Asllan Dibrani: Letër drejtuar ish të burgosurëve politik
| E Diel, 25.06.2017, 10:22 AM |

Letër e hapur drejtuar ish të burgosurëve politik, po edhe Ramush Haradinajt,Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt!

Nga Asllan Dibrani

Duke u mbështetur në  situatën e rënd ekonomike , politike dhe kulturore  në atdheun tonë me  një gjendje të keqe dhe të pa shpresë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha ka  treguar paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaj qeveritar  në krye me Isa Mustafen, me ish zotin Thaqi dhe të tjerë. Ta kujtojmë të  kaluarën e hidhur  dhe paralizimin e  institucioneve,po thuajse jo funksionale e  të gjitha strukturat e tij!?..

Kjo gjendje e gjeti popullin shqiptar  në Kosovë  edhe gjatë  zgjedhjeve të parakohshme ,nga të cilat, këto zgjedhje dolën me rezultate  jo fitimtare që të formojnë  qeverinë! Zgjedhjet e 11 qershorit sollën ndryshime të theksuara në skenën politike të Kosovës. Partinë Demokratike e Kosovës, me koalicionin e  mbi dhjetë subjekteve tjera politike mezi doli në 34 %. Në anën tjetër LDK-ja bashkë me AKR-në Alternativën dhe disa tjera   fituan vetëm  25% , nga e cila Lëvizja Vetëvendosje  garoi e vetme në këto zgjedhje,por u radhit e para  si partia më e madhe  me 27%,prandaj  i takon edhe ta themeloj qeverinë e ardhshme.

Vendi është në përpjekjet e  tranzicionit për në Bashkimin Evropian, dhe përfitimin e vizave qe të jetë i lirë për qarkullim.

Grupe intelektualësh  pran  seancave gjyqësore  ne dënime marramendëse

-Në saje të kësaj   gjendje aktuale  me lejoni tu drejtohem me letër të hapur të gjithë ish të burgosurve politik  ,po me theks të veçantë Ramush Haradinajt ,Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt që ta mbështetni dhe ti  bashkoheni  zotit Albin Kurtiti për ta themeluar qeverinë e ardhshme:

Mos rrini si spektator duke e vrojtuar nga larg zjarrin qe po vjen, zjarr që do ti djeg edhe për disa vite ëndrrat e shqiptareve dhe eliminimin e Kosovës nga kapja e shtetit !

Edhe unë isha viktimë e terrori  dhe  ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për “Republikën e Kosovës së Pavarur! Vendosa të ju drejtohem të gjithëve ish të burgosurve politik dhe ju bëje thirrje që mos të refuzoni,sabotoni dhe  injoroni njeriun e sakrificave për pavarësinë e Kosovës me programin e tij  nën kuadrin e  Lëvizjes së Vetëvendosjes, duke  e parë se ma në fund edhe populli u ngop me  ish qeveritë fantazma dhe fatkeqe të Kosovës.

Mos rrini si spektator duke e vrojtuar nga larg zjarrin qe po vjen, zjarr që do ti djeg edhe për disa vite ëndrrat e shqiptareve dhe eliminimin e Kosovës nga kapja e shtetit ,abuzimeve  ndëshkimeve qe i bënë vet  politikanët  shqiptar  Kosovës!!!

Veni gishtin në kokë dhe rikujtoni të madhin Ukshin Hotin i zhdukur  nga terrori serb, paramendoni se çdo njeri kemi mundur të jemi në vendin  e Ukshin Hotit prandaj rreshtonu në të mirën e atdheut  rrini në shërbimin e tij deri në vdekje!

Nuk mund të heshtni apo të refuzoni obligimet  e juaja ndaj atdheut edhe kësaj here, se ne ishim të parët qe sinjalizuam dhe vepruam kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën, me burgje,sakrifica deri ne vetmonim për hir të idealeve tona!

Ju drejtohem disave ish të burgosurve politik  qe jeni bërë  bashkëveprues  dhe shërbëtor në disa parti politike duke e harruar idealin se për çka ishim në burgje!!!Nuk  mund të imagjinohet  e të pini kafen   e mëngjesit të qetë apo te vazhdoni luksin  e përfituar nga njerëzit kriminel,vrastar dhe keqpërdorues të vlerave tona kombëtare?.Ju jeni duke e ndjekur avazin e vjetër në dëmin e popullit, duke rënë viktimë e kriminalitetetit dhe degradimit duke  i shtuar dukuritë e  varfërisë ,skamjes ,pasigurisë dhe rrezikimin e sovranitetit të Kosovës nga armiqtë shekullor, duke e  cenuar edhe ma tutje rrudhjen dhe zvogëlimin  e Kosovës!!!
Me lejoni t’ju drejtohem  me këtë letër të hapur dhe t’ju rikujtoj zërin, si ish i  burgosur politik  duke reaguar në emrin tim. I nderuari zoti, Ramush Haradinaj,Fatmir Limajt dhe Jakup  Krasniqi, po e shkruaj këtë letër nga një përjetim i rëndë shokues ,shqetësues  dhe i revoltuar nga gabimi i juaj në përforcimin e mihjes së varrit Kosovës  me vetëdije apo pa të!!! Vet bashkimi me PDK e dëshmon një gjë te tillë,qe deri dje u vratë ,malltertuat dhe derdhët gjakun neper kazametet e Serbisë, rrugëve të Prishtinës duke e mbrojtur Kosovën nga bashkëpunëtoret e skenarit të dirigjuar nga Serbia !!!

Prandaj përgëzoj takimet dhe përpjekjet e zotit Albin Kurtit për thirrjen  e krijimit të qeverisë dhe krijimit të unitetit. Mos rrini si spektator duke e vrojtuar nga larg zjarrin qe po vjen, zjarr që do ti djeg edhe për disa vite ëndrrat e shqiptareve dhe eliminimin e Kosovës nga kapja e shtetit ,Prandaj mos hezitoni ,por bashkohuni  sa nuk keni marr ndonjë epitet tradhtie  në të ardhmen nga populli shqiptar?

-Zgjedhjet në Kosovë  dhanë shumë mirë prova që populli nuk donë të rrinë i kriminalizuar ma, por donë ndryshime dhe progres për interesin e shtet-ndërtimit në Kosovë. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një qëndrim të qartë në programin elektoral pa lojalitetet sikurse vepruat ju zoti Ramush Haradinaj,Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi dhe disa ish te burgosur politik qe u bëtë  vegël  e së keqes e  që rastësia i gjeti nën grilat e burgjeve serbo-jugosllave!?:

Ju  ftoj qe ti bashkoheni Lëvizjes Vetëvendosje    krye me zotin Albin Kurtin  si kryeministër të Kosovës!

Koha nuk pret  për ju prandaj, ju  ftoj qe ti bashkoheni Lëvizjes Vetëvendosje    krye me zotin Albin Kurtin  si kryeministër të Kosovës, qe është garancia më e mirë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Na kuptoni zoti Haradinaj,Limaj dhe Krasniqi se pikërisht si pasoj e këtyre malverzimeve dhe lojalitetit  tuaj ,jeni ndëshkuar me votat  nga populli ynë në këto zgjedhje të 11 qershorit 2017.

Jam i shqetësuar  shumë me ju zoti Haradinaj, Limaj dhe Krasniqi  as që mundem të paramendoj, se si ratë aq poshtë  me një karrierë të shkëlqyeshme  si luftëtar,ish të burgosur politik  qe dëshmuat vlerat në UÇK-së, deri në Hage me luftën e drejt kundër Serbisë!. Ratë viktimë e kapadainjve gangsterëve politik përfitues  se kapitalit në kurrizin e popullit qe e kapen shtetin me shumë vite. Ju të nderuar  me veprat e pa matura sikur, po bëheni argat  i së keqes për ta humbur karrierën  tuaj,dhe  shembeni vlerat e juaj pjesë e sakrificave tona, që mase miri e dimë, ne  ish të  burgosurit politik që  u dergjem  nëpër  burgjet serbo-jugosllave.

Mos u bëni vegël e partive të pa vizion ,pa projekte ,pa ide prandaj është arsyeja që ti   bashkoheni Albin Kuriti, ish i burgosur politik  nga ish pushtuesit jugoslavo-serb dhe nga bandat qeverisëse që ishin në skenë deri me tash!!!

Tash kur edhe vet, po e kuptoni ,se keni  rënë në kurthin e intrigantëve,mashtrimeve ashtu disa herë, e keni  edhe një shans- mundësi të hapur që ta  shpëtoni Kosovën dhe  veten tuaj!Kosova ka nevojë për ndryshime me projekte ekonomike politike ,shkencore dhe teknologjike siç propozon  i zotit Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja.

-Kosova ka nevojë të bisedoj më Serbinë e barabartë e jo  nen diktatin e Beogradit  sipasdirigjimeve te Beogradi.

-Kosova a ka mundësi ti ndal artikujt e Serbisë me kusht reciproke duke hap fabrika në Kosovë dhe ti prodhojmë vet artikujt tanë për nevojat e popullit ,kushte ka, kapacitete ka ,mos e injoroni investitorin shqiptar  për interesa të  një Ramiz Kelmendit  matrapaz tregtar qe i sjell Kosovës edhe miell pa afate e për shtazë nga Serbja !Prandaj koha është të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një, siç ishim të pa thyeshëm në burgjet ish jugosllave!Të bashkuar do të jemi më të fortë ,prandaj  bashkohuni me Albin Kurtin!

Letër e hapur nga Asllan Dibrani ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve  Shqiptar në Gjermani,publicist,piktor dhe përfaqësues i mediave për  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar  si dhe një veprimtar shume vjeçar në shërbim të atdheut.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: