Sejdi Berisha: Varrtarët kush do t’i varrosë
| E Hene, 10.07.2017, 08:00 PM |

Këto ditë doli nga shtypi libri me poezi “Varrtarët kush do t’i varrosë” i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA

FUQIA E VARGUT OSE HAPJA E PORTAVE TË SHPRESËS DHE TË ZGJIMIT

Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, këto ditë botoi librin me poezi “VARRTARËT KUSH DO T’I VARROSË”, që është vepra e tridhjetë e shtatë e këtij krijuesi dhe libri i gjashtëmbëdhjetë me poezi.

Ky krijues, librin me titull shumë provokativ, e nis me këto vargje:“...Në mëngjes/Një ëndërr e llahtarshme më zgjoi/Sa shumë kohë kishte kaluar/Sa shumë gjëra kishin ndërruar/Sa shumë njerëz kishin ikur...”, që sikur josh dhe zgjon interesimin se çfarë ka dhe çfarë ndodhë përbrenda këtij libri.

Pesha e vizioni lirik për personifikimin  e dashurisë dhe të jetës

Studiuesi dhe kritiku e shkrimtari, Prend Buzhala, përkitazi me krijimin e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, në mes tjerash thotë:”...Ai gjendet gjithnjë në kërkim, në kërkim të zgjimit dhe të çelësit për t'i hapur portat e rënda të shpresës dhe zgjimit.

Zgjimi dhe poeti janë një. Mëngjesi dhe poeti identifikohen njënjëshëm me krijimin. Madje, është poeti që i paraprin zgjimit, mëngjesit dhe agut.

Poeti nuk e pranon humbjen, humbjen si një e keqe që na pllakos e na zhyt thellë në situata mjegullimi; prandaj ai gjendet në lëvizje... Ai me mëngjesin ndien dritën e lumturisë, bukuria e mëngjesit i ngjason ëndrrës ("Si ëndërr më duket mëngjesi").

Kjo ecje, lëvizje e përjetim, e shënjon përafrimin e poetit, sidomos ndaj realitetit përreth, ndaj botës, si një mundësi e krijimit të komunikimit të vërtetë me njerëzit dhe njerëzoren.

Kjo formë e komunikimit vjen si lajm i gëzuar që sjell madhështinë e bukurisë së lindjes...

Poetikisht, ai metaforizon kthjelltësinë e vizionit lirik, duke e rikrijuar edhe mitin e dikurshëm antik të Dritës së mëngjesit, si një personifikim të situatave të dashurisë dhe jetës...

Poeti, i gjendur gjithnjë në lëvizje, në rrugëtim, në gjallërim... e ka libërleximin e vetë të dashurisë dhe të madhështisë krijuese...”, thotë në mes tjerash, redaktori i librit “Varrtarët kush do t’i varrosë” të Sejdi Berishës.

Krijimtaria e S. Berishës është nderuar me shumë çmime dhe mirënjohje në Kosovë dhe Shqipëri

Ndryshe, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, është laureat i shumë mirënjohjeve dhe i shpërblimeve. Në Manifestimin kulturor “Kultura pejane ndër vite”, në vitin 2011, u nderua me Çmimin “Krijues i dalluar i vitit”.

Ndërsa, në Poetekën Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” që u mbajt në Tiranë në gusht  të vitit 2012, u nderua me Çmimin e Dytë për poezinë më të mirë.

Është nderuar me Çmimin “Din Mehmeti”, në Mitingun e 50-të të Poezisë në Gjakovë, për librin me poezi, “Gjethet e hirta të zemërimit”, si libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve(09 maj 2014).

Ky krijues me krijimet e veta është i përfshirë në shumë antologji. Ndërsa, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”-ALBANIA, shkrimtarin dhe publicistin Sejdi BERISHA, e shpalli “Poeti i vitit 2016” (Për Kosovë).

Është fitues edhe i shumë çmimeve të tjera letrare dhe publicistike e kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: