Dedë Preqi: Fol serbisht që të kuptojë bota
| E Hene, 03.07.2017, 08:37 PM |

«FOL NË GJUHËN SERBE TË KUPTOJË E GJITHË BOTA»

Nga Dedë Preqi

Në të vërtetë fryma urrejtëse e fjalëve të kryetarit të Serbisë, A.Vuçiq, ndaj  kryetarit të Kosovës, z. H.Thaçi, në « Dubrovnik Forrum» në Kraoci, drejtuar me fjalët «fol në gjuhën serbe të kuptojë e gjithë bota», nuk mund të jetë pjellë e momentit, por kjo gjuhë urrejtëse kundër shqiptarëve e ka gjënezën shumë të vjetër dhe aqë thellë, sa edhe krijimi i shtetit serb.

Kush do ta besonte se edhe Kosova një ditë do të bëhët pjesë e barabartë e shtetëve demokratike dhe do të përfaqësonte në Konferencat ndërkombëtare bashkë me shtetet e Evropës juglindore, por që edhe kjo ndodhi, me ç’rast dikujna nuk i konvenon, sidomos Serbisë, e cila pothuaj se ka mbetë gojëhapur, që orvatët të gjejë momentet për të  kafshuar, por për fat të keq dhëmbët iu kanë dëmtuar.

Jugoslavia e vjetër e kralëve serbomëdhenjë dhe kjo Serbia e re e kralëve të rinj, nuk kanë shumë dallime me njëra tjetrën kundër shqiptarëve, vetëm se këtyre të fundit, të cilët mendojnë me hangër me dy lugë, me njërën në «vegshin» e Evropës, kurse me tjetren anë në «kalanicën» e Rusisë të Putinit, por si duket nuk u ka mbetur gjë tjetër, vetëm sikur bishat e plagosura, që mundohen të bëjnë kafshimin  e fundit pas disfatës së humbur.

Dhe aktualisht, kur Kosova, përditë e më shumë mundohet të frymojë në rrjedhat e demokracisë dhe në integrimet evropiane, qëllimi i saj gjithnjë do të jetë paqësor, por kundër çdo politike që cënon lirinë e tyre, apo të kthejnë Kosovën në përiudhat e mëhershme. Mjerisht në agjendën e një shteti demokratik siq është Serbia, që edhe sot paraqet predentime dhe okupime teritoresh, si dhe robëri njerëzish, apo të trilloj gjëra të tilla, nuk jep të kuptojë se ka politikë serioze dhe fqinjësore.

Duke marrë parasysh se bota e qyterimit njerëzor do i rrënonte muret e ndarjeve raciste,  gjuhësore e fetare, duke ndërtuar ura të miqësisë në mes vendeve dhe popujve të ndryshëm, shteti i Serbisë ndaj fqinjëve të vet, sidomos ndaj shqiptarëve e mbështet të kundërtën e këtij parimi demokratik, e cila nuk lëshon rrugë proceseve demokratike dhe humane.

Dhe gjuha e vjetër shqipe, që e ka rrjedhën e saj nga ilirishtja, radhitet një ndër tri gjuhët më të vjetra të botës, e cila është praktikuar që nga kohët e lashta greke me burimin e saj nga gjuhët indoevropiane, me përdorimin e saj para epokës së re. Prandaj, kryetari i Serbisë, z.Vuçiq, preokopimet që ka në fushën e injorancës ndaj shqiptarëve, në fushën e gjuhëve duhet të jetë më i qartë se, në gjuhën serbe, nuk të kupton bota, nëse nuk e jep vlerësimin pozitiv të gjuhës dhe kulturës përkatëse edhe ndaj gjuhëve dhe popujve të tjerë.

Për fat të keq e të dhimbshëm, Serbinë dhe politikën e saj po e favorizojnë sot në këtë kohë njerëzit që i janë ngjitur politikës kosovare  pa vullnetin e popullit dhe ata të cilët janë të pa përgaditur që të zhvillojnë politikë adekuate dhe të mirëfilltë shtetërore. Prandaj, në këtë kohë moderne është e nevojshme që presidenti, apo kryeministri i një shteti të njoh edhe gjuhët e huaja, sidomos gjuhën angleze, si gjuhë e punës dhe jetës politike në Evropë dhe botë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: