Gani Mehmetaj: Kurti e Tërnava i shpallën luftë shqiptarëve e Perëndimit në emër të islamit
| E Marte, 13.06.2017, 08:30 PM |

Kurti e Tërnava i shpallën luftë shqiptarëve e Perëndimit në emër të islamit

Nga Gani Mehmetaj

Me t'i shpall luftë islamofobisë, kryetari i Vetëvendosjes dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës i shpallën luftë shqiptarëve dhe qytetërimit perëndimor. Të marrësh mbi shpatulla një luftë që nuk është luftë e kombit tënd, përkundrazi është luftë kundër kombit e shtetit tënd, i ngjanë marrëzisë. Këtë marrëzi mund ta bëjë vetëm "lideri" me shumë dërrasa mangut, sepse e para merr mbi shpatulla një barrë që se bartë as gjigandi e lëre më miushi. E dyta, t'i shpallësh luftë sëmundjes më të madhe e më të rrezikshme të shekullit XXI, ndërsa nuk e ke pjellë, por i heq pasojat e tërbimit islamik, është diçka që s' ta kap mendja.

Kur i ke shpallë luftë dmth duhet të përballësh me luftën, sepse po e bënë armik botën e qytetëruar, fuqitë më të mëdha të planetit, ndërsa ke në krah ISS-in, Iranin e Katarin, tri forca më të frikshme të planetit. Ke në krah edhe organizatat më mizore terroriste.

Nga islamofobia vuan planeti ynë, nga tmerri i islamit vuajnë të gjithë, vuajnë edhe shqiptarët, islamikët po mbjellin vdekje nga Indonezia në ShBA, nga Siria në Britani të Madhe.

Me se do ta luftojnë dy "liderët shqiptarë" islamofobinë? Më pushkë që nuk i kanë? Me ushtri që u mungon? Kundër kujt do të luftojnë? Kundër shqiptarëve. Sepse i pari i BIK-ut dhe kreu i Vetëvendosjes "fatvanë" homeinçe kudër islamofobisë e shpallën gjatë fushatës së zgjedhjeve, pra grushtin ua tunden shqiptarëve. Kishin nevojë për paratë e dikujt që t'i ndihmonte në blerjen e votave për kandidatët e tyre, apo shlyenin borgje të mëparshme? Megjithatë, asnjëri as tjetri nuk e thanë këtë për vota, për blerje votash po. Janë aq pak votues të marrë që do t'u shkonin prapa pas një deklarate të tillë sa s'ta merr mendja.

Me 11 qershor 2017 votojnë shqiptarët e Dardanisë, nuk votojnë ushtarët e islamit, as arabët, që ndonjëhetë e vuajnë pa të drejtë krimin e myslimanëve të tyre, sepse autorët e bombave arab myslimanë janë. Po Tërnava e Kurti arab janë?

I pari i BIK-ut ka gjasa që me ndihmën e ushtarëve të rekrutuar kryesisht nëpër xhamitë e Dardanisë, ku ai është i pari, ta fitoj luftën e shentë islame. Me atë bindje u nisën xhihadistët e xhamive të Naimit në luftë kundër islamofobëve.

Kurti nuk e kam të qartë si do ta fitoj këtë luftë. Nuk kam informacion të ketë përgadit grupe falangash kundër islamofobëve. Kundër policisë shqiptare të Dardanisë i sprovoi falangat e veta dhe bëri shumë dëme, përgjaku e lëndoi njerëz të gjakut tonë. Nga revolucionari rrënimtar doli islamik i tërbuar? Pse?

As atëherë kur Naim Tërnava e shpalli luftën kundër islamofobëve, pra kundër shqiptarëve e qytetërimit perëndimor, nuk e kisha të qartë ç'i duhej kur Serbia i terrorizon shqiptarët në Kosovën lindore, i vrasin në Maqedoni, urrejtja kundër shqiptarëve e ka mbërthyer gadishullin. Shqiptarët rrezikohën nga fqinjët shqiptarofob pa hak as hile.

Nuk i kuptoj as një grusht intelektualësh nga Tirana që dolen në mbrojtje të luftëtarit të islamofobisë Kurtit. Prapa cilave barrikada janë ata? Ç' i duhet Naimit e Albinit një luftë e marrë donkishoteske, kur nuk është e tyre. Prej tyre sikur të ishin si duhet e me gjak shqiptari pritej t'i shpallnin luftë atyre që i ka mbërthyer urrejtja kundër shqiptarëve, ndërsa nuk u kemi bërë gjë pos që e kërkojmë të drejtën tonë historike e të drejtën të jetojmë të lirë në tokën tonë.

Prapë jam i sigurt se të këta dy liderë nuk është çdo gjë e marrë e çmendurake si duket në pamje të parë: ata dinë ç' thonë e ç' bëjnë. Mendjen e kanë të kthjellët edhe në gjumë. Vetëm paraja e pistë mund t'ua turbulloj arsyen. Mirëpo nuk i kuptoj çka duan ata që u shkojnë prapa?


07.06.2017

(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: