Aurel Dasareti: Bastard - dhe krenar për atë
| E Premte, 07.07.2017, 07:40 PM |

Bastard - dhe krenar për atë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Dy muaj më parë një ushtarak perëndimor vrau me snajper një luftëtar (terrorist) të ISIS nga një distancë prej 3 kilometra dhe 54 metra. Kjo është një rekord i ri në distancë. Dhe, në botën tjetër 72 virgjëresha janë duke e pritur martirin e guximshëm. Më herët ferri ishte për mosbesimtarët, heretikët dhe besimtarët e gabuar. Tani ferri është për ata që duan t`i dërgojnë të tjerët atje.

***

Në të menduarit, ashtu si në krijimin e një poezie, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e kthjelltësisë dhe ngrohtësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.

Çfarë nuk është në rregull me ne?

Koha kalon dhe mençuria mbetet. Ajo ndërron format dhe rritet por gjithnjë bazohet në të njëjtin themel: në futjen e shqiptarit tek natyra, në ritmin kozmik. Edhe pse në kohë të trazuara ekziston prirja për t`u çliruar prej tij, ajo liri e rreme të çon në skllavëri; është rasti i shqiptarit “modern”, i cili megjithëse tejet i lirë, është skllav i parasë dhe i makinave.

Nuk jam aspak i mendimit se një autor i sinqertë dhe atdhedashës mund të zgjedhë tematikën sipas dëshirës së tij. Por janë motivet që na zgjedhin ne dhe jo ne motivet. Kështu, edhe në rastin tim, “zgjedhja” nuk është akt i dëshirës personale, por pasojë e një përcaktueshmërie të rreptë, për të mirën e Kombit dhe Atdheut tim të mjeruar dhe copëtuar. Të jesh origjinal duke shfrytëzuar të qenit i kuptueshëm dhe tejet i qartë nga ana formale, nuk është art, por domosdoshmëri e kohës. Nëse dikush nuk toleron kritika, vërejtje dhe qortime në pyetjet më përçarëse politike apo fetare, atëherë nuk duhet të paraqitet aspak në debatin publik – dhe shumë më pak në politik.

***

Islami i importuar në trojet shqiptare këto 20 vitet e fundit - feja e paqes, ose një ideologji e rrezikshme, kërcënimi më i madh për të ardhmen tonë?

Bashkësitë islame të shqiptarëve të këtij komuniteti fetar, në mjedisin ku jetojnë e punojnë, duhet të distancohen nga praktika e Islamit së Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë apo migracionit (diasporës) së atyre vendeve në Evropë. Në trojet pellazge/ilire do të mbrohen njerëzit, jo Perënditë.

Kur një komb e tjetërson identitetin e tij, i humbë të drejtat e tyre. Ata e humbin besimin në vetvete dhe shkojnë drejtë një shkatërrimi të sigurt.

Kulturat që bëhen të paaftë për të shpjeguar vdekjen, të paaftë për të mbështetur jetën.

***

Gënjeshtra dhe gjaku e krijojnë historinë e fituesve. Gënjeshtrën e krijojnë sundimtarët, gjaku bie mbi heronjtë e së vërtetës dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë.

Në histori ka një lloj mallkimi; ajo i shqetëson njerëzit, duke i çuar ata në tundim, besojnë se ata janë duke shkuar në të njëjtin drejtim, dhe ajo papritmas tërhiqet, ngjarjet ndryshojnë, tregohet se ishte e mundur diçka tjetër. Njerëzit që ajo i braktisë dhe që mendonin se ishin vetëm bashkëpunëtorët e saj, papritmas shihet se janë nxitësit e krimit me të cilin ajo (mallkimi) i kishte frymëzuar. Dhe ata nuk mund të kërkojnë falje, as të lehtësojnë një pjesë të përgjegjësisë.

E vërteta kurrë nuk ka probleme si i ka një gënjeshtër. E vërteta kurrë nuk do të provohet, ajo është provuar. Në të vërtetën duhet vetëm të kujtojmë. Për këtë arsye, gënjeshtra reziston me dhëmb dhe thonj për ta mundur të vërtetën. Pavarësisht nga shumëllojshmëria e metodave, sasinë e makijazhit dhe intrigave, gënjeshtra gjithmonë e zbulon vetveten. Arsyeja e zbulon gënjeshtrën, çmenduria e ndjek gënjeshtrën. Ka gjithnjë e më shumë përpjekje që në petkun fetar të mbështillet gënjeshtra. Manipulimi i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i ndërmjetësve në mes Krijuesit të lartësuar dhe besimtarëve, krijon hapësirë për veprimin e gënjeshtrës.

E vërteta do të dalë nga prangat e gënjeshtrave. Ka kaluar koha e bastardëve.

Në këtë artikull unë flas për shqiptarët e fesë myslimane, por mesazhi dhe mësimet mund të aplikohen edhe në fetë tjera.

“Nga të gjithë turqit, serbët janë më të këqij”- më thoshte gjyshi im.

***

“Për mua nuk ka aspak rëndësi se kush do ta udhëheq vendin tim, por ka rëndësi që vendi im të qeveriset duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin”- më tha një i njohur. Njeri i ndershëm edhe pse serb.

***

Ndërrim pikëpamjesh politike dhe fetare në shkolla duhet ndaluar.

Shpëlarje e truve, nxënësit nuk duhet t`u nënshtrohen punës së organizuar të pseudo-mësuesve për ndërrimin e pikëpamjeve. Në masë alarmante, në shumë shkolla shqipe ndodhë me të madhe shpëlarje e truve që thjesht nuk kanë të bëjnë aspak me arsimin dhe fenë.

Një mësues duhet të jetë neutral duke treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për të gjitha fetë, për të gjitha partitë politike, në mënyrë që nxënësit e shkollave fillore, të mesme apo studentët e fakulteteve mund të gjejnë vet se çfarë është “më e mira” dhe më e keqja.

Veprimtaria e mësuesve dhe klerikëve fetarë për të zbatuar në profesion dhe jetë njohuritë e fituara, domosdoshmërish t`i përmbahet kulturës, gjuhës, traditave, dokeve dhe zakoneve të mirëfillta të Kombit Shqiptar duke mos anashkaluar aspak Ligjin dhe Kushtetutën e Vendit.

***

Morali zbehet.

Hulumtimi konfirmon se edhe në trojet arbërore morali rrëshqet poshtë, materializmi ngrihet. Në mungesën e moralit nuk luan më rol të madh se si njeriu i siguron përfitimet. Edhe shumë të “devotshëm” nga hoxhallarët dhe priftërinjtë ortodoks  shqipfolës, në realitet janë misionar të interesave të huaja dhe paguhen nga ata, biznesmen antikombëtar, Kolona e Pestë, kriminel në vendin tonë. Të tillët duhet dënuar me burgim të përjetshëm për keqpërdorim të detyrës në shtëpinë e Zotit. Tradhti ndaj Vendit, Krim kundër Pavarësisë dhe Sigurisë.

Shqipërisë natyrale i nevojitet një ide e shëndosh me prijës të shëndosh për të nxitur dhe përforcuar ndjenjat patriotike, atdhedashurinë, për ta frymëzuar Kombin në krijimin e një forme organizimi shoqëror që garanton obligimet dhe të drejtat e barabarta të çdo qytetari.

***

Liberalizmi evropian është mendim/veprim i papjekur dhe vetëflijim.

BE përpiqet për të zëvendësuar popullsinë e Evropës nëpërmjet emigracionit masiv nga bota e tretë.

Myslimanët e importuar e përmbysin, okupojnë dhe shkatërrojnë Evropën.

Nuk është më politikisht korrekte për të mbrojtur Vendin dhe Kufijtë, dhe kushdo që e bën atë mund të etiketohet si racist nga qeveritarët dhe gazetarët budallenj feministë të BE-së.

***

Përmbytjet shkatërruese nuk janë rezultat i derdhjes së  lumenjve të mëdha, por efekti përbashkët i rrëshqitjeve të tokës nga kodrat përreth.

Dhe, ne do ta ndalojmë përmbytjen e vendit dhe kombit nga bastardët.

Fjalët janë vajzat e tokës, por veprimet dhe ngjarjet janë bijtë e qiellit.



(Vota: 41 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: