Demir Krasniqi: Xhozef DioGuardi
| E Hene, 10.07.2017, 06:45 PM |

XHOZEF DIOGUARDI

 

Serbia  dhe  Beogradi –

Do ta kujtojnë një trim shpesh !

Ai është Xhozef DioGuardi –

Kongresisti   arbëresh !

 

Lobimi i  DioGuardit ,

Kongresistit  arbëresh –

Sllobodanit  t’ Beogradit ,

Mirë ia bëri punët përshesh !

 

Trimi Xhozef DioGuardi –

Shtegtoi n’ Amerikën mbarë !

Personalitet më i njohur –

Ishte në  lobin   shqiptar !

 

Lobin e Millosheviqit ,

Atje larg    Amerikë –

Ai  e bëri hi e  pluhur ,

Pa pasur  asnjë pikë frikë !

 

U bë i njohur  n’ bazë t’ suksesit ,

N’ Amerikë  edhe  mbarë botës –

Për ndihmën që i dha Kongresit ,

Për  mbarë çështjen e Kosovës !

 

Trimi Xhozef DioGuardi –

Emër i  madh i një peshe !

Është me origjinë shqiptari ,

Që e ka lindë nëna  arbëreshe !

 

Emri i tij , është i veshur

Me kurorën e dafinës !

Është i dashur , i buzëqeshur –

N’ shesh t’ Tiranës e Prishtinës !...

 

Për mbrojtjen  që s’ pushoi dot ,

Për t’ ia  bërë  popullit shqiptarë 

Në vendin që kushtëzon sot ,

Gjeopolitikën e  botës mbarë  !...

 

Gjilan, më 28.06. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: