Kalosh Çeliku: Kalorësit e arratisur
| E Shtune, 24.06.2017, 02:56 PM |

KALORËSIT E ARRATISUR ME INICIATIVA TË “VËLLAZËRIM-BASHKIMIT”

NGA KALOSH ÇRLIKU

Iniciativa e Shoqatës të Shkrimtarëve në IRJ të Maqedonisë për plan-programet dhe lektyrat shkollore, është për t’u përshëndetur si një zgjidhje afatgjate për kët problem arsimor që zvarritet me vite. Vetëmse, së pari “vëllezërit” neokomunist duhet ta hudhin nga krahët atë ferexhenë e zezë me arna të “vëllazërim-bashkimit”,  sistemit komunist jugosllav. Tek atëherë, mund të ulemi në një tavolinë për bisedime rreth plan-programeve dhe lektyrave shkollore, “shesim” Letërsinë Shqiptare.

Historikisht, jemi të lodhur si popull shqiptar me këto iniciativa dhe projekte teknefese kundër arsimit dhe Letërsisë Shqiptare. “Vëllai” i madh duke vendosur gati gjithë jetën ende rend e rregulla në arsimin dhe kulturën shqiptare: plan-programe e lektyra shkollore me argatë shqiptar të një kapaciteti nënmesatar artistik për t’i futur në sistemet arsimore shtetërore pjellat e tyre shterpa dhe librat e pavlerë kopila. Kalorës të arratisur që nuk i njeh Katundi i tyre, e ku më populli shqiptar si personalitete. Shkak, që edhe ky institucion i “vëllazërim-bashkimt”, vështirë se mund t’ia arrij qëllimit të vendosi rend e rregulla në arsim, kulturë e letërsi në këtë shtet të “përbashkët”, i trashëguar nga sitemi komunist jugosllav pa rrugëdalje. Nuk, vëndoset rend e rregulla në arsim, kulturë dhe letërsi me këto partizanë të arratisur partiak, që diplomat e tyre universitare dhe titujt shkencor i kanë blerë për pak para në Qafë-Thanë (Shqipëri), Jazhincë (Kosovë), Serbi e Bullgari.

“Vëllazëria” komuniste, moti kohë ka vdekur dhe sot, nuk e dimë ku e ka varrin. Ringjallja, vështirë se mund të ndodhë me këto kalorës të arratisur dhe argatë shqiptar. Vite me radhë, që kanë vendosur për plan-programet dhe lektyrat shkollore në gjuhën shqipe. E kanë sakatuar dhe masakruar Letërsinë Shqiptare me partizanët e tyre partiak.

Sot, shqiptarët vetë do të vendosin për plan-programet, Librat e Këndimit dhe lektyrat shkollore. Iku koha, kur “Vëllai” madh i gjente dy-tre argatë shqiptar dhe e këndonte “aminin” për arsimin dhe kulurën shqiptare. Shqiptarët, erdhi koha vetë të vendosin për arsimin, kulturën dhe letërsinë shqiptare. E, jo “vëllezërit”, që nuk e dinë as gjuhën shqipe, e ku më ta njohin arsimin, kulturën nëpër pusi pas ferre, dhe të arriturat artistike të Letërsisë Shqiptare nëpër shekuj.

Problem tjetër, është ai se ato (vëllezërit”) kanë krijuar arsim, kulturë dhe letërsi “kombëtare” gjatë sistemit komunist, por jo edhe populli shqiptar. Letërsia shqiptare i ka rrënjët e thella në popull. Herët e ka lëvruar përkrah krijimeve popullore edhe atë artistike para syve të pushtuesve shekullor. Sotpërsot, ka krijuar dhe krijon letërsi artistike në disa shtete: Shqipëri, Kosovë, IRJ të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Diasporë. Pra, nuk i mungojnë vlerat artistike të Letërsisë Kombëtare Shqiptare.

Prandaj, “vëllezërit maqedonas”, kur të ulen në një tavolinë me shqiptarët, duhet të ulen në rolin e “Vëllait” të vogël, a jo atij të Madhit si në sistemin komunist për të vëndosur për arsimin, kulturën dhe letërsinë Shqiptare.

“Vëllezërit” e Njerkës, nëse kanë krijuar arsim, kulturë dhe vlera artistike vetëm gjatë një sistmi komunist jugosllav, dhe në Ditën e sotshme nuk kanë bagazh arsimor, kulturor e letrar, askushi nuk ua ka fajin. Mund t’u huazojmë ne shqiptarët: programe arsimore, libra të Këndimit e lektyra shkollore si popull zemërgjërë historik.

Ama, me një kusht: mos e nëpërkëmbin edhe në të ardhmen: arsimin, kulturën dhe letërsinë Shqiptare, që sot e njeh dhe pranon gjithë bota!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: