Binak Maxharraj: Njeri ne Kosove e tjetri ne Mal te Zi
| E Premte, 26.05.2017, 06:56 PM |

BABE E BIR DY METRA LARG NJERI TJETRIT,POR NJER IESHTE NE KOSOVE E TJETRI NE MAL TE ZI.

Nga Binak Maxharraj

Ishte muaji qershor I vitit te larget 1958.Nje mbramje baba me thote,biro shko me fjete se neser do zgjohemi heret dhe do shkojm Mbas Bjeshke se kame nje pune ne Pacaj.Isha I ri shtalb,vetem 12 vjeq.U zgjuam heret,ishte hala irresir,ary ketu ndegjohet ndonje e lehur e qenit,kurse gjelat me kukurimin e tyre po lajmeronin edhe nje dite te re.Ishte nje dite e bukur me nje freski mengjesore,por hala ne ate mengjes vreheshin xixillojat me ate driten e tyre karakteristike dhe lajmeronin se misri ka zene rrenje dhe eshte duke u rritur.

U nisem, kaluam katundin Studenice dhe po I afroheshim Kaliqanit,katunde keto rreze bjeshke me shtepi te afrueme njera me tjeter.Rruga ishte e zorshme me plote leqe,gropa gropa dhe me pluhur.Kur arrijtem ne katundin Kaliqan aty afer rruges ishte nje shtepi karakteristike,paksa e dallueme nga shtepit shqiptare,kur papritmas ne rruge doli nje thi dhe une pak u friksova sepse per

here te pare po shihja nje thi kaq te madh.Kur e pa shqetesimin time baba u ndal dhe me tha:biro kjo eshte shtepia e Dragishes ka ardhe nga Mali I Zi te cilin e kane pru si kolon ne Kosove?!.Ishte emnu shumar ne kete ane.Vite ma vone kete Dragishen me nje pushk te gjate e kame pa shpesh edhe ne katundin tem ne Vrelle.E fliste mire shqipen.

Vazhduam rrugen neper katundin e Jabllanices dhe po I afroheshim katundit Radavc nga I cili ndegjohej gurgullima e ujevares se Drinit te Bardh.Qe nga ketu fillon rruga me e veshtire per ne,e sidomos per mu sepse hala isha I ri,duhej te ngjitheshim thik perpjete per te mbri se pari te Kulla ne Zhlep,e me pastaj ne Pacaj.Rruga permbi Radavc ishte shume e keqe,me pluhur,plot gropa gropa she me shume leqe,qka kisha pershtypjen se s’po hecim fare.Ishte nje rruge e gjate,por shume pitoreske sepse perdredhej neper malin e dendur.Aty takuam tufa delesh dhe lopesh te cilat kullotnin.pra ishte nje jete baritore ku ndegjohej kenga e qobanit dhe e fyellit qe t’I qonte peshe ndjenjat e nje jete te bukur baritore.Shiheshi stane te mbushura me plote femij,sepse ne kete ane femijet posa delnin nga shkolla I permbledhnin ne bjeshke.Dalngadal po I afroheshim Kulles te Zhlepi,pikes ma te nalte,nga e cila shihej si ne shplak te  dores Rrafshi I bukur I Dugagjinit,e permbas shihej rrafshnalta e Peshterit.Baba me tha se atje eshte Peshteri,dikur aty kane jetu shume shqiptar te cilet pos plisit te bardhe e kishin edhe shallin e bardh si bora te mbjeshtellun rreth kreje.Tashti ne Peshter jetojne shume pak shqiptar sepse ata serbet I debuan per ne Turqi.Ishin kohe te veshtira atehere,zullumi ndaj shqiptareve ishte I madh deri ne fyt.

Posa mbrijme Te Kulla e Zhlepit,aty u ulem te pushojm pak sepse ishim te lodhur nga rruga e gjate.U ulem ne nja dy guer te cilet ishin nja 3-4 metra large njani tjetrit.Baba e e qeli strajcen,apo siq I thonim atehere Jangjikun nga I cili nxori buken kollomoqe dhe pak djadh dhe  fulluam te hame dhe pak te qlodhemi nga rruga e gjate,por qe edhe pse na priste edhe pak rruge deri ne Dacaj.Pasi,e hangri copen e vete te bukes dhe e ndezi nje cigare kaqak ,baba e qoj kryet dhe drejtoj shikimin nga une dhe me tha me plote krenari:

Mos I harro kurr keta dy gur te cilet ishin nja 3-4 metra large njeni tjetrit dhe si per habi ishin te shenuem me nga nje X me te kuqe.Ne ate gur ne te cilin je ule ti eshte I Kosoves,pra tani ti je ne Kosove,kurse ne kete gurin ku jame ul une eshte I Malit te Zi,pra une tani jame ne Mal te ZI.Kjo hapesira prej disa metrave midis nesh eshte megja(kufiri) midis Kosoves dhe Malit te Zi dhe qe prej atehere kjo megj nuk ka luajt kurr,me tha baba,por edhe me nje porosi qe te mos e harroj kurr se ketu eshte kufiri midis Kosoves dhe Malit te ZI,dhe kete te ua percjelle edhe femijeve te mij.Kete megj,siq e quante ai, thojshin qe e ka vu njefar Gjillasi. Vazhduam edhe pak rruge derisa mbrrim ne Dacaj,nje katund malor,me shtepia dhe kulm prej drrasash.Edhe sot nuk e di seperse kishte shku baba ne Dacaj,por ate nat fjetem aty,na e bane nje pritje qe s’harrohet,ku pim tambel bjeshe,por hangrem edhe kaqamak,por edhe maze te zieme,aq e shijshme qe se harraoj kurr.Ne mbramje vone mbrrime ne Vrelle me nje ndjejn te paharrueshme dhe te mallengjyshem per bukurit e Maleve te Kelmendit,qe shpesh here kur jam rrite I kame vizitue me shok vetem sa per t’u qmall pak.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: