Nebi Dragoti: Verdikt politik shqiptar
| E Shtune, 08.07.2017, 04:59 PM |

VERDIKT POLITIK SHQIPTAR

NGA NEBI DRAGOTI

Është e pakuptueshme financimi i 18 partive shqiptare ne fushatë elektorale të 25 qershorit 2017. Pse ? Vend i vogël me kaq parti është absurditeti politik i patolerueshëm, ku buxheti financues është sabotim ekonomik, shkon dëm, sepse mbajtja e tyre është si lojë e kotë, nuk ka pikë efekti dhe leverdie. Kjo është sa qesharake dhe aq çoroditëse e kuturru e politikës së deritanishme. Këtë qëndrim askush nuk ka të drejtë juridike e politike ta justifikojë. Pse? Çdo shoqëri, në gjithë botën njeh përfaqësim të vetvetes në dy krahë: majtist dhe djathtist. Pra, ka program mbështetës zhvillimi shoqëror: program i majtë dhe program i djathtë. Prandaj shumë parti dhe alternative me shumë programe, në këtë aspekt, janë të tepërta sa edhe ky ,tashmë, nuk quhet pluralizëm me  pluripartizëm, por quhet livadhisje tekash në emër të pluralizmit, ku shoqëria nuk bën përpara, por ngelet në vend me këtë batak moçalishteje. Prandaj është shumë mirë: alternativat e majta me programe e paprograme (siç shihet ) të grupohen  në një të majtë, dhe, alternativat e djathta, edhe këto me programe e paprograme të grupohen në një të djathtë. Kështu vendoset verdikti politik shqiptar: politikë e pjekur me qartësi idesh e programesh, ku dy krahët konkurojnë e garojnë vetëm me punë. Kështu vetëm suksesi nëpërmjet punës, dhe vetëm nëpërmjet punës, ku puna bëhet barometer matës dhe i pagabueshëm i këtij shteti të shumëvuajtur me histori më tragjike në gadishullin e Ballkanit. Mjaft më me teorira alternativash gatuar me mashtrime e dredhi dhelpërake, që bëhen përpara popullit.  Politika për Rilindje e shfaqur nga PS-ja është kërkesë e kohës, është e arritshme dhe vizionare, por duhet punë konkrete për ta konsoliduar sa më parë shtetin e munguar ligjor. Për këtë duhet vullnet, këmbëngulje, sakrificë për të realizuar reformen në drejtësi, për të realizuar vettingun aq të shumëpritur e të dëshuiruar nga mbarë populli.. Arritja në këtë fushë nga e majta, që sotpërsot eshtë më serioze, do të jetë fitorja më e madhe majtiste dhe do të futet në histori si çlirimi i dytë  popullit shqiptar. Kjo duhet të arrihet me çdo kusht vetëm nëpërmjet reformës duke e krehur mire e më mire politikën shqiptare. Gjatë fushatës na dualën në qarkullim duke u lakuar me histerizëm nëpër tubime togfjalshat : Republikë e vjetër, Republikë e re. Këto dy togfjalsha duke i gjykuar në konceptim politik, ekonomik, social e psikollogjik janë të pakuptimta. Për të mohuar të vjetrën (në ç’prizëm dhe me ç’ program duhet luftuar), apo  për të ndërtuar Republikën e re nuk thuhet e nuk ka program të standartuar të studjuar e të detajuar se si do të arrihet dhe çfarë të rejash i sjellë popullit. Pra, konceptualisht, kemi të bëjmë me virtualitet, fantazi fjalësh, të cilat kanë  në themel mashtrimin e elektoratit per përfitime politike qeverisëse, ku dhe qeveria, që sajon këto togfjalsha, do të jetë e tillë. Shkurt, kjo “qeverisje” asgjë nuk do të sjellë në dritë. E them këtë, sepse PD-ja nuk ka figura qeveriformuese. Kjo forcë kërkon reformim dhe rinovim total në drejtim dhe praktikën politikë. Arrin në konkludimin tim, kur t’i bëjë analizë gjithë historisë së saj në mënyrën më shkencore, më transparente, më serioze duke njohur të metat dhe të mirat duke dënuar figurat zullumqare e shkelse të ligjeve që kanë ulur kredibilitetin dhe elektoratin. Këtë gjë duhet ta kenë parasysh edhe analistët, opinionistët që herëherë shpejtojnë e gabojnë në mendimet që shprehin.

Jam dakord edhe me shprehjen e kryeministrit Rama që i quan këta “kazanë mediatik”. Pra, thenë qart e troç, për “kazanët mediatik”, duhet lëvizje e re, filozofi me pjekuri të madhe politike, ku të vihen mbi politikën e sotme. Madje, madje, media vizive, e shkruara dhe media elektronike duhet të shkunden, të përqafin lëvizje të re (produktive në politikë si pushtet i katërt, krejtësisht i pavarur), të distancohen nga të punuarit nën rrogoz dhe të bëhen katalizator nxitës e mbështetës të gjithçkaje që jep shtysën progresive reale në interest ë Atdheut.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: