Dedë Preqi: Letër nga diaspora
| E Shtune, 10.06.2017, 05:13 PM |

LETËR E VEQANTË NGA DIASPORA

Nga Dedë Preqi

Muaj qershor i këtij viti sjelli Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, duke menduar se këto zgjedhje do të kenë forcën e tyre të vullnetshme, efikase dhe më të ndërgjegjshme për një QEVERISJE më të mirë. Dhe populli përmes votës së lirë dhe demokratike ka mundësi me zgjedh versionin e mundshëm dhe ti afrojë jetës së vet  dhe kohës një të ardhme më të frytshme.

Ne besojmë se nga kjo atmosferë e re zgjedhore dhe demokratike në Kosovë, do të përfitojë  populli i këtij vendi, i cili përmes votës së lirë dhe demokratike, do të jep verdiktin e vet, duke zgjedhë njerëzit e duhur dhe njerëzit që nuk kanë afera të krimit dhe korrupsionit, si dhe dallimet ideologjike, politike e partiake do ta humbin peshën e tyre në krahasim me interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Kosova është atdheu i gjithë kosovarëve pa dallim dhe vendi i gjithë atyre që  jetojnë e punojnë  atë tokë, vendi që e duan dhe e ruajnë, por edhe e çmojnë e janë të gatshëm edhe ta mbrojnë. Por, edhe një gjë shumë të rëndësishme mos ta harrojmë, Kosova është atdheu edhe i gjithë atyre atdhetarëve, që dje, përshkak të kushteve të imponuara e lëshuan këtë vend përkohësisht, por që në çdo kohë dhe çdo monment qëndruan besnik dhe heroik në trollin e stërgjyshëve të vet.

Pa menduar që do ti japim një grim të veqantë kësaj letre  nga diaspora, padyshim se kjo « armatë atdhetarësh » edhe nga largësitë që ua  imponoi jeta, rreshtohet pa kursim në gjitha poret e jetës së Kosovës, edhe atëherë kur ky vend ishte në ditët më të vështira, por edhe sot në momentet e lirisë dhe demokracisë që ka ky vend, përkujdesja e diasporës është gjithmonë e zgjuar, sikur « ora zvicërrane » me tik-takët e sigurta dhe të shtrenjta.

Diaspora shqiptare e cila frymon në gjitha vendet e botës, nuk dëshiron të jetë si një komunitet i priveligjuar, por edhe nuk dëshiron të mbetët e ndarë, apo të huaj në atdheun e tyre, prandaj edhe kjo është një bërthamë e tokës së Kosovës, e cila e ka merituar së paku përfaqësimin e vet në Kuvendin e Kosovës.

Dhe është e çuditshme se, pse ky komunitet shumë pak përkrahet nga forcat politike të Kosovës, dhe është e çuditshme se, kënd po e pengon kjo armatë atdhetarësh në Kuvend, kur dihet se, kjo armatë përbënte çelulat e para të elementit subjektiv dhe objektiv, që ndikuan në çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Përfaqësimi i diasporës në Parlamentin e Kosovës, e ka rëndësinë e vet të veqantë, i cili në këtë kuadër do të përfaqësonte me kualitetet e veta të eksperiencës dhe dijes politike e shkencore, që ka fituar në vende të ndryshme të botës demokratike dhe perëndimore,  me modelet e një shoqërie të zhvilluar dhe moderne.

Si pasojë e kësaj rrjedhoje pak sa nënçmuese për qeverinë dhe shtetin e Kosovës, për fat të keq janë disa subjekte të pa nevojshme politike, që e përfaqësojnë Kuvendin e Kosovës, sikur që është edhe Lista serbe, e cila këto ditë edhe vetë përfaqësuesit e saj e quajtën, si një « listë kriminale », e cila derigjohet nga Beogradi dhe presingu politik i këtij regjimi në Serbi.

Për të jetësuar këtë objektiv, zgjedhjet e tanishme në Kosovë, të cilat ndaj saj promovohen doktrina të të gjitha llojeve politike dhe nga llojet e grupacioneve të ndryshme për të ardhur dhe dominuar në pushtet,  por në fund të fundit është momenti më i duhur, që populli i këtij vendi të zgjohet dhe ta kuptojë fare mirë se, e ardhmja e këtij populli nuk do mvarët dhe ndërtohet kurrë me njerëzit e tillë, që abuzuan pa mëshirshëm me frytet e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi.

Mesiguri se ndryshimet pozitive do të sjellin një të ardhme më të mirë të këtij vendi, dhe ndoshta shkakëtarët, fajtorët dhe njerëzit e pa ndërgjegjshëm që dështuan në ndërtimin dhe sëndërtimin e shtetit, këtë herë do të pushojnë pasivitetin e tyre, ose do të marrin atë që e merituan përmes votës së lirë që do ti shpërblejë vetë populli.

Edhe pastrimi i listave zgjedhore me njerëz jo të pranishëm, apo edhe të vdekur, është një sukses i demokracisë, që përpjekjet e tilla ndikojnë frytshëm për të krijuar kushte të drejta dhe ligjore, mbi bazën e të cilave mund të ndërtohet demokracia e shëndoshë dhe parimore.

Dhe në mbyllje të kësaj letre, të bindur se do të fitojë demokracia dhe populli i Kosovës, mënyra e vetme e zgjidhjes së nyjës së Kosovës, është degradimi dhe dënimi i gjithë atyre, që abuzuan me gjakun e dëshmorëve të vendit dhe me frytet e demokracisë dhe lirisë së Kosovës, duke i përshëndet për herë të fundit dhe duke i rehabilituar përmes votës së lirë te kutija e votimit.

Mendoj se, këto zgjedhje do e masin edhe shkallën e zhvillimit të demokracisë dhe civilizimit tonë, dhe për atë duhet të shfrytëzojmë me urtësi dhe përgjegjësi autoritetin tonë si një popull fisnik e paqëdashës, ashtu sikur na mësojë  presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili si shkrimtar, demokrat e paqëdashës dhe i gatshëm të luftojë për idealin e demokracisë edhe filozofinë e saj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: