Sejdi Berisha: Rrugëtim nëpër lumturi
| E Hene, 29.05.2017, 04:07 PM |


Shënimi i 90-vjetorit të lindjes së Shaban B. Nokshiqit, të njeriut i cili kauzën kombëtare e ka pjesë të jetës

NËNTË DECENIE RRUGËTIM NËPËR LUMTURINË, MADHËSHTINË, DHEMBJET DHE QËDRESËN E KOMBIT DHE TË ATDHEUT...!

Sa herë që niset për në Tropojë, për në Bajram Curri, ka një shkas, ka një arsye për të shënuar një të arritur, për të shënuar ndonjë datë të veçuar qoftë historike apo edhe kulturore, gjëra këto që po i vënë themele të reja bashkëpunimit dhe vlerave të reja shpirtërore, kulturore dhe historiografike. Ngjarje këto që po i ndërtojnë urat e reja në të gjitha fushat të zhvillimit të kombit dhe atdheut, tani më një hartë të re jo vetëm të letërsisë dhe kulturës! Kjo edhe e ka jo vetëm madhështinë e veçantë por edhe mesazhin i cili po e begaton dashurinë dhe ndijimin shpirtëror, e që e tërë kjo po e forcon synimin për zbardhjen dhe afirmimin e tërë asaj që deri dje ishte bukur e mjegulluar nga kohërat dhe furtunat që kanë sjellë ato.

Nga Sejdi BERISHA

Njeriu i cili nëntë decenie u shoqërua me begatinë e historisë dhe të rrugëtimit të kombit e atdheut,

Dita e 25 majit 2017, ishte një ditë e veçantë, sepse, në Bajram Curri, ishin mbledhur njerëzit e kulturës, të letërsisë, miq dhe dashamirë për të shënuar një datë karakteristike, 90-vjetorin e lindjes të Shaban Bali Nokshiqit, njeriut i cili nëntë decenie rresht udhëtoi, dhe që, siç e dimë është plot e përplot me ngjarje që e bëjnë të pavdekshëm dhe e shndërrojnë në obelisk çdo ngjarje e çdo periudhë kohore. Ky njeri, i cili gjithnjë qëndroi vertikalisht, por me mall për atdhe në Amerikën e largët, asnjëherë nuk i harroi as rrënjët, as trungun dhe as kurorën e popullit të vetë dhe të atdheut. Këtë, ai e ka përjetësuar edhe në gjashtë veprat e tij, ku me zemër dhe me fuqinë e tij shpirtërore i ka kënduar njeriut, krahinës, maleve e vendbanimeve. Dhe se në këtë drejtim, modestia e tij krijuese, e bën edhe më madhështor ligjërimin e tij, e bënë edhe më me peshë e më përcëllues vargun e tij. Kështu, në këtë ditë, të gjitha këto u bashkuan në një festë të rrallë dhe të veçantë.

Shaban B. Nokshiqi me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes (Nga përurimi i librit të tij “Kujtimet e babës”)

Por të shkojmë radhazi. Edhe pse binte shi, i cili vetëm sa i vuri peshë dashurie dhe madhështie kësaj dite, gjatë tërë rrugës, së bashku me krijuesit dhe njerëzit e mendjes dhe të kulturës, Tahir Bezhanin nga Gjakova dhe me Ismet Krasniqin-Lala, nga Klina, nuk na u ç’kap nga mendja e biseda dhe etja për punë gjithnjë më me përkushtim për zhvillimin e të gjitha fushave, duke e bërë njeriun tonë pjesë të vlerave shpirtërore dhe kulturore rajonale dhe pse jo edhe botërore. Kjo, sikur nga shkurtoi rrugën dhe për një çast e pamë veten në Bajram Curri, ku tani janë ndërtuar dhe ngritur dy sheshe për lakmi të këtij qyteti të Krahinës së Tropojës dhe të Malësisë së Gjakovës. U drejtuam te Restorant “Sylbica”, ku duhej të ndodhte festa për Shaban B. Nokshiqin. Edhe këtu rigonte shiu i festës, i cili plotësisht shkrihej dhe koordinohej me këtë ngjarje. Kishin nisur të tuboheshin mysafirë, miq, krijues, dashamirë jo vetëm nga Bajram Curri, por edhe nga Tirana, nga Peja e Gjakova, nga Klina dhe vende të ndryshme, kurse, Familja Nokshiqi, me krenari, mburrje dhe plot respekt i pritnin dhe u dëshironin mirëseardhje mysafirëve, të cilët vërtetë ishin pjesë e pashkëputur e kësaj feste dhe e kësaj date, të cilën do ta bëjnë pjesë të paharruar të jetës të të gjithë të pranishmëve, pa marrë parasysh moshën.

Moment nga promovimi i librit “Kujtimet e babës”

Takoj shumë njerëz të dashur, që edhe ata ishin kureshtar për këtë ngjarje. Takoj dhe përshëndetëm me krijueset, Migena Arllatin, një krijuese e palodhur dhe karakteristike nga Gjaskova dhe e lindur në Elbasan, pastaj krijuesen që vjen nga Kroacia, Ardita Lokajn, mikun dhe disejnerin akademik, z. Shkëlzen Rexhaj nga Gjakova, i cili është regjistrues perfekt i shumë ngjarjeve që me fotoaparatin e tij i ka bërë histori. Nën pikat e shiut miklues, takoj edhe krijuesin e palodhshëm të qytetit Bajram Curri, Gjon Neçajn me bashkëshorten e tij. Shumë u gëzova dhe e përqafova me zemër e shpirt, sepse ai e mori veten pasi e luftoi me sukses sëmundjen e cila për një kohë na frikësoi të gjithëve!

Takim zemre e shpirti me krijuesin tropojanë, Gjon Neçaj dhe me bashkëshorten e tij

Është i pashmangshëm takimi edhe krijuesin, po ashtu karakteristik por edhe me shpirt rebel, Asllan Osmanajn, i cili gjatë tërë kohës në shenjë respekti, nuk më është ndarë duke u kujdesur për disponimin tim. Takova edhe krijuesin Haki Zllamin, i cili nuk e përfillë peshën e moshës, duke marrë pjesë në manifestime letrare dhe kulturore. Si gjithnjë që manifestimet i madhështojnë, ishin edhe Remzije dhe Sadik Jusufi, të cilët me kamerën e tyre, ngjarjet i bëjë dokument të qëndrueshëm. Kurse, është e pamundshme e të mos takohesh me Lulzim Logun, krijuesin dhe kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Tropoja”, i cili është edhe një prej promotorëve të të gjitha ngjarjeve letrare dhe kulturore në Bajram Curri.

Me respekt përcjellët çdo fjalë e thënë për Shaban B. Nokshiqin

Tash, pas një uverture me muzikën dhe pikat artistike të Grupit të valltarëve të Tropojës, fillon pjesa e parë e festës, promovimi i veprës më të re të nëntëdhjetëvjeçarit, Shaban Bali Nokshiqit, “Kujtimet e babës”, ku janë radhitur vargjet më të reja të dala nga zemra dhe shpirti i këtij njeriut fisnik.

Promovimin e librit e hapë, Lulzim Logu, i cili me peshën e veçantë të fjalëve të tij i dha kuptim shumëdimensional manifestimit, duke folur edhe për jetën por edhe për krijimtarinë e Shaban N. Nokshiqit. Dhe u nis me recitimet e vargjeve nga libri “Kujtimet e babës” nga nxënëset e shkollës së Bujanit por edhe nga mbesa e Shabanit.

Lulzim Logu duke e hapur manifestimin për promovimin e librit “Kujtimet e babës”

Recitimet e vargjeve që kanë dalë nga mendja e zemra e Shaban B. Nokshiqit peshojnë rëndë

Pastaj, promovimin e begaton edhe fjala e krijueses, znj. Migena Arllati, e cila si gjithnjë me respektin më të madh i radhitë shprehjet me peshën e veçantë prej krijueses.

Krijuesja znj. Migena Arllati duke e për gëzuar autorin e librit me fjalë të rralla dhe me peshë

Krijuesi Haki Zllami duke prezantuar vështrimin e tij përkitazi me librin “Kujtimet e babës”

Për veprën flet edhe krijuesi nga Bajram Curri, Haki Zllami, i cili me pietet thekson angazhimin krijues të Shaban B. Nokshiqit.

Pastaj, shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha, vuri në spikamë mbresat dhe respektin që ka ndaj Shaban B. Nokshiqit: Unë, e kam bërë një rrugëtim bukur të gjatë në jetë, dhe, rrallë kam hasur njeri si Ty, Shaban Nokshiqi. Njeri me zemër aq të bardhë, me shpirt aq të mirë e të madh, njeri me flakë, dashuri dhe me shkrumb për atdhe!

Rrallë kam takuar njeri kaq të dashur e plot respekt si Ty njeri i cili e do Tropojën, i cili e do Nokshiqin, i cili e do aq shumë atdheun e bashkuar!

Madhështia jote është e përjetësuar dhe po bëhet lapidar edhe në shkrimet dhe poezitë Tuaja, por edhe në mesin e të gjithë neve këtu, në 90-vjetorin e lindjes Tuaj.

Shkrimtari dhe publicisti Sejdi BERISHA duke përshëndetur me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Shaban B. Nokshiqit

Pasojnë edhe shumë vargje nga libri më i ri i Shabanit, kurse, Mirënjohjen nga KLubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve, autorit të librit “Kujtimet e babës”, Shaban Nokshiqit, i cili u shpall edhe anëtar i nderi i Klubit, ia dorëzoi krijuesi, Gjon Neçaj. Pati edhe përshëndetje dhe përgëzime të tjera nga miqtë tjerë.

Shkrimtari tropojanë, Gjon Neçaj, duke ia dorëzuar mirënjohjen e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë

Ismet Krasniqi-Lala, si gjithmonë që i madhështon manifestimet e shumta me përformansat e tij

Dhe, ngjarja me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Shaban B. Nokshiqit e merr kulmin në sallën solemne të Restorantit “Sylbica”, e cila u përshkua me program të këngëve dhe valleve të Trupës së valltarëve dhe këngëtarëve nga Tropoja dhe me pika humori nga aktori dhe krijuesi i mirënjohur nga Klina, Ismet Krasniqi-Lala.

Kënga dhe vallja madhështoi çdo gjë dhe i fascinoi edhe të gjithë të pranishmit

Gjatë festës, që familjarët e Shaban Nokshiqit ishin në gatishmëri respekti, u ndanë edhe shumë mirënjohje dhe dhurata për këtë njeri të urtë e të kauzës kombëtare, i cili tërë dashurinë dhe shkrumbin për mirëqenien e kombit e të atdheut e shpreh edhe përmes lotëve.

Pastaj, torta e kishte peshën dhe mesazhin, që reflektonte edhe krenari edhe rrugëtimin, i cili për fat nuk dihet se kur mbaron...!

Urime, Shaban B. Nokshiqi 90-vjetori i lindjes, dhe ecim tutje së bashku drejt njerëzores, drejtë lumturisë drejtë bashkimit...!

(Fotot e Shkëlzen Rexhës dhe të Ismet Krasniqit-Lala e kanë kompletuar këtë shkrim)

Torta e respektit dhe e kujtimit



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: