Kalosh Çeliku: Përgjigje publike Gjenerales
| E Merkure, 05.07.2017, 07:03 PM |

PËRGJIGJE PUBLIKE GJENERALES

NË LUFTËN PAQËSORE - LIBI

NGA KALOSH ÇELIKU

Mesazhi i Gjenerales Paqësore:

MIRË TË MËPARSHME JU LUTEMI INFORMACIONET TUAJ ESHTE NEVOJSHME

Inbox

x


6:04 PM (2 hours ago)

 

to me


Translate message

Turn off for: Albanian

I dashur partner i dashur,

Ju kurrë nuk do ta kuptoni një person derisa të mos arsyetoni nga këndvështrimi i tij. Gjeta kontakte gjatë kohës që isha në kërkim të një personi të besueshëm në vendin tënd, mos harroni se kjo botë nuk është një fshat global, duke e ditur se kush është, kudo që ai nuk është një mister i gjatë kohët e fundit. Dashuria ose besimi është si ajri, kur e sheh atë që e ndjeni atë, besoj se ju veproni me vendim personal. Duke folur për familjen time, kjo është për të më kujtuar dhimbjen time të kaluar. Mungesa e anëtarit tim të familjes vdes gjatë sulmit të 11 shtatorit në tokën zemërore të Amerikës, e cila mori jetën e nënës sime, burrit tim dhe djalit tonë të vetëm. Tani është zhdukur, nuk mund të shkoj në detaje derisa të takojmë ballë për ballë. Kam ndërmend të jetoj një jetë të re në kulturën e re jashtë Amerikës. Dua të krijoj një familje të re. Dua të shkoj në një vend, ku askush nuk di për mua. Unë dua të jem i lirë nga lufta dhe krimet.

Ju e dini gjendjen time këtu, veçanërisht tani që po luftojmë kundër milicisë. Gjithmonë në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore. Unë vetëm përpiqem të gjej kohë dhe të shkruaj. Mos harroni se kjo është një mundësi unike për të dy ne që të jetojmë një jetë të mirë, mos lejoni që të kalojë. Ndaloni vonesën, edhe nëse duhet të marrësh këtë hap të guximshëm të jetës, jam shumë i sigurt se nuk do të pendohesh kur më njohësh.

Menjëherë ju merrni kutinë, menjëherë do të përfundoj misionin tim për t'u bashkuar me ju për një jetë dhe investim të ri.

Unë shoh se do të ishte më konstruktive për të zgjidhur problemin në çast pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Angazhimi përballë konfliktit prodhon karakter për fitore. Unë e di çmimin e suksesit: përkushtimin, punën e vështirë, dhe një përkushtim të palodhur ndaj gjërave që dëshironi të shihni të ndodhë. Merrni hapin e guximshëm, nuk keni kurrfarë frike. Kompania diplomatike ka imunitetin ligjor dhe diplomatik për të dorëzuar kutinë në adresën përfundimtare pa asnjë lloj ndalimi nga ndonjë organizatë e sigurisë.

Besojmë se është e mundur të zgjidhim problemin tonë. Gjërat e jashtëzakonshme ndodhin me besimtarin. Pra, besoj se përgjigja do të vijë. Do të ndodhë.

Pasuria e mirë fshihet nga errësira. Mbajeni shpirtrat tuaj. Gjëra të mira do të vijnë tek ju dhe ju do të vijnë për të mirë.

Kam shpenzuar tërë ditën dhe natën pa mëshirë. Hëngra bukën time në pikëllim, e kalova errësirën - disa orë duke qarë, dhe duke shikuar për të nesërmen. Lotët e mia të dhembjes bëjnë që organet e mia të qajnë. Por një gjë për të ardhmen është se duhet të vijë me siguri. Unë gjithmonë do të jem pranë jush deri në fund të kohës.

Betejat e jetës nuk shkojnë gjithmonë te njeriu më i fortë, më i shpejtë ose më i pasur; Por herët a vonë njeriu që fiton Është personi që mendon se mundet!

Unë dua të filloj një jetë të re në një kulturë të re me ju, dua gjithçka përsëri.

Unë pres për të dëgjuar nga ju me informacionin tuaj.

 

NUMRI I TELEFONIT,

 

EMRI I PLOTË, .................

 

CITY ...........................

 

COUNTRY .............

 

VJET .......................

 

SEX ...................

 

PROFESIONI ............

 

ADRESA E QENDRIMIT ose ZYRA ...

 

Pasi të keni marrë informacionin e mësipërm unë do të takohem me diplomatin brenda 72 orëve dhe do t'ju jap një fjalëkalim dhe një kod për të dërguar identifikimin e duhur diplomatik.

Kjo është e gjitha tani, unë pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Dashuria juaj e dashur

Susan.

 

E dashura Gjenerale Paqësore, Susan!

Vështirë e kam ta kuptoj si Poet Shqiptar, në Ditën e Sotshme për Nesër: Dhimbjen e juaj familjare. Edhe, atë: kur gjithë jetën jam i dalldisur pas Poezisë Erotike. Grave të mia “besnike”. Dhe, Policisë Letrare. Që, Ju kur i keni humbur tragjikisht tre anëtarë të familjes në ngjarjet e 11 shtatorit (2001), ” në tokën zemërore të Amerikës”, e cila mori jetën  e të dashurve Tuaj: nënën, burrin dhe djalin e vetëm. Vuajtjet e juaja të përditshme jetësore, rrezikun e Luftës për ta përballuar fatkeqsinë e tmerrshme njerëzore të atij viti famëkeq në kurriz të mbarë njerëzimit.

Edhe, Unë asaj kohe në jetë “paqe ” (“Parajsën Time të Dashurisë dhe Lirisë”) kam kaluar nëpër pusi e atentate të “shtetit  përbashkët” jugosllav: në Prishtinë e Shkup nga “miqtë” dhe Gratë e mia besnike. Partitë politike “demokraike”, që më kanë vënë pusi pas porte ose ferre. Shkrepin “nagëntin”. Shtatë plumba të m’i numërojnë në  ballë si shkrimtar rrebel “ i rrezikshëm - nacionalist” për Shtetin. Dhe, vrasin në mes të ditës Librat e mi artistik, në Shtetin e “përbashkët” të Policisë Letrare.

Nesër, të më shpallin edhe “tradhtar shqiptar”, qen endacak rruge në sokak. Ose, të më rrasin në burg si “irredentist” shqiptar. Dihet, nuk e kanë pasur vështirë dhe problem asaj kohe, mund të dilnin në pusi kur të donin në rrugë. Jo, vetëm natën, por edhe mesdite. Unë jam Shenja e tyre për qëllimin Kombëtar Shqiptar, Ditën e Re të një të Pasnësërme. Enesërmja, patjetër do ta flasë realitetin: Një Ditë të Madhe Historike.

Edhe, në atë Luftë të përgjakshme me penën time paqësore në dorë (jo me armë vdekjeprurëse)  në Fushën e Betejës, e kam humbur një Çetë kaçakësh dhe Grave të mia besnike: burgjeve, fushave e maleve, të të dashurve të mi rrugës për në Baba Tomorr (Shqipëri). Ndonjëri duke mos i duruar përndjekjet dhe presionet e papara policore deri më sot, bëri edhe vetëvrasje. Nuk do t’i përmendi emrat e tyre në këtë shkrim publicistik. Barrë mbi shpinë do t’ia lë Historisë Shqiptare. Jeta i ka këto të papritura Nesër, edhe një befasi “dashurie” pas ferre, ose një Kalë Troje pas porte. E sidomos, kur t’i rrëmben papritur më të dashurit e familjes: Miqtë e penës. Dhe, Gratë besnike.

Edhe mua në Jetë, gjatë kësaj rruge shkëmbore më ka marrë dhe më ka dhënë mjaftë plagë kjo jetë. Edhe libra, edhe Çmime letrare, edhe para trashëgimi nga Babai. Nuk kam nevojë dhe nuk më duhet kjo “ndihmesë humanitare”: “Kutia e juaj paqësore me 5.000.000 dollarë”?! Shkak, që Çmimin Tënd jetësor e kthej prapa, por jo edhe “Dashurinë Tënde si Gjenerale e krizës Luftës, në Libi për Ditën e Nesërme.

Megjithatë, njeriu është edhe më i fortë se guri, e thotë populli jo Unë, dhe i përballon disi këto fatkeqësi njerëzore dhe Natyrore, që e presin pas porte. Përmëtepër, karakteri im i shkrimtarit, autor i rreth 60 librave në poezi e prozë, i përkthyer në disa gjuhë të botës. Gjithë pasurinë e Babait e kam shkrirë në arsim e kulturë. Që, sotpërsot i kam humbur gati të gjitha pasuritë, përveç librave të mi që janë strurkur nëpër bibliotekat e Atdheut dhe Botë. Hë për hë, nuk kam pothuajse asgjë: as grua, as dashnore, as dashuri të Grave mia besnike, e as Shtet Etnik Shqiptar.

Dhe, po të mos i kisha Tre djemtë dhe lexuesit e mi besnik të Librave artistik, fatkeqësisht pa asnjë Cucë azgane, sot do të vdisja edhe për bukën e gojës. Tragjedi, të cilat me siguri i ke përballuar edhe Ti  në jetë si një Grua ushtarake. Edhe, atë: Gjenerale. Jeta është, edhe luftë. Hë për hë, Unë gjithë jetën bëj Luftë me Penën time me dy tyta.

Unë jam një poet i mallkuar nga sistemi komunist dhe i lumtur, i dënuar në jetë gati nga të gjithë “miqtë” dhe armiqtë. Miket e mia besnike dhe Shteti i “përbashkët i vëllazërim- bashkimit”. Shkak, që sot nuk mund ta lejoj edhe një Çmim tjetër Letrar  “luksoz”,  kaq madhështor para ikjes time si burrat në Shtëpinë e Përjetshme. Arën e Babait, rrëzë Çukës në Vendlindje.

Dhe, nuk është aq punë e lehtë me armët e Luftës në brez me dy kobure në Ditën e Sotshme Historike, të jetohet me një Poet disident, gjak i trashëguar shqiptar nga stërgjyshi Kaçak i maleve dhe Babai me armët nën struke me shekuj brez pas brezi.

Frikë kam se, nuk do të mundem t’ua këthej dashurinë e humbur dhe të dashurit e familjes: nënën, burrin dhe djalin e vetëm në jetë. Shkak, që nuk mund të hyj edhe në këtë rrezik “Luftë paqësore të Dashurisë”. Pastaj, nuk e di, sesa e doni Ju poezinë?! Dhe, mund të bëheni viktimë e poezisë sime të Dashurisë?! Edhe poezia është një Grua e prapë me teka të papritura marramendëse.

Zhan - Pol Sartër, e ka pasur lehtë ta kthejë prapa Çmimin Nobel, kur populli i tij ia ka paguar trefishin e parave të atij Çmimi. Unë, nuk e kam aq lehtë si shkrimtar shqiptar ta refuzoj “Çmimin Tuaj të Dashurisë” si ushtarake paqësore në krizën e Luftës si misionare, në Libi: 5.000.000 dollarë. Dhjetëfish më i madh  se Çmimi Nobel Ndërkombëtar. Dashurinë dhe Lirinë e humbur, që nuk blihet kurrë me para, kur shumë kolegë të mi e kanë marrë si shkrimtarë shqiptar me emërime të personaliteteve jo të arsimit dhe kulturës shqiptare. E kanë shitur veten edhe për më pak para, pa asnjë kusht kombëtar shqiptar. Përmëtepër, kur sot populli im shqiptar në botë nuk ka liri. Shtet Etnik Shqiptar, që të japë aq shumë para për  arsimin e kulturën shqiptare, edhe për Mua si shkrimtar disident edhe përtej varrit.

Edhe, e kuptoj dëshirën Tënde për një familje, Jetë të re. Ikje nga lufta dhe krimet. Investimi i juaj në vendin tim për Nesër, kur biznesi im kryesor, është Poezia. Një grua azgane, që vështirë lidhet me pranga në shtrat. Edhe, deri më sot: nuk e lidhi me zingjirë, as Krajl e as Mbret. Vështirë, se: mund ta lidhi Unë si Poet shqiptar.

E, si do ta lidhja Unë në shtrat një Gjenerale paqësore?! Ushtari thjeshtë me penën në brez me Dy tyta?! Poet  i armatosur vetëm me vargje erotike. Gjeneralen paqësore nëpër botë plotë dekorata lufte, të cilën nuk e kanë lidhur dot armët e zjarrit nëpër vatra krize në rrezik lufte, e do ta lidhja sot Unë si Poet Shqiptar me penën time artistike në dorë e krahut me Poezinë Erotike. Xheloze, që nuk duron tjetër Grua shemër në Shtëpi...

Përgëzime! Në fund, hë për hë sipas mundësive të mia si Poet, “armik i Shtetit përbashkët me vëllezërit”, të përshëndes edhe me një poezi:

 

SOT U ZGJOVA NË SHTRAT

ME NATËN

(Ëndrra e një nate para mesazhit fundit

të Gjenerales Paqësore, Susan).

 

Pak poetë e ngatërrojnë Ditën me Natën

E, Unë e  ngatërrova Ditën me Natën?!

U zgjova pasmesnate me Natën. E diel

E kisha kaluar të shtunën mes Mutit Madh.

Lakuriq, në një kabinë banjoje, në dy kate

Përpiqesha me ujë ta laj Veten nga Muti!

Telefoni celular mbi kokë ma bëri me dije:

Sot është e diel. Dita e djeshme iku në gjumë.

 

Askush, herët në mëngjes nuk kishte ardhë

Gaçi me bishtin mbi shpinë. As Djali Vogël.

E kishin parë me sy, se: jam harruar në gjumë

Përçudi, i kisha ngatërruar Ditën me Natën?!

 

Ditën e shtunë  e kalova fundekrye në gjumë

Ditën e diel, syhapur i zgjuar mes librave. Lugat.

Shenja çmendurie, do të thoshte Nëna ime Plakë

Imzot! E ngatërrova të Shtunën me të Dielën?!

 

Gjithë jetën kisha fjetur me Ditën mes Poezive

Sot, papritmas u zgjova në shtrat me Natën...

 

Shkup, 04.06.2017

 

P. S.

Mesazhi i Gjenerales Susan, është origjinali i përcjellur

përmes postës elektronike në E –mailin tim personal.

Nuk i ësht hequr asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë presje.

Edhe pse, ka mjaftë gabime teknike e gjuhësore...



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: