Faton Mehmeti: Kosova, njerka e përrallave
| E Diel, 25.06.2017, 11:08 AM |

Kosova, njerka e përrallave

Nga Faton Mehmeti

Vitëve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme te Europës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod ( në heshtje ) të tillë po kalon edhe Kosova. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje

Arsyjet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin se pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizavate ndëkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh  i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme. Pastaj shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim vizave etj, të cilat ishin veç premtime boshe.Ata premtuan 300 mijë vende pune, në këtë mënyrë shqiptarët humbën besimin tek politika.Kosova është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Europë. Në kontaktet e përditshme me njerëz vërehet pesimizmi I tyre për ditë të mira , papunësi dhe varfëri e madhe, pastaj mungesë drejtësie etj., të cilat nxitën nga keqqeverisjet e deritashme dhe mugnesa e besimit për të ardhmen.

Derisa qeveritarët te cilët janë të dyshuar por madje edhe të akuzuar për vënien e një pasurie marramendëse nëpërmjet korrupsionit dhe posteve publike që mbajnë aktualisht dhe në te shkuarën,nuk u dënua deri me sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë padrejtësive. Shqiptarë janë të bindur për korrupsionin aktiv dhe pasiv të këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që mbesin pa u ndëshkuar, asnjeri nga këta nuk mban përgjegjësi ligjore, po ashtu nuk mundem të mos përmend faktin që një pjesë e madhe e sistemit të drejtësisë shqiptare është e korruptuar dhe të drejtë ka kush është në pushtet, kush ka para dhe kush ka lidhje të fuqishme me shtetin, botën e krimit.

Kosova ka prodhuar politikanë të cilët për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur sa më gjatë atë, një politikani i duhet të gënjejë në mënyrë të vazhdueshme lidhur me qëllimet e tij ose si të thuash duhet të manovrojë t’i ngatërrojë kundërshtarët në qëllimet e veta dhe shpesh duhet të tregojë një kinse fytyrë tjetër, nga ajo që njerëzve u duhet ta pranojnë. Politikanët shqiptarë në Kosovë përsërisin të njëjtat gënjeshtra, besojnë se ashtu të ripaketuara më bukur, ato nuk janë më si më parë, kurse njerëzit të mësuar me to, e kanë të nevojshme t’i dëgjojnë. Madje, sociologët mendojnë se politikanët gënjejnë edhe ngaqë, duke gënjyer vazhdimisht, ata fillojnë t’u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, të cilat përpiqen t’ua rifalin qytetarëve për të vërteta. Politika është kthyer krejtësisht në biznes, vetëm jo në shërbim të popullit, por të një klani oligarkësh të familjes në pushtet. Shqiptarëve u ka humbur i gjithë besimi te politikanët. Ndaj besojnë vetëm në humbjen e tyre. Kjo është edhe arsyeja që të gjithë ia kanë mësyrë largimit në emigracion. Ku të mundin, vetëm të largohen larg Kosovës,për një jetë më të mire për ata dhe fëmijtë e tyre, Kosova nuk  kujdes për qytetarët e saj si nënë por si njerkë. Si ato njerkat e përrallave,  ku me detyrim I largon nga shtëpia fëmijët e burrit.

Politika ka thelluar mosbesimin ndaj qytetarëve të vet, ajo me arrogancën e saj ka krijuar trendin e  ashpërsimit të ndasive. Keqqeevrisjet e deritashme  janë ardhur si pasojë  e kapje së shteti nga të paaftit, hajdutët dhe mafia. E keqja nuk mbaron me kaq, pasi shpresat për të ardhmën nuk ekzistojnë fare, drita në fund të tunelit është ende e largët. Siç po shkojnë gjërat ju  shqiptarët e Kosovës do kenë arsye edhe më shumë për të ikur ashtu siç kam ikur unë dhe ata që po bëhen gati të ikin.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: