Kalosh Çeliku: Gjoksi shpërthyes i Çelëvjollcës
| E Hene, 29.05.2017, 03:43 PM |

GJOKSI SHPËRTHYES I ÇELËVJOLLCËS

MGA KALOSH ÇELIKU

Amani, mjaftëni më me “gjokset shpërthyes dhe bythët e mëdha në hava”, artificiale të grave botës para kamerave televizive krah për krahu me politikanët tanë në Qeverinë e “Vëllazërim-bashkimit”, nëpër gazetat e “pavarura” dhe portalet elektronike pa Tambël të Nanave Shqiptare. Aspak, të atyre grave kreshnike. Tri Zanave Mali, të Çelëvjollcës: Njëra që më pri para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu në Luftën me penë. Gji, Nane. Jetë për Ditën e Nesërme. Fundekrye, ato “gjinjë shpërthyes” janë artificial. Malli më ka marrë t’i shoh gjokset e maxhatoreve, bareshave dhe cucave “në dërrasë të vekut, kush po qan” duke i fantazuar nateditë të fshehur nën jelekun me pare!

I kam parë “gjokset dhe bythët e mëdha” të Partive Politike gjatë këtyre viteve të “ndryshimeve demokratike”  me  këmbët, trutë  dhe bythët përpjetë në  legen. Por ja, më ka marrë malli t’i shoh në “hava” mes lisave, gjokset dhe bythët e hazdisura të Tri Zanave Kreshnike para kamerave televizive, portaleve elektronike e gazetave të “pavarura” të Partive Politike “Demokratike”!...

Nana  ime nuk kishte gjoks “shpërthyes” e as “bythë - bomba” para kamerave televizive. Ama, e kishte plot me tambël gjirin Natyror për fëmijët trashëgimtarë te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë. Babain, herët me gjelat e parë, ende pa lind Dielli e përcillte plot gëzim dhe vullnet për punë në fushë e mal. Dimër e verë t’i rrisë fëmijët e Barkut, saqë unë sugari që kam pi gji Nane deri në moshën nëntëvjeçare, e  kam pasur fat familjar. Fuqi krijuese në Luftën me penë!

Musisot, më kujtohet, kur Nana donte të më ndaj nga gjiri. Tambëli Nanës: Dy Shtambave të sotshme me verë nën Rrap. Unë asaj kohe i ruaja lopët te Livadhi Madh i Babait “, pranë “Jasakut të Çelike, Pukoshta”, që sot shkaku Ligjeve të Njeriut dhe Natyrës i ka mbuluar uji, dhe falë Komunës të Kërçovës ka gjasa, Nesër të jetë Liqe. Vend turistik, shpërthej me gjoksin e tij natyror dhe bythët e mëdha në “hava”. Joshë me bukuri si turistë, burrat dhe gratë e botës. Shkaku, se: Termoelektranës “Oslomej”, fushat pjellore të cilëve gjatë sistemit komunist ua mori me pak para, jo si Dje t’i shpërngulë në Turqi, por sot t’i shpërngulë me një metodë pak më të “butë” politike nëpër botë (Evropë). Vërtetë, këtë popull lirdashës dhe të përvuajtur me shekuj, nuk e do politika e “vëllazërim - bashkimit”, ama e do Natyra! Nesër, mund të bëhet me pak punë dhe djersë Liqe?! Edhe një Liqe, që pas Liqenit të Ohërit, patjetër do t’i konkurojë me bukuri dhe reklama propangatistike turistike, edhe: Liqenit Dorjanit, Prespës dhe Mavrovës. Sotpërsot, i ka kushtet Natyrore atmosferike, edhe politike.

Liqen turistik i të Ardhmes, që kryetari i tanishëm ( z. Fatmir Dehari) veç më është në bisedime me invenstitorët gjerman, pse me votën e popullit të mos t’i jepet edhe një mandat?! Puna e tij është në sipërfaqe si kryetar komune, me siguri i fiton edhe zgjedhjet e ardhshme lokale (2017)! Patjetër, duhet ta ketë parasysh si projekt turistik ekonomik qytetar: Liqenin e Kërçovës. Tokat e humbura të bukës katundeve Kërçovës, t’u kthehen së paku fshatarëve si vende pune turistike, pasuria e tyre në vendlindje.

E di se, edhe jeni kurreshtarë në këtë shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. Nuk ka poblem. Edhe,  atë: si më ndau Nana asaj kohe nga gjiri, Tambëli Nanës?! Poblem më vete historik. Jo, nuk e dini. Prandaj, edhe do të përpiqem të kthehem në fillim të atyre viteve, ditëve fëmijërisë në kët shkrim pulicistik. Kohën, kur më ndau Nana nga gjiri. Tambëli. Asaj kohe i kullosja kafshët shtëpiake te Livadhi Madh “Pukoshta”, sot nën ujë. Edhe, përditë kur i sillja lopët mesdite në shtëpi, që nga porta ende pa hyrë në lëmë, bërtisja me gjithë fuqinë: Nënë, dua sisë! Atë ditë Nana ishte përpjekur të ma hedhë me mjeshtri, ndajë nga gjiri. E kishte futur në gji një leckë të zezë nga pjekja e bukës në çerep pranë oxhakut Shtëpisë: Sot sisën e ka marrë Buba! Unë me shkopin e dushkut plot nyje, të cilin e kisha zgjedhur tek Përroni Thanës, iu përgjigja: Unë Bubën do ta vras me Shkop! E nxjerrë leckën e zezë nga gjiri i Nanës duke e hudhur në mes të lëmës. Dhe, i futem mes asaj vape të verës  sisës Nanës si qengj.

Kërçova, jataku  i kaçakëve të maleve, si burra të pushkës dhe besës, tashti duhet të dalë para syve të botës edhe si vend turistik rrëzë Drenovës dhe Çelëvjollcës, kur Dielli zbretë me gjithë rreze maleve.  Atyre, Dy Lumenjëve shekullor historik përmes fushës Kërçovës: Lumit Zajazit dhe Tuhinit. Reklamojë jo gjokset “shpërthyes dhe bythët e mëdha” të grave botës, po gjoksin shpërthyes të Çelëvjollcës...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: