Dedë Preqi: Vota në vendin e merituar
| E Marte, 06.06.2017, 06:11 PM |

VOTUESI NUK DUHET HEZITUAR VOTËN E VET TA DREJTOJË NË VENDIN E MERITUAR

Nga Dedë Preqi

Një krizë politike e vërshuar në shtetin e Kosovës, nuk është vetëm një lloj ngërqi politik, por një kompleks i rëndë për shtetin tonë demokratik. Prandaj, shpesh herë e kaluara na merr kohën duke e rikujtuar dhe përtypur pa dashje, e cila nuk na lë të qetë nga pasojat, dhe kjo e sotmja në këto rrethana  ia shtonë barrën e panevojshme,  e cila, jo vetëm e  dëmshme por dhe e turpshme për lidershipin tonë.

Në qeverinë e kaluar përgjegjësia i takon të gjithve, por përgjegjësia më e madhe i takon pushtetit nga kualicioni i dy partive më të mëdha, gjegjësisht PDK-LDK, bashkë me minoritetët në koalicion, të cilët nuk e dhanë provimin në këtë qeverisje, por edhe do të shquheshin si ndër më të dobtit nga gjitha qeverisjet tjera të mëhershme.

Thirrja e emrava është dramatike, sepse ka shumë emra të përveqëm, të cilët duhet të mbajnë dhe japin përgjegjësi për një politikë të tillë jo me interesat dhe kërkesat e këtij populli  dhe nuk nuk do të thotë të shdërrohen në parada dënimi, por populli tani në zgjedhjet e reja, duhet të jetë më vigjilent se kurrë dhe duhet të jep verdiktin e vet për atë që e meriton dhe vepron më mirë për mirëqenjen e këtij populli dhe vendi.

Një qëndrim i tillë ndaj të zgjedhurve, do të ishte rrugëdalja më e mirë dhe më e arsyeshme, për të dënuar njerëzit e pandërgjegjshëm me pasojat dhe pjellën e tyre, që të bëhët rrugë-lëshimi, apo hapja e rrugëve për formimin e një qeverie të re dhe progresive, e cila udhëheqët me fronte të reja demokratike dhe zhvëllimore, që kanë vizione më të qarta, për sanimin e gjendjes dhe funksionin e ligjeve shtetërore.

Shkalla e krizës institucionale dhe politike në Kosovë, do shtrihej edhe më gjerë, sikur të vazhdohet dhe votohen përsëri njerëzit dhe pushtetarët e mëhershëm, të cilët na gërditën dhe koritën me qeverisjen e tyre, kjo do të thotë se të tillët duhet të rehabilitohen së paku aty ku e meritojnë, apo të provojnë forcat e veta në opozitë, përndryshe në këtë stad, Kosova si shtet, do ta humbë trëndin e vet pozitiv në gjitha poret e jetës së vet.

Është një ndjenjë e pakëndshme për ata që janë mësuar në pushtet të udhëheqin si dëshiruan vet, por fati i popullit dhe shteti  është më i vlershëm se pushteti i tyre i korruptuar dhe i degjeneruar. Prandaj, Kosovës i duhet zgjedhje e njerëzve të duhur për të krijuar shanse të reja , që mund të hedhin dritë të mjaftueshme në zgjidhjen e këtij ngërqi politik dhe ekonomik të vendit.

Nga ana tjetër, nuk duhet të hedhim fajet nga njëra palë në tjetren, por të pranojmë se, shteti i Kosovës, deri më tani është udhëhequr më shumë nga PDK-bashkë me kualicionet e saj, e cila ka dominuar në pushtet me të mirat dhe të këqiat e veta, dhe sëcilit do duhej ti kishte mjaftuar koha, që ta kuptonte qartë rrolin e udhëheqjes së tyre, që erdhi deri te një shëmtim totol i gjendjes së mjerueshme të vendit në gjitha fushat e jetës.

Është një defekt i madh psikologjik dhe strategjik, nëse votuesi është ende i pa përcaktuar, apo do të motivohet në partinë që e aderon dhe liderin e saj, kur e dinë se të tillët ishin ata, të cilët abuzuan me fatin e këtij populli, apo të cilët akuzohen për krime, për korrupsion dhe për shumë elemente tjera, që ia pamundësuan shpresën dhe të ardhmën e këtij populli dhe vendi. Nëse votuesi është i njohur për të gjitha këto elemente të kqija, që ia sjellën vendit njerëzit e pa ndërgjegjshëm dhe pa përgjegjshëm, dhe në një mënyrë të përsëritën të tillët, nesër është vonë të ankohen, apo të akuzojnë pushtetin e tyre.

Gjendja shpirtërore dhe emocionale e çdo qytetari është pak sa komplekse, nëse akoma nuk e ka të qartë, apo nuk është i përcaktuar në vendimin e tij, që do e merr te «kutija e artë», apo te «kutija e thatë» që sjellën zhgënjime dhe premtime të shumta boshe, duke i kufizuar interesat e popullit dhe shtetit, dhe duke u përqëndruar në favor të grupeve e partive politike, të cilët janë mësuar ti shfrytëzojnë favorët e këtij populli.

Boshti i partive në koalicionet parazgjedhore, pak sa i çuditshëm, apo si rrezulltat i çudirave, kur dihet se partitë rivale, të cilat e akuzuan njëra-tjetrën me akuza të rënda dhe akuza të pa përmbajtshme, ato e formuan një koalicion të përbashkët, që nesër të qeverisin Kosovën. Çka do të thotë kjo, duke ndodhur në këtë retrospektivë imponohen dy pyetje: Së pari, a është e gjithë kjo pjellë e një qëllimi egoist për të marrë pushtetin, dhe e dyta, është qëllim dhe rrezulltantë e atyre që abuzuan me shtetin deri sot, që të tillët të largohen nga kjo dogmë e shoqërisë dhe të pushojnë aktivitetin e tyre…

Sëmundjet e verbimit politik gjinden kudo në botë, që ndikojnë jo në gjitha meset shoqërore të emancipuara, dhe shoqëria e jonë e ka të njohur diagnozën e shkaqëve në bazë të pëvojës së hidhur nën okupimin serb, duke e paguar shumë shtrenjtë, prandaj i mbetët borxh Kushtetutës së vendit të vet, apo në një mënyrë, të përbuzë ligjet e saj dhe ta bëjë  «lodër»  të demokracisë.

Është e qartë se diagnoza e gjitha problemëve nuk mund të gjindet për një kohë të shkurtë, të cilën  duhet kërkuar diku në keqardhje, sepse e vërteta për Kosovën, sot qëndron ndryshe dhe sikur do të ishin pjekur kushtet deri sot pas çlirimit të vendit dhe këtij populli ti kthehet besimi dhe dinjiteti i tyre qytetar në Kosovën e pavarur dhe sovrane.

Dhe pikërisht në bazë të votës së lirë qytetare dhe mbi vlerat e demokracisë, do të krijohen kushtet që do ta lëvizin situatën dhe gjendjen e pa lakmueshme në Kosovë, sepse këtu do të garojnë jo vetëm partitë politike dhe liderët e tyre për pushtet, por do të garon demokracia e vendit për Kosovën dhe popullin e saj për një të ardhme më të mirë dhe më të dinjitetshme dhe abuzuesit e votës së popullit të kthehën të zhgënjyer dhe të dëshpëruar në vendin ku e meritojnë.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: