Gani Mehmetaj: Mjerë 'qytetaria' dardane e iftarit
| E Diel, 25.06.2017, 12:28 PM |

Mjerë "qytetaria" dardane e iftarit dhe e çajit të rusit

Me tmerron ajo që më shohin sytë jo vetëm në ish qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para tridhjetë vjetësh, po degradon në "qytetari" anadollake të kohës së Baba dovletit dhe në mendësi beduinësh.

Nga Gani MEHMETAJ

Kuzhinat kolektive ruso-islamike

Kuzhinat kolektive ruse-sovjetike kanë mbizotëruar nga Vladivostoku në Lindjen e largët, nëpër Moskë, Varshavë, Budapest, Beograd, Tiranë deri në Vlorën e Ismajl Qemalit. Udarnikat (sulmuesit), pasi bënin punën kolektive shpërbleheshin me darkë kolektive, ku mbizotëronin burrat e djersirë e të palarë. Atëbotë të gjitha shtetet komuniste donin t'u ngjasonin rusëve, sepse rusët e përhapën komunizmin.

Kuzhinat kolektive ruso-sovjetike u zëvendësuan me kuzhinat kolektive beduino-islamike. Mendësia e kolektivizmit a tufëzimit të burrave ruso-sovjetik (në traditën e mendësinë shqiptare kishte vetëm tufëzim delesh), u zëvendësua më tufëzimin e ideologjisë beduino- islamike. Një pjesë e "qytetarisë" dardane duan të imitojnë beduinët mu si dikur që imitonin ruso-sovjetikët. Beduinët përhapës të islamit u bën model jetese, që është degradimi i frikshëm, kthim 1300 vjet prapa.

Udarnikat e tipit të Stahanovit a Zhelezovit, u zëvendësuan me agjëruesit e tipit të Ramadanit e Abdylmenafit, që kundërmojnë djersë e gazra nga, të cilëve shoqatat anadollake e beduinësh ua shtrojnë një darkë (ifatar) të bollshme, sepse agjëruan- sakrifikuan për islamin. Dhjetë apo njëzetë vjet më parë shqiptarët e Dardanisë nuk e kishin idenë se si bëjnë iftar beduinët, ndërsa sot i imitojnë si majmuni.

Mjafton ta kesh një kryetar komune të korruptuar nga mafia myslimane, mjafton ta kesh një kryeministër të kapur nga një shtet i fuqishëm islamik dhe kuzhinat kolektive e faljet kolektive në sheshe kryeqytetesh e tronditin botën.

Degradimi i frikshëm

Me tmerroi ajo që më shohin sytë në qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para njëzet vjetësh, po degradon në "qytetari" anadollake të kohës së Baba dovletit. Te jesh qytetar nënkupton, kulturë, arsimim, traditë qytetare e atdhetarie, por nuk nënkupton të lindesh në qytet pa identitet kombëtar dhe të imitosh si majmuni ish-pushtuesin turk e traditën arabe. Ata që dikur e imitonin majmunçe serbo- jugosllavët, sot më të njëjtin servilizëm imitojnë mendësinë beduine. Mjerë qytetaria jonë, që ka mbet në iftare e në çaj rusi.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: