasë në bardhësinë e fletës

Në ditën e takimit, nata e ndarjes na mërdhin.

 

Gjurmët do t’i lëmë e disa do marrim me vete

E gjurmët e hijeve diku do na mbesin si poezi

Askush nuk i bishtnon kësaj të vërtete.

Sërish do kthehem sërish do vimë në kalërim.

 

Do të na tingëllojë buzëqeshja e trishtuar

Dora  juaj do të na ngrohë zemrën, jetën

Do të prekim mikpritjen në oborrin e begatuar.

Do të ecim mbi male si kreshnikë të vjetër

 

Do prekim buzëqeshjen vëllazërore, prindërore

I mban yjet në qerpikun në fytyrën e zbukuruar të natës

Ajo lë gjurmë të pashlyer në vite që s’harrohen

Në shpirtin e fortë e të trazuar të mergatës

 

A thua do të më shtrëngosh me mallin që zjarrmon?

Preki të gjithë pjesët e zemrës që është copëtuar

Njeri-tjetrin me mall do ta shtrëngojmë  fort

E koha e ndarjes duhej prej kohësh të ketë perënduar.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: