Kaltrina Hoti: Ne jemi një popull i fuqishëm!
| E Hene, 10.07.2017, 08:55 PM |

Ne jemi një popull i fuqishëm!

- Liria kombëtare është ajo që mjekon plagët kombëtare, andaj kërkon një ide madhore (bashkim kombëtar) dhe një shportë ku t’i zbrazim mendimet duke i bërë vetes pyetjet; ku janë kufijtë e tokës tonë ku është Shqipëria Etnike-

Nga Kaltrina Hoti

Shqiptarët (dikur Arbër) si emërtim popullor përmenden që nga vitet 1368-1402 (sipas studiuesit Eqrem Çabej) janë një ndër popujt antik të cilët i mbijetuan gjithë kohërat, pasi historikisht dihet që disa popuj u zhdukën. Dihet që Pellazgët janë paraardhës të cilët njerëzimit i dhanë civilizimin e parë Orakullin e Dodonës, më pas i dhanë deklamimin e poezisë pjesë shpirtërore të zbutjes së egërsisë. Shqiptarët dikur Arbër që bartin këto dy emërtime pasi bota na njeh si Alban e vendi Albania që rrjedh nga Arbër që ka ekzistuar edhe një shekull më vonë gjatë sundimit osman. Edhe sot me emrin arbër ekzistojnë shume toponime jo vetëm në Shqipërinë e cunguar, por edhe jashtë shtatit të sajë tregon për një territor shumë të gjerë ku kanë jetuar e vepruar populli ynë. Jo vetëm si Arbër por edhe si Shqiptarë njerëzimit i kemi dhënë shumë personalitete si në shkencë, art, humanizëm... por edhe luftëtar të përmendur në mbrojtje te lirisë e civilizimit gjatë historisë njerëzore. Sot kur bota në saje të lapsit, librit, brushës, daltës ka arrit një civilizim të lart unë mendoj se në mesin tonë as duhet të shqiptohen dhe jo të zënë vend fjalët; “shqiptari nuk bashkohet”, “shqiptarët nuk e mbajnë fjalën, “s’ka mbet besë më”.., etj se këto fjalë janë pjesë e edukimit të kolonizatorëve të vjetër e të rinj. Këto fjalë që bartin një mallkim të huaj për të sjell edhe më tej përçarje dhe ndarje sipas hartave të elaboruara nga armiqtë e shqiptarëve që kanë pjesë të tokave shqiptare. Këto fjalë ne nuk duhet t’i dëgjojmë, e as t’i përdorim nëse vërtetë kemi një qëllim, e qëllimi ynë është ai i atyre që dhanë gjak nga zemra e tyre për mbijetesën e popullit më të lashtë. Fjalët e lartpërmendura janë gurët e armikut që i gjuan në mesin tonë me qëllime dobësimi e pushtimi sa më të lehtë. Sot kur ne kemi kapacitete intelektuale, profesionale, shkence e arti këto dyshime apo ata që po i hedhin në trupin tonë kur flasim për qëllime madhore, kur takohemi për të kuvenduar për pjesët e ndara dhe plagët e trupit Shqipëri, duhet që me butësi t’ua tregojmë derën, e ajo derë do iu mbetet e hapur po të kthehen me mëndje të kthjelltë. Liria kombëtare është ajo që mjekon plagët kombëtare, andaj kërkon një ide madhore (bashkim kombëtar) dhe një shportë ku t’i zbrazim mendimet duke i bërë vetes pyetjet; ku janë kufijtë e tokës tonë ku është Shqipëria Etnike. Unë si të gjithë të tjerët jam e vetëdijshme se këto fjalë janë thënë shumë herë, dhe do thuhen edhe shumë herë, dhe sa më shumë që të thuhen është më mirë, por duhet punë për të hedhur një hap përpara. Duhet një vetëdijesim që të mos e lejojmë murin e armikut mes nesh. Ndoshta na kanë kufizuar apo futur në korniza të ndryshme si njerëz, na i kanë ndarë megjetë  mes nesh, por s’duhet harruar se toka jonë asnjëherë nuk ka qenë e ndarë, është lumi ndër dhe’ ku rrjedh gjaku i heronjve dhe mendimtarëve tonë, dhe ai lum nuk shterret kurrë, ai lum e mban tokën të bashkuar. Do të jemi Një, për këtë s’duhet pyetje se dëshmitë janë në themelet tona, në tryezën e Kuvendeve arbërore, në fjalën e shkruar, në pikturën ngjyrosur me brushë e gjak. Përse sot ne duhet të humbim kohë me vetveten, kur duhet të punojmë dhe të mos bëhemi pengesë e asaj që shihet edhe pas shtatë malesh. Të punojmë me të vetmen ide, të bashkojmë mendimet për vepra. Vepra e hijeshon njeriun shumë më teper se veshja. Nuk duhet të kemi turp t’i flasim botës shqip, me këtë gjuhë të kulluar, por së pari duhet të lutemi shqip, të mendojmë shqip e të veprojmë shqip.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga  USA, Korrik 2017-



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: