Nikë Gjeloshi: Perlleshi ishte në familjen Gjeloshi
| E Diel, 09.07.2017, 12:39 PM |

NDUE PERLLESHI KOHË PAS KOHE ISHTE STREHUE NË FAMILJËN E GJELOSHVE

Nga Dr.sc. Nikë Gjeloshi - email:gjeloshi@gmx.ch

Pasi keto ditë lexova një shkrim të autorin të nderuar Tom Mrijaj me titull "Nacionalisti Ndue Perlleshi", të publikuar në "www.botasot.info" -historia-lajm, dt. 11 gusht 2016, per hirë të faktit historik, me duhet të jap ketë shpjegim:

E para, shkrimi pasqyron një histori individuale e kolektive të Lugut të Drinit lidhur më veprimtarinë atdhetare të Ndue Perlleshit, i cili ne fund të luftës dytë Botërore qe berë legjendë per shumë rrethe të Dukagjinit e të Mirditës (u vra nga partizanet shqiparo-jugosllav më 29 gusht 1949).

Ne të vertetë, pos shumë familjeve në rrethin e Gjakovës dhe Lugun e Drinit të cilat e kishin ndihmue e strehue Ndue Perlleshin, ai shumë herë ishte strehue edhe në shtepinë e Familjes së Lulash Gjeloshit, në Rakoc.

Ndue Perlleshi bashk më Prof.Ymer Berishen,Marie Shllakun Shaban Demen,Ndrece Nikollen e të tjerë strehoheshin në "Lluga" të Gjeloshve. Në "Lluga" u dergohej ushqimi, nga djem të besueshem, kurse naten strehoheshin ne Oden e pritjës në katin e dytë të shtepisë së ndertuar me gurë - kulla e Gjeloshve.

Deshmi: Deshmitar ende të gjallë, qe u kan dergue ushqimin Ndue Perlleshit e tjërve janë Mon Sokol Martini dhe Gjergj Lulash Gjeloshi. I pari rapsod popullor, kurse i dyti djali më i ri i Lulash Gjeloshit, i cili strehonte në shtepi Ndue Perlleshin me ca shokë të tjerë. Qe te dy këta deshmitarë pas permbytjës së fshatit Rakoc në Hidrosistemin e "Radoniqit" vitin 1978, nga atëherë jetojnë në Pejë (Gjergji edhe në New York).

Menjeherë pas luftës së dyte Botërore dhe pas aneksimit te Kosovës qe i beri Serbija - Jugosllavija konform vendimeve të Kuvendit të Prizrenit më 8, 9 e 10 korrik 1945 (historiku, tradhëtia e Kuvendit të Prizrenit dihet botërisht bashk me akterët e atij Kuvendi, edhe nga ca shkrime të mia arkivore më te cilët pata hedhë dritë per veprimtarinë antikombetare te atyre akterëve të cilët pas luftës së dytë botërore e lan Kosovën nen Serbi per 45 vjet), Ndue Perleshi me të tjerë ishte dalë në ilegalitet per të luftue regjimin komunist qe po instalohej dhe per ta bashkue Kosovën me Shqipërinë.

Në vjeshtën e vitit 1945, ekspeditat ndeshkuese të partizanëve kishin arritë edhe në fshatin Rakoc: per ta "spastrue vendin nga shqiptaromdhenjët, ballistet e nacionalistet". Një ekspeditë e tillë kishte arritë në krye më kryeprokurorin famkeq Ali Shukria, dhendrin serb, të pa shkollë... Ajo ekspeditë kishte identifikue "Ballistin" Zef Lulash Gjeloshin, djalin e madh të Lulashit, shumë vite më vonë babai im.

Në ledinën e fashatit Rakoc ishin tubue të mëdhënjë e të vëgjël per të parë ekzekutimin publik të Zef Lulash Gjeloshit, mbasi ai akuzohej se e kishte strehue ballistin e armikun e popullit Ndue Perlleshin me shok. Qeshtë e verteta nuk kishte asnje deshmi apo provë per akuzën qe i bëhëj Zefit nga prokurori famkeq Shukria qe ta prezëntonte para popullit. Per deshmi apo prova kishte insistue t'i dinte edhe familja Gjeloshve dhe vet Zefi qe po 'pritke' urdhërin e ekspeditës se ekzekutimit. Insistimi i familjarve në pafajsi dhe fakti se nuk kishte asnjë deshmitar qe të pohonte së në Kullën e Gjeloshve ishte strehue Ndue Perlleshi, nuk merret si argument.

Shpetimi i Zefit nga pushkatimi do të ndodhë per shkak të një deshmie tjetër. Në fakt, Zefi një ditë të acarit të madh të dimrit 1944/45 kishte shkue per të pre dru, jo large Shtepisë në malin "Lugu i Potokut". Aty kishte diktue një familje hëbre (burrë e grue më dy fëmijë 11 e 14 vjeq). Kishin pre ca dru, dhe bashkë me atë familje hëbre, gjysem të ngrirë nga acari, mbërrinë në shtepi. Pas disa ditesh të strehimit e ushqimit, Familjën hëbre, e identifikuar nga kryefamiljari Josephi, bashk më njerin nga vëllazërit Zefi i percjell deri në kufi më Shqipërinë, diku në Qafë te Morinës. Hëbreu Josephi ne shenjë falendërimi i kishte dhenë një leter Zefit qe të dihej se ka strehue një familje hëbre. Letra kishte permbajtje falenderimi per gjetjën e asaj familje ne mal, strehimin në shtepi dhe përcjelljën e saj deri në Shqipëri. Ajo leter e shpeton Zef (Zymer) Lulash Gjeloshin nga pushkatimi i ekspeditës së prokurorit famkeq Ali Shukria, në ledinen e fshatit Rakoc.

Miku im dhe i Tom Mriajt, tashma i ndjer, studjuesi Jetish Kadishani i cili ka publikue  monografi per Ndue Perlleshin, më kishte dhenë një ekzemplar të asaj monografijë vitin 2009. Pasi e lexova, i pata preferue ta plotesonte më faktin qe e shenova me lartë dhe ai më pat premtue se do ta benë plotësimin... Nuk e dijë ndodhi apo nuk ndodhi ribotimi i monografisë se Ndue Perllelshit nga miku Kadishani apo jo, dhe a u plotesue me ate pjesë qe unë i dhash bashk më deshmitë, mbasi miku Kadishani vdiq në vitin 2010.

Per fund: në rast të publikimin të serishëm të shkrimit per nacionalistin Ndue Perlleshi, aty ku permendet fshati Rakoc, autori do të bënte mirë ta theksonte edhe ket fakt historik lidhur më strehimin e Ndue Perlleshit në shtepinë e gjyshit t'im Lulash Gjeloshit, dhe të njejten ta plotësonte me deshmitarët e gjallë të cilët ato kohëra të veshtira, shumë herë i kishin sjellë ushqime fshehurazi Ndue Perlleshit me ca shokë, në 'Llugat' e Gjeloshve.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: