Dy eurodeputetë në Vlorë për çështjen Çame
| E Merkure, 05.07.2017, 05:06 PM |

Në datën 02.07.2017 , në lokalin ” Barakuda “ pranë Petroliferës,Vlorë u mbajt konferenca për  çështjen Çame . Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoqata Demokratike “Çamëria”  me qëndër në  Holandë, dega Vlorë.

E veçanta ishte se në këtë veprimtari morën pjesë dhe dy eurodeputetë : Yerohen Gerk dhe Yohan Angelo Klarence.

Ata erdhën me misionin e fakte-mbedhësit për tragjedinë çame. U pritën me nderim e emocion nga pjesëmarrësit . Pas disa kumtesave të shkurtra informative erurodeputetët intervistuan  mbi 25 çamë e çame  të moshuar të mbijetuar nga genocidi grek ndaj popullsisë çame, në vitet 1914-1945. Rrëfimet rrënqethëse të çamëve të moshuar shkaktuan drithma e lotë te eurodeputetët.

Ata u habitën për kasaphanën që kishin bërë grekët ndaj çamëve. Ishte i paimagjinueshëm fakti i një të moshuari çam : Grekët i kishin pjekur e djegur në zjarr  fëmijën e tij! U dëgjuan dëshmi të  gjalla si : çarja e trupave të nënave shtatzëna (për të shfarosur ripërtëritjen e rracës shqiptare ) për të mos lindur më çamë.

Treguan  masakrat e grekërve ndaj çamëve rrugës për në Shqipëri… Një nënë kërkoi të hidhte në lumë fëmijën e vet ngaqë ai qante! …. e mund të vriteshin të gjithë prej grekërve! Prindërit e këtyre të mbijetuarve kishin marrë nga një grusht gurë nga vendlindjet e tyre. Këta gurë ruhen edhe sot në shtëpitë e çamëve .

-  Do t’i kthejmë këta gurë në vendlindjet tuaja! – tha njëri nga eurodeputetët.

Çamët u ngritën e, me lotë në sy,  përqafuan eurodeputetin. Vetë eurodeputetët thanë fjalët më prekëse dhe premtuan se do ta udhëheqin punën për rikthimin e çamëve në pronat e tyre. Në kumtesat që mbajtën zotërinjtë : Idajet  Jahaj , Rrustem   Geci , Bardhosh  Gace , Xhemil  Lato, Hajdar  Fejzullau ,  Hasie  Selishta (Kryeziu) ,  Tomorr  Lelo , etj…. falënderuan zotërinjtë eurodeputetë  duke i cilësuar  “ miq  të sinqertë të popullit shqiptar ”.

Gjithashtu veprimtari Rrustem  Geci  bëri një ekspoze për veprimtarinë e qeverisë çame dhe punën e jashtëzakonëshme të Kryeministrit z. Festim Lato.

  mbarim të këtij aktiviteti dy eurodeputetët shkuan  në Sarandë e  kaluan tej kufirit, në tokën çame,  ku filmuan hapësira e fshatra të braktisura nga shovenët.

Rrustem Geci

Idajet Jahaj



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: