Nebi Dragoti: Kombi dhe politika
| E Premte, 02.06.2017, 07:54 PM |

KOMBI DHE POLITIKA

NGA NEBI DRAGOTI

Edhe në këtë shekullin XXI akoma kombi shqiptar mbetet me problemet e trashëguara, krijuar padrejtësisht nga superfuqitë e 1913-es. Edhe sot e kësaj dite këto superfuqi të këtij krimi nuk i kanë kërkuar falje shtetit shqiptar, pa le, ta korigjojnë e ta njohin si të tyren këtë faj. Superfuqitë e kohës mbollën në mendje farën e keqe të hajdutërisë dhe bënë coptimin e trojeve shqiptare duke ia aneksuar shteteve fqinjë si: Greqisë Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. E gjithë kjo katrahurë politike e quajtur krim rëndon edhe kësaj dite pa gjetur akoma fillin e zgjidhjes paqësisht nga nderkombëtarët. Them paqësisht, sepse me luftë kjo u fitua me problemin e  çlirimit të Kosovës. Dhe këtë fitore të arritur me gjak akoma dipllomacia e politikës aktuale shqiptare nuk po di ta trajtojë si bashkim e afrim duke konfirmuar shumë marrëdhënie të ndërsjellta si: arsim, kulturë, art, shkëmbime reciproke ekonomike etj. Dhe kjo nuk do të thotë që të bëhet me ndryshim kufiri. Nuk ka asgjë të keqe: kufiri të qëndrojë në vend. Të mirat, e problemit në fjalë, janë të gjithanshme dhe vinë spontanisht nëpërmjet rritjes dhe lulëzimit ekonomik. Kjo arrihet plotësisht me kthimin e refugjatëve në Atdhe, të cilët bëjnë një numër të madh të larguarish. Arrihet kjo, kur politika paraprin qartësisht shëndetshëm konstruktivisht në bllok unik mendimi e veprimi.

***

Duke mos qënë politika e mbrendshme në harmoni, në mirëkuptim në mbështetje të interesave madhore të vendit për rritjen e mirëqënies në aspektin social- ekonomiko- politik, detyrimisht, kështu, do të jetë edhe politika e jashtme. Kjo pasqyrë që duket ka domethënie uljen e imazhit të politikës shqiptare, saqë Bota bën sehir me spektaklet qesharake që bëhen këtu ndermjet pozitës dhe opozitës. Nga ky minus i madh, që ka kjo politikë nuk e kupton drejt që të mësojë, të emancipohet, të bëhet e kulturuar dhe e pjekur, që problemet që i dalin t’i përballojë e t’i zgjidhi vetë me urtësi e largpamësi siç bëjnë kombet e qytetëruar. Kombet e përparuara të sistemit demokratik i zgjidhin vetë problemet që u dalin dhe nuk u lëpihen të tjerëve që t’ua rregullojnë siç bën politika jonë e mbrapsht e gjertanishme. Edhe politika jonë e jashtme është pasqyrë e politikës së mbrendshme, sepse nuk është plotësisht e pavarur e autoritare, nuk ka autoritetin maksimal që ta respektojnë e nderojnë apo t’i zejë vend fjala e veshur me ideollogji ligjërisht të pakontestueshme nga të huajtë. Shpesh kjo tregohet e ndrydhur, e frikësuar, gjer edhe servile, kur të tjerët prekin problemet tona duke na shkelur legjitimitetin e nëpërkëmbur prej kohësh, gjer në mohim, p.sh. të problemit çam, të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni ku përbëjnë 30 % të popullsisë atje etj. E gjitha e parë në këtë prizëm dhe po të gjykohet drejt kjo si politika e mbrendshme dhe si e jashtmja duhet të ndryshojnë qëndrimin ideollogjik e të jetë më e zhdervjellët e më dipllomatike që t’i përgjigjet kohës duke sfiduar çdo të keqe që i kanoset në dëm të interesave kombëtare dhe, në mbështetje ligjore, edhe ndërkombëtarisht të dalë e fituar dhe fjala t’i zejë vend. Kështu, me këtë veprim, duke qënë më energjik duhet lëvizur, sigurisht, se kështu mbrohet dhe çdo e drejtë kombëtare. Kështu rritet edhe prestigji që i takon Shqipërisë, sepse ka histori shekullore të ndritur.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: