Afrim Caka: Klani poerto kërkon votat
| E Shtune, 10.06.2017, 07:10 PM |

KLANI PRONTO KËRKONË VOTAT E POPULLIT...

Nga Afrim Caka

Zgjedhjet mashtruese i përjetuam këto kur dolëm në zgjedhjet e para. Të thuash të vërtetën, nuk kërkoj favore nga votuesit, por duhet sulmuar hapur çmendurinë e popullit tonë. Është një paralajmërim për brezat e rinj që çmenduri të tilla të mos përseritën më kurrë.

O shqiptar! Mos e votoni “Klanin prontoˮ.

Mos i votoni këta maskarenjë e mashtrues! Mos votoni Bena, Xhavita, Hoxha, Hajdara e Vesela... Mos i votoni ata që duan të fusin përçarjetë në mesin tonë dhe islamin politik në Parlamentë! Mos e tradhtoni veten dhe voten për një thes miell..!

Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Duaje atdheun dhe kombin. Sigurisht që askush nuk deshiron kthimin mbrapa në epokën e idealizuar të Prontos, të cilën asnjë shqiptar i denjë nuk e lëshon atdheun pa dhënë jetën e vet. Qëllimi im në këtë shkrim është rigjallërimi i nacionalizmit në ditët e votimit dhe të ofroj një këndvështrim mbi prirjet për formimin e një qëverie të re pa procese të hapura korruptive. Si rrezulltat i votuesve që duhet të ishin mbrojtja e shtetit. Kurse në anën tjetër, refuzimi ndaj bindjes apo plotësimit të detyrës si qytetar në një rast të tillë, mund të shpëtoj vendin nga shkatrrimi dhe anarkija.

Votoni deputetët e pakorruptuar dhe guximtarë! Vetëm kështu Dardania mundë të ec përpara drejtë Europës... Krijimi i një shpirti të mbështetësve dhe anatërëve të partisë përfaqëson në vetvete për një popull apogjen (shkallën më të lartë) e madheshtisë së tij.

Shkatërrimi i këti shpirti përbën për atë popull orën e rënies së tij. Ndërhyrja e elementëve të huaj korruptiv përbën një nga mjetet më të shëmtuara për të arritur bastardimin e tij. Vetëm dashuria ndaj atdheut mund ta forcojë në shpirtin e votuesit të vërtetat e domosdoshme dhe të shkatërrojë vjetërimin e fjalëve dhe mundë të shkatërroj fuqinë magjike të fjalëve që janë bërë të rrezikëshme për shtetin.

Në hyrjen e këtij shkrimi neve na u desh të themi se ai është vetëm një mendim apo rezyme e shkurtër, një far sinteze e vëllimeve që i janë kushtuar historisë së njerzve të korruptuar dhe me procese të hapura... Çdo kapitull i këtij shkrimi duhet shihet si konkluzion i studimeve që kam bërë e shkruar më parë. Prandaj është shumë e vështirë t’i ngjeshësh idetë që edhe pa këtë janë shumë të ngjeshura mashtrimet, abuzimet me pushtetin dhe me votatë e popullit.

Sidoqoftë unë dua t’i shërbej lexuesve, miqëve dhe të gjithë atdhetarëve që nuk kanë shumë kohë që t’u jap një formë të ngjeshur parimet bazë që përbëjnë filozofin e mashtrimeve, hajdutëve, zagarëve dhe të gjithë atyre që firmosën, shitën Debëllden, Çakorrin, Mitrovicën e tje.

Unë - si qytetarë shqiptar shprehi brengosjen time të thellë për krizën e re shqiptare në Dardani. Manipulimet e mashtrimet skandaloze me institucionin demokratik të zgjedhjeve parlamentare është një shkelje e rëndë e vlerave të demokracisë parlamentare dhe të shoqërisë qytetare. Prirja e hapur autoritariste për absolutizmin politik mund të jetë vetëm fitore e hidhur e demokracisë me njerëz të vjetër e të korruptuar (Pronto), me pasoja të rënda për ekonomin, kulturën dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe për integrimin e saj në qytetërimin përendimor. Prandaj është më mirë që AAK të familjarizohet me VV-në që sot me parime kombëtare dhe t’ia japin shtetit njerëzit më të mirë - domethënë shtetit cilësitë më të mira, ndërtimi politik i kombit do të jetë në harmoni me popullin, me ato ligje falë të cilave kombi shqiptar do të ketë madhështinë në fushat ekonomike, kulturore dhe historike.

Unë - si qytetar dhe ish i burgosur politik dënoj mashtrimin, injorancën ndaj këtij populli të larë me gjak. Unë e vlerësoj si revanshizëm dhe aventurë të rrezikshme që destabilizon shoqërinë dhe shtetin shqiptar nga liderët e vjetër të PDK-së. Ç’përgjegjësi, këta nuk kanë dhembshuri për këtë popull që rri e bënë sehir…!

E gjykoi ashpër retorizimin euforik dhe propagandën Gebelsiane e të paskrupulltë të masmediave të këtyre partive politike, sidomos të PDK-së, FJALËS dhe NISMA,së për të spekuluar opinionin dhe votuesit e tyre për të mistifikuar realitetin aktual shqiptar. Ishin dhe janë anëtarët e këtyre partive politike, por sepse anëtarët e këtyre partive, për fatin tonë të keq, ishin dhe janë tepër llafazanë, një ves që për fat të keq mbizotron ende sot gjatë fushatave zgjedhore. Këtu shkëlqen tradhëtia dhe mungesa e idealeve për atdhe. Sidomos ajo e Gëzim Këlmendit dhe vajzës së Naim Tërnavës etj... Ka mjaft të till ministra e deputetë që janë të kapur pas krimit politik, korrupsionit, që i relativizojnë vlerat atdhetare deri në zhvlerësim, ndërsa jo vlerat i imponojnë me të gjitha mjetet, të mundshme dhe të pamundshmë, si vlera apsolute…

Ne si qytetar duhet të shndërrohemi në rebelë duke e vlerësuar si të verbër euforinë e tyre pas iluzioneve politike, që aq tmerrësisht kanë bërë çintegrimin moral, shpirëtror e fizik shqiptar dhe aq fatalisht kanë rrëgjuar çështjen kombëtare për kolltuqe e pasuri. Po, megjithatë, ka ministra e deputet që nuk kanë heronj. Ata vetën e tyre e konsiderojnë qendër të botës, pra vetveten e konsiderojnë heronj të të tjerëve.

Pikërisht këta janë ata që e vrasin lirinë e shqiptarëve për çdo ditë. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indifirent para këti realiteti të egër e mashtrues, paraqitën ta fshehin e kur nuk munden e veshin me petkun e propagandës për funksionimin e të ashtuquajturit shtet ligjor... Fundi i fundit, edhe surratet e tyre janë një kërcnim dhe një pasqyrë shumë e qartë e karakterit dhe midiokritetit të këtyre njerëzve.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: