Hazir Mehmeti: Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe
| E Diel, 02.07.2017, 11:13 AM |

Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe

Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë nga respekti për te para tij. Tallava, mendoj, është kanceri i muzikës popullore..

Intervistoi: Hazir Mehmeti, Vjenë

Si filluat këngën dhe kur?

Në radhë të parë faleminderit për intervistën. Së pari kisha dëshirë të dëgjoj e pastaj fillova të provoj të këndoj duke u frymëzuar nga këngëtarët e mëdhenj si Bajrush Doda, Augustin Ukaj. Andaj, si i vogël e fillova këngën përcjell me çifteli dhe gradualisht ta përmirësoj këndimin. Ndërsa para publikut kam filluar qysh ne moshë katërmbëdhjetëvjeçare  me këngën " Jam një djal kosovar” Me këngën time e cila u pëlqye nga dëgjuesit fillova aktivizimin në Shoqërinë e Këngëtarëve "AGIMI" e njohur në Gjakovë dhe më gjerë.

Cilët  janë përkrahësit tuaj dhe nga vjen fuqia e këngës suaj?

Të merresh me këndim kërkon edhe përkrahje nga më të afërmit tuaj, e ky ishte im at  i cili fillimisht ma bleu çiftelinë e parë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Mbështetje  të vazhdueshme pastaj kisha dhe kam nga familja ime e ngushtë. Veçan dua ta falënderoj bashkëshorten time. Mbi të gjitha është publiku të cilit ia dedikon këngën e ai ta rikthen shumëfish me duartrokitje të zjarrta. Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë para tij nga respekti për te.

Motivi i këngëve tuaja dhe ambientet e këngës suaj?

Këngët e dëshmorëve i këndoj veçanërisht me  emocione. Nuk përjashtohen as këngët popullore, të ahengjeve e të sofrës. Aty ku dëgjuesi është për ta ndier kënaqësinë e festës seti familjare apo kombëtare, jam unë. Ndërsa sa i përket skenës ,si në koncerte festive si ne ahengje te ndryshme familjare, dasma, fejesa, ditëlindje  e ndiej vetën shumë mirë.
 Si e vlerësoni ju këngën tallava dhe a do duhej kënduar?

Unë mendoje se tallava është kanceri i muzikës popullore .Fatkeqësisht në diasporë e adhurojnë Në disa raste për shkak të kërkesave jam i detyruar edhe vet të këndoj ndonjë këngë të tillë. Muzika e mirëfilltë popullore është larg më e fuqishme dhe duhet ruajtur me xhelozi.

Ju keni së fundi dhe një CD të re, a mund të na thoni diç konkrete rreth përmbajtës së saj?

CD-ja ime është e incizuar direkt, ndërsa 3 këngë nga kjo në tre studio të ndryshme në Prishtinë , Prizren dhe Shkup. Ka këngë me motive të ndryshme .Jam munduar CD-ja të  përshtatet për të gjitha moshat  dhe shijet e publikut duke filluar nga këngët patriotike ,folklorike, ritmike. Besoj se dëgjuesi do ta gjej veten, shijen e tij brenda këngëve të prezantuara tani në CD- e re.

Vendlindja, sa jeni pjesë e saj dhe si shprehet ajo në krijimtarinë  tuaj?

Marrëdhëniet  e mia me vendlindjen janë të shkëlqyera. Gjatë gjithë verës jam i angazhuar në ahengje familjare. Porosia ime për mërgimtarët është që të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqipe se përndryshe kultura e vlerat tona popullore e folklorike do te harrohen shpejt. Dua të përshëndes nga zemra publikun tim gjithandej, veçan në vendlindje.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: