Reshat Kripa: Një analizë e zgjedhjeve
| E Enjte, 29.06.2017, 05:54 PM |

Një analizë e zgjedhjeve

Nga Reshat Kripa

Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha:

- Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat? Seneka iu përgjigj:

- Hidhua fajin të krishterve.

Në atë kohë krishterimi kishte vetëm pak kohë që kishte lindur dhe Shën Pjetri ndodhej në Romë.

- Po, a do të më besojnë? – pyeti Neroni.\

- Populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret, - iu përgjigj Seneka.

Mendoj se kjo           sentencë e Senekës u realizua plotësisht në vendin tonë   me rezultatin e zgjedhjeve që sapo përfunduan. Populli u besoi gënjeshtrave të shumta të Edi Ramës se tani e tutje do të hanin “me lugë të florinjtë”, siç thoshin dikur ish komunistët. U besoi gënjeshtrave për qindramijrat që do të punësoheshin, për shërbimin shëndetësor falas, për heqjen e taksave për bisnesin e vogël, për legalizimin e banesave e të tjera, e të tjera që do t’u kryekan brenda një afati të shkurtër. I besoi politikës së drogës së përhapur në çdo skaj të vendit. I besoj trafikimit të saj në çdo skaj të botës. U përul përpara blerjes së votës për një thes mielli dhe për një shumë mizerabile të hollash që shpesh herë nuk i kalonte të pesëmijë lekët apo ndoshta edhe më pak. Populli u besoi këtyre prrallave ndaj i dha shumicën dërmuese prej 74 deputetë Partisë Socialiste, ndërsa Partisë Demokratike 43, Lëvizjes Socialiste për Integrim 19, Bashkimit Demokratik per Integrim  dhe Unitet 3 edhe Partsë Social-Demokrate, apo më mirë Tom Doshit, 3.           

Natyrisht një rezultat i tillë shokoi edhe ata parashikuesit më të aftë të rezultateve, Të tre forcat politike pretendonin me të madhe per fitoren. Madje kreu i socialistëve pretendonte per 71 mandate. Si ka mundësi që ai morri më tepër? Si ka mundësi që Shkodra që, për njëzetepesë vjet. ka qenë bastione e së djathtës të fitojë vetem 5 mandate, ndërsa partitë e majta, ajo Soaialiste, LSI dhe Social-Demokrate të rrëmbejnë 6 të tilla madje edhe në përqindjet e fituar për çdo parti PD-ja të fitojë me një diferencë fare të vogël ndaj socialistëve, në një kohë kur në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ato bashkiake më 2015 diferenca ishte shumë më e madhe? Si ka mundësi që Kavaja, djepi i demokracisë ia dha votat për deputet Partisë Socialiste, ndërsa në zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë fitoi kandidati demokrat?     

Pikërisht në këto pyetje duhet të vihet theksi i arsyeve të shkaqeve të mësipërme.      Le të fillojmë t’i analizojmë ato. Qysh me daljen e listave për kandidat për deputetë të PD-së, në skakierën e politikës së kësaj partie filluan të shfaqen thirrje histerike për dorëheqjen e menjëherëshme të drejtuesit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe këto thirrje nuk zhvilloheshin nga njerëz të zakonshëm por nga ata që me vite kishin qenë në krye të politikës së djathtë në rang kryetarësh  të Kuvendit të Shqipërisë apo minstrash të qeverisë demokratike dhe që mungonin në këto lista për disa arsye, të cilat unë nuk jam në gjenjde t’i gjykojë,  .     

Dua t’i pyes këta individë:

Si mendoni ju të nderuar, a mund të jap dorëheqjen kryetari i nje partie pesëmbëdhjetë apo njëzetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve? A mund të  mendoni   kryetari  i  ri  për  një kohë kaq të shkurtër do ta çonte partinë në fitore? Një thirrje e  gabuar  e  bërë    një   kohë të gabuar.

Unë nuk e besoj dhe mendoj se edhe shumica e demokratëve do të kenë të njejtin mendim. Atëherë përse? Përse militantët e kurdisur prej jush filluan të  bëjnë një fushatë te egër kundra drejtuesit të Partisë Demokratike, ndoshta më të egër se dhe ajo e kundërshtarëve politikë. Ishte pikërisht kjo një nga arsyet që çoi në humbjen e thellë të Partisë Demokratike,        Këtij korit tuaj më vonë iu bashkuan edhe zëra të tjerë që arritën kulmin, me përfundimin e zgjedhjeve, kur dolën edhe me të ashtuquajtura peticione të hapura ku vazhdonin të kërkonin dorëheqjen e tij dhe duke ia ngarkuar atij të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Po ju të dashur kundërshtarë të Lulzim Bashës, a nuk poaskeni patur asnjë lloj përgjegjësie në këtë humbje? A nuk keni gabuar edhe juve ne karrieren e gjate politike?

Le të përqëndrohemi në disat të dhëna të nxjerra edhe nga e kaluara kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Po  marr  dy  raste . I pari është për ish-Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte viti 2012. Tre figura të shquara të të përndjekurve  politikë, Bardha  Gjonmarkaj, vajza e kapedanit të Mirditës,  dy herë e dënuar politike dhe pjesën tjetër të periudhës totalitare e internuar nëpër kampet e errëta të komunizmit, Abdyl Kërluku i dënuar për qëndrimin e tij antikomunist nga regjimi totalitar, i ridënuar përsëri për tentativë arratisje nga kampi i punës së detyruar nëpërmjet një tuneli që kishin gërmuar fshehurazi dhe qëndrestari i orëve të para të rezistencës antikomuniste, nismëtari i shoqatës tonë burri i urtë dhe i shquar, Faik Selenica, kishin ndërruar jetë. Të tre ishin të moshës mbi 85 vjeç. Por nuk ishin vetëm këta.

Lidhur me sa më sipër shoqata e jonë i propozoi Qeverisë Shqipatre një projekt-ligj për këtë çështje dhe për disa të tjera dhe qeveria e dërgoi atë në Kuvend. Çfarë përmbante ky projekt ligj:

1. Shpërblimin financiar  me  një   këst    vetëm    atyre që kanë mbushur moshën 85 vjeç.                                                                                                                                                2. Shpërblimin     financiar          atyre        në dëshminë  e dënimit politik kanë edhe  nenin    i konsideronte veprimet e tyre terroriste.                                                                  3. Ndryshimin  e  afatit     periudhës    vrasjes  pa   gjyq   nga   30  nëntori  1944,  deri në  25  tetor 1944.                                                                                                              4. Zgjatjen e afatit    dorëzimit të   kërkesave që   kishte  përfunduar    30  qershor 2009 deri më 31 dhjetor 2013.

Projekt ligji kaloi për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë të cilët e miratuan madje  duke ndryshuar moshën nga 85 vjeç në 75 dhe ia kaloi seancës plenare por, çuditërisht, megjithëse kaloi më shumë se një vit ky projekt-ligj nuk kaloi në seancë dhe praktikisht nuk u miratua.

Moszbatimi i këtij ligji u shfrytëzua nga Edi Rama, i cili kur miratohej ligji e dënshpërblimit të të përndjekurve politikë i nxorri deputetët nga salla, ndërsa tani kur mori pushtetin  filloi zbatimin e tij dhe të këtij projekt-ligji duke menduar se me këto do  të mashtronte të përndjekurit politikë. Këtë armë në dorë ia dhuruat pikërisht ju që jeni vetë një anëtare e kësaj shtrese dhe duhej të miratonit çdo projekt-ligj që paraqitej për ta. Por ju nuk i bëtë..

Rasti i dytë për ish-ministrin Arben Imami. A nuk ishit ju që braktisët Partinë Demokratike qysh në vitin 1992 duke formuar të ashtuquajturën Aleanca Demokratike që në vitin 1997 u lidh me Partinë Socialiste dhe bandat rebele, madje ju u veshët edhe gjeneral. A nuk ishit ju që u emëruat dy herë ministër në qeveritë sosialiste pas vitit 1997? Me këto të dhëna mendoj se ishte e prapanueshme që Qeveria  Demokratike e riverndosur në vitin 2005 t’ju emëronte përsëri ministër por, për fat të keq kjo ndodhi dhe tani pretendoni se qenkeni një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Përmenda   këto   dy   raste   pasi   janë   flagrantet .por  jo   pak  flagrante  dhe luftënxitëse janë thirrjet e disa personaliteteve të tjera të  Partisë  Demokratike.   lejoni  t’i citoj:

Genc Ruli:

“ U them atyre që ende e duan PD-në dhe që ende ju duhet PD-ja,nëqoftese ai nuk jep dorëheqjen deri nesër, atëherë shkoni te selia e PD-së dhe dëbojeni atë, gruan dhe kunatin, ashti siç dëboi Jezusi tregëtarët nga tempulli”.

Jozefina Topalli

“Në këto kushte,nëse Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin në dorë me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-së demokratëve”

Besnik Mustafaj

Unë  nuk  kam  besim  se  Basha   pa   një  presion   fortë do  ta  pranonte  këtë  lloj

procesi. Basha nuk është njeri autokritik, pasi ka pasur shumë raste që duhet në këto katër vite të ishte vetëkorigjuar dhe nuk e ka bërë. Nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e bëra”

Arben Imami

“Kreyetari i PD-së, me gjithe respektin për personalitetitn e tij,duhet të largohet nga posti i kryetarit të partisë. Unë jam me këtë deklaratë: Nëse zoti Basha do ta uzurponte atë vend,sigurisht që do të ketë reagim. Kjo është e kuptueshme.

A janë thirrje të një intelektuali demokrat këto? A nuk janë në kundërshtim me statutin e Partisë Demokratike thirrje të tilla histerike? Në cilën pikë të tij thuhet se kryetari mund të shkarkohet me revolta apo thirrje historike. Më e madhe kjo bëhet kur këtë e bëjnë ish-krerë të kësaj parite. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq.

Përse ndodh kjo? Më vjen keq ta them por shqiptari ka brenda vetes së tij nje gen të keq që i ngjallë cmirën për këdo që ngrihet mbi veten e tij. Ja një anekdotë tjetër e lidhur me këtë temë:

“ Tre vëllezër iu drejtuan Perëndisë për t’iu dhuruar diçkja që do t’i ndihmonte të jetonin normalisht. Zoti i pyeti të tre, sipas moshës, se çfarë kërkonin.

I pari tha:

Dua një shtëpi të bukur me një kopësht ku të lulëzojnë të gjitha llojet e luleve.

I dyti ,:

Dua një arë të madhe ku të mbjellë të gjitha bimët që ndodhen në botë.

Ndërsa i treti:

Unë nuk dua asgjë por ju lutem ua hiqni edhe atyre ato që kërkuan.”

Ky ishte ai geni i keq që e vuri kundër edhe  dy  vëllezërve    tij. Pikërisht  këtë duan

të bëjnë këta bandillë me kryetarin që vetë e zgjodhën  para katër viteve.

Lidhur me sa përmenda më sipër ndoshta edhe unë do të doja që Basha të jepte dorëheqjen por jo si pasojë e ultimatumëve nga indivinë apo grupe të ndryshme. Moszgjedhja e tij mund të bëhet vetëm me anën e zgjedhjeve, vetëm me anën e votës së lirë. Një praktike të tillë i duhet dhënë fund në rast se nuk duam të shkatërojmë partinë tonë të ngritur me aq mund.

Së fundi edhge vetë  Basha iu përgjigj këtyre thirrjeve histerike. Ja çfarë tha ai:

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin.Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundra sapo humbën kolltuket Sa kam gabuar dhe ku kam, gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë demokratieke”

Ndërsa më poshtë vijon:

Kam vendosur të ngrij të  gjitha  funksionet e  mia   organizative  si  kryetar  i  Partisë Demokratike dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit “ Një anëtar, një votë”.

Oraganizimi i zgjedhjes së kryetarit të tij ka filluar, dy nënkryetarët dhe sekretari kanë hartuar programin përkatës. Po ngrihen komisionet dhe më datën 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin.

Le të heqim dorë nga mënyrat përçarëse dhe le të bashkohemi për një proces demokrati. dhe europian, përndryshe duhet të mbajmë përgjegjësinë për shkatëtërimin e partisë që shembi e para regjimin totalitar komunist dhe vendosi sistemin demokratik.. Ndaj të bashkuar le të ecim gjithmone përpara për një shqipëri demokratike. Le të paraqesi kushdo kandidaturën e tij dhe ai që do të fitojë le të drejtojë Partinë Demokratike drejt së ardhmes.

Së fundi, më lejoni ta mbyll këtë analizë me meszhin e dhënë nga lideri historik i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, i cili ta;

Gjykoj se është detyrim ligjor dhe moral i çdo anëtari apo drejtuesi të PD-së të kontriboajë në integritetin, transparencën, besueshmërinë e këti procesi në luajalitet të plotë të vlerave dhe rregullave demokratike që ndajmë njeri me tjetrin! Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë. Ajo kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes, as edhe përjashtimit. Unë kam besimin më të thellë se ne kemi vullnetin e hekurt që të bashkuar  të kryejmë me sukses të plote ringritjen e fuqishme të Partisë Demokratike që presin sot me padurim anëtarët, mbështetësit tanë, pret e djathta shqiptare dhe miqtë tanë në mbarë Europën dhe botën’

Çdo fjalë tjerët është e tepërt.

*Anëtar i  Kryesisë së Degës së Tiranës

së Shoqatës Antikomunsite të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: