Entela Binjaku: Votohet në Kosovë
| E Shtune, 27.05.2017, 09:34 PM |

Votohet në Kosovë...

Nga Entela Binjaku

Në Kosovë do të votohet më 11 qershor 2017. Në garën elektorale janë parti e kandidatë që pritet të organizojnë në të ardhmen, jetën politike të vendit sipas premtimeve dhe në përmbushje të programit partiak. Në këtë garë të parakohshme në 120 vendet në Kuvend pritet ulen burra e gra, njerëz të ndershëm, me profil të lartë profesional e human, që nuk shkëpusin këmbët nga toka dhe lidhjet me popullin në çastin që votëbesohen, që nuk rrëmbejnë mandatin dhe e vënë atë në shërbim të interesit vetjak apo familjar, që kanë kurajon të përballen me zgjedhësit pa ju shmangur premtimeve të dhëna, që synojnë të performojnë politikisht në një nivel të lartë sic i takon një populli evropian. Pikërisht me këtë pritmëni populli i Kosovës ka mundësinë të dërgojë në parlament personalitete që e nderojnë, që nuk e shpërdorojnë besimin, që kanë treguar dinjitet dhe nivel të lartë përgjegjësie. Një ndër këto figura e cila trupëzon nevojën e qytetarave për t'u përfaqësuar është Dr.Ilirjana Gafuri, nga forca politike “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”. Ajo sëbashku me 10 zonja të kësaj force politike synojnë të çojnë në parlament zërin qytetarëve përmes forcës së tyre politike. Në këtë garë elektorale dr. Gafuri do të përfaqësojë  komunat e Dukagjinit dhe të gjitha komunat e tjera. Dr. Ilirjana është specialiste e oftalmologjisë dhe në partinë AAK mban pozicionin e drejtueses së departamentit të punës dhe mirëqënies sociale, ajo është këshilltare komunale në komunën e Pejës. Në angazhimin  politik znj. Gafuri ka dëshmuar besnikëri ndaj bindjeve politike, bashkëpunim dhe solidaritet në ditë të vështira për këtë parti, përkrahje ndaj përçimit të bindjes së AAK duhet të jetë forca drejtuese e vendit. Ky profil politik duke ju bashkëngjitur profilit të saj të lartë profesional dhe virtyteve njerëzore që e karakterizojnë, e veçojnë këtë zonjë në spektrin e grave shqiptare të angazhuara në jetën politike. Ndaj nëse do të isha qytetare e Republikës së Kosovës do të votoja AAK-në, do të votoja që kryeministri i ardhshëm të ishte z. Haradinaj dhe do të doja të dëgjoja znj. Gafuri në parlament duke folur për aspiratat e një shoqërie që dëshiron progres, një shoqëri që ka vuajtur shumë e që meriton të prosperojë ashtu si çdokush ka aspiruar. Në këtë 11 qershor në pamundësi për të votuar pasi nuk jam qytetare e Kosovës, do t'i ftoja si shqiptare, qytetarët Republikës së Kosovës të votonin për partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të votonin z. Ramush Haradinaj 2 dhe dr. Ilirjana Gafuri 54. Kjo ftesë do të ishte edhe mundësia ime e vetme për të kontribuar që në vitet që pasojnë të shihja z. Haradinaj kryeministër të Republikës së Kosovës!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: