Hilmi Saraçi: Si do ta formojë qeverinë Ramush Haradinaj?
| E Shtune, 24.06.2017, 05:01 PM |

Si do ta formoj qeverinë mandatari Ramush Haradinaj?

Nga Hilmi Saraçi

Zgjedhjet e 11 qershorit (2017) treguan se ka ardhur koha që të ndryshojnë rrjedhat institucionale të pushtetit në Qeverin e Kosovës dhe më gjerë: për një jetë më të mirë  për qytetarin në të ardhmen, sepse gjatë kësaj periudhe kohore disa vjeçare  ka pasur mjaft mangësi dhe dobësi në qeverisje,sidomos në dialogun me Serbinë, prandaj qytetari ka votuar për ndryshime që këto mangësi dhe dobësi të evitohen kësaj radhe në këto zgjedhje dhe të fillojë  një jetë më e mirë në të ardhmen. Mirëpo edhe pse zgjedhjet kaluan pa ndonjë problem të dalluar kualicionet ndërpartiake treguan  dhe po tregojnë se ka mjaft hapsirë për të diskutuar për  arritjen e rezultateve zgjedhore nga kualicionet e subjekteve politike, për të sqaruar se kush ishte humbës dhe kush fitues në këto zgjedhjedhe kush ka të drejtë në formimin e qeverisë. Kjo u pa se qytetari kësaj radhe sikur ndeshkoi subjektet politike që deri me tani e kishin pushtetin në dorë, duke mos dhënë votën atyre partive që punuan për interesat e veta  personale dhe në dëm të Kosovës, duke  lënë anash qytetarin dhe jetën e tij.Në këtë fushë nuk doli rezultati ashtu siq kishin menduar disa parti që u angazhuan për rrëzimin e qeverisë,respektivisht PD  (PAN) e cila në këto zgjedhje në kualicion humbi disa deputetë, ndersa VV gati dyfoshoi numrin e deputetëve dhe si e dytë në këto zgjedhje është në radhë për ta formuar qeverinë në kualicion me të tjerët, sidomos me LAA  nësë PAN dështon në formimin e qeverisë.Mirëpo për të arritur në formimin e qeverisë me shumicën e nevojshme të votave për parlamentin dhe qeverin e Kosovës ka pasur përpjekje gjatë votimeve dhe ka gjasa tani gjatë rinumërimit të fletevotimeve nga disa qendrae votuese për manipulime, sidomos nga PAN në krye me Ramush Haradinaj i cili ka një ambicje dhe vullnet të madh për postin e kryeministrit pa mënduar mirë rrjedhat dhe pasojat nga manipulimet ,edhe se  mëndoj se ka mjaft merita për formimin e qeverisë. Kështu tani kemi shumë mendime dhe përpjekje për të siguruar votat që janë të nevojshme  61. Kualicioni PAN doli e para me 39 deputetë,por që do të thot se nuk ka vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë . Prandaj janë duke u bërë përpjekje për të gjetur një mundësi me cdo kusht për formimin e qeverisë. Për këtë Z. Haradinaj është i bindur se do ta formoj qeverinë. VV si e dyta gjithashto është duke u përpjekur për ta formuar qeverinë me kualicionin LAA, duke besua se PAN nuk do të ket mundësi për formimin e qeverisë,sepse VV dhe LAA janë deklaruar se nuk bëjnë kualicion me PAN-in. Por këtu duhet të sqarohen disa ceshtje sidomos kur është fjala për kualicioni VV-LAA dhe ndarjen e pushtetit , sidomos  për postin e  kryeministrin, sepse VV është këmbënkulës për Albin Kurtin kryeministër, ndërsa LAA për Avdullah Hotin.Mirëpo edhe unë mendoj nese kishte për të ardhur deri të kualicioni VV –LAA kryministër do të ishte mirë të zgjidhet Avdullah Hoti.

Lista serbe gjithnjë problematike në Qeverinë e Kosovës

Tani janë duke u rinumëruar kutit nga disa vendvotime , si duket me qellim që të sigurohen , të pakten edhe tre deputet në favor të PAN-it.Kështu matematika do të tregojëë se PAN tani nga 39 deputet plus 2o nga minoritetet gjithsejt 59, duke menduar se nga këto rinomërime do të dalin më së paku edhe tre deputet  që do të thotë gjithsejt 61 deputet për ta formuar qeverinë. Mandej mendohet se nga ndonjë subjekt politik do të dalë ndonjë deputet dhe do t’i bashkohet  PAN-it.Kjo nuk ka gjasa serioze që të ndodhë. Mirpo këtu do të ket problem me Listën serbe e cila do të krijojë telashe në qeverin e mandatorit Ramush Haradinaj, duke kërkuar vende kyqe në qeverisje. Kam frigë se Haradinaj (kualicioni PAN) dotë bëj lëshime dhe do të pranoj disa kërkesa të Listës serbe në dëm të Qeverinë se Kosovës. Prandaj formimi i Qeverisë me ndihmën e Listës serbe jo vetëm që do t’i shkaktojë telashe instucionëve shtetrore të Kosovës, parlamentit dhe qeverisë, por edhe Ramush Haradinajt si kryministër,si luftëtar dhe komandant i njohur në luftën kundër Serbisë  . Haradinaj gëzon një respekt dhe autoritet të lartë në popullatën shqiptare dhe më gjerë, prandaj si personalitet me renome dhe atdhetar do të humb nese bënë pazare me Listën serbe për formimin e qeverisë. Prandaj më mirë kishte për të qenë me dalë në opozitë se sa ta formojë qeverinë me ndihmen e Listës serbe…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: