Sejdi Berisha: Festë e dyfishtë
| E Premte, 26.05.2017, 08:12 PM |

Nga manifestimi me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të krijimtarisë të krijuesit, Tahir Bezhani, që u mbajt në Gjakovë

FESTË E DYFISHTË ME PESHËN E VLERAVE KULTURORE DHE LETRARE

Nga Sejdi BERISHA

Gjakova, ashtu siç e ka edhe tradicionalisht zakon për t’i afirmuar vlerat shpirtërore, kulturore, letrare dhe historiografike, dje (17 maj 2017) kishte festë të dyfishtë; shënimin e 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të krijimtarisë letrare të shkrimtarit, Tahir Bezhani, e që u mbajt në ambientet e Sallës Solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” e në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë, dhe nën patronazhin e Drejtorisë për Kulturë Rinisë dhe Sport të Gjakovës e në

përkujdesjen e Kryetares së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila.

Nga manifestimi i shënimit të 70-vjetorit të lindjes dhe i 50-vjetorit të krijimtarisë së Tahir Bezhanit

Në këtë manifestim, morën pjesë numër i madh i krijuesve nga Tirana, Lezha, Peja, Bajram Curri, Klina, nga SHBA-të, Gjermania, Norvegjia dhe nga Gjakova, por edhe shumë dashamirë të fjalës së shkruar dhe miq të krijuesit Tahir Bezhani, si dhe Grupi i Valleve dhe i Këngëve nga Bajram Curri, që e madhështuan këtë ngjarje të rrallë. Po ashtu, manifestimin e bënë edhe më me peshë përfaqësuesit nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyqi”-Tiranë-Prizren dhe të Kompanisë dhe gazetës “Nacional” nga Tirana me në krye Mujë Buçpapajn, gazetë kjo e cila tanimë ka afirmuar dhe po i afirmon vlerat e përgjithshme jo vetëm kulturore dhe letrare, por edhe historiografike, dhe, gjithashtu po i afirmon krijuesit anekënd trojeve shqiptare.

GJAKOVA KA TRADITË POR EDHE KA DHËNË EMRA TË NJOHUIR JO VETËM NË FUSHËN E LETËRSISË...!

Duke e përshëndetur këtë manifestim të rrallë kulturor dhe letrar, kryetarja e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, theksoi rolin dhe rëndësinë e vlerave krijuese që zhvillohen në Gjakovë, në Kosovë por edhe në të gjitha trojet shqiptare. Ajo vuri në dukje rezultatet e arritura letrare në Gjakovë por edhe mbështetjen gjithëpërfshirëse për t’i quar përpara vlerat krijuese letrare, të cilat tanimë kanë dalë edhe jashtë kufijve lokal mbase edhe kombëtar. Këtë ë dëshmon edhe ngjarja e sotme, ku po e rrumbullakojmë gjysmë shekulli të punës së shkrimtarit, Tahir Bezhani, i cili jo vetëm se është i njohur në fushën letrare, por ai, vuri ura letrare dhe forcoi afirmimin e ndërsjellë letrar dhe kulturor jo vetëm në Gjakovë e në Malësinë e Gjakovë dhe Tropojës, por edhe gjithandej Kosovës dhe Shqipërisë.

2Kryetarja e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila duke përshëndetur manifestimin

Mimoza Kusari-Lila duke ia ndarë mirënjohjen krijuesit, Tahir Bezhani

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të punës krijuese, T. Bezhanin, e nderoi me mirënjohjen e Kuvendit Komunal.

TAHIR BEZHANI ËSHTË I LIDHUR SHPIRTËRISHT DHE HISTORIKISHT ME TROPOJËN DHE QYTETIN E BAJRAM CURRIT

Përfaqësuesi i Bashkisë Bajram Curri duke ia ndarë mirënjohjet T. Bezhanit

Tahir Bezhani është i lidhur ngushtë dhe shpirtërisht edhe me Tropojën dhe me qytetin Bajram Curri, dhe se ai është njëri prej krijuesve që i vuri urat krijuese dhe hoqi kufirin artificial edhe krijues me pjesën tjetër të atdheut. Ai është edhe Qytetar Nderi i Bajram Curri, andaj, përfaqësuesi i Bashkisë, Can Tahiri, pasi theksoi punën dhe të arriturat e krijimtarisë letrare dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Gjakovës dhe Tropojës, në shenjë falënderimi për punën e bërë, Tahir Bezhanin e nderoi me dy mirënjohje.

KRYETARJA E KLUBIT TË SHKRIMTARËVË “GJON NIKOLLË KAZAZI” TË GJAKOVËS, GENTIANA MUHAXHIRI: “GJAKOVA DHE TROPOJA JANË FAKTORË NË ZHVILLIMIN DHE TË AFIRMIMIT TË VLERAVE LETRARE

Në manifestimin e sotëm, foli edhe Gentiana Muhaxhiri, kryetare e Klubit të Shkrimtarëve “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, e cila, duke e përshëndetur këtë eveniment letrar dhe duke e përgëzuar krijuesin për festën e tij të dyfishtë, vuri në dukje se klubi i shkrimtarëve të Gjakovës, është shembulli më i mirë se si punohet në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave letrare edhe përtej kufijve lokal e rajonal. Këtë traditë e dëshmon edhe krijimtaria e Tahir Bezhanit, por edhe e shumë e shumë letrarëve të tjerë, të cilët janë emra dhe shtylla të letërsisë kombëtare.

Kryetarja e Klubit të shkrimtarëve nga Gjakova, Gentiana Muhaxhiri, me kujdes përcjellë fjalën e krijuesit T. Bezhani

KRIJIMTARIA E TAHIR BEZHANIT E KA PESHËN E MALLIT, TË DHEMBJES DHE TË LUMTURISË, POR E KA EDHE VULËN E HISTORISË JO VETËM TË MALËSISË SË GJAKOVËS

Në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të krijimtarisë të Tahir Bezhanit, krijuesi por edhe udhëheqësi shumëvjeçar i punës së suksesshme të klubit “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, foli gjerësisht për krijimtarinë e Tahir Bezhanit, i cili, siç tha,  Bezhani ishte dhe arriti shumë pothuaj në të gjitha fushat e letërsisë. Kështu, me disa monografi, i përjetësoi vlerat dhe rrugëtimet historike, ndërsa, me poezi dhe prozë, mbëltoi madhështoren dhe peshën e ndijimit shpirtëror...

Muharrem Kurti duke folur për veprën e Tahir Bezhanit

KAPITULL I VEÇANTË ËSHTË PUNA DHE BASHKËPUNIMI KRIJUES I BEZHANIT ME TROPOJËN

Duke folur për vlerat krijuese dhe të arriturat në fushën e letërsisë të Tahir Bezhanit, Lulzim Logu, krijues dhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë, theksoi se krijimtaria e Bezhanit lidhjet e mishërohet me historinë e Tropojës. Për këtë arsye, një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij përkon edhe më historinë dhe madhështinë e kësaj ane. Është e veçantë edhe puna në aspektin e unifikimit dhe të bashkimit e të afirmimit të vlerave krijuese, të cilat dikur ishin të “ndara” dhe të cunguara. Në këtë aspekt, dëshmon edhe Antologjia “Poetët e Malësisë së Gjakovës” por edhe revista kulturore, letrare dhe shkencore me titull shumë domethënës, “Urat”...

Krijuesi i mirëfilltë, Lulzim Logu, me admirim flet për jetën dhe veprën e T. Bezhanit

PËR PESHËN DHE VLERAT KRIJUESE TË TAHIR BEZHANIT, DËSHMUAN EDHE SHUMË FALËNDERIME DHE DHURATA

Në mesin e shumë kolegëve dhe krijuesve që ishin prezent, përshëndetën dhe ndanë dhurata në shenjë mirënjohjeje janë edhe: Zeqir Lushaj nga Shëngjini; Migena Arllati, krijuese e dalluar dhe kryetare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi”-Albania, për Kosovë; Shaban Nokshiqi nga SHBA-të, Viktor Gjikolaj e Azem Balia nga Lezha; Neki Lulaj nga Gjermania; Idriz Berisha-Xhixhi, nga Klina; Sejdi Berisha, nga Peja dhe Bardh Nengurra, nga Norvegjia.

Ndërsa, Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës Nbarëkombëtare “Bytyçi”-Tiranë-Prizren, i ndau mimin “Plisi i bardhë-emblema hyjnore e shqiptarisë” i Klasit të Parë, të cilin ia dorëzoi i Mujë Buçpapaj, pronar i Kompanisë dhe i gazetës “Nacional” në Tiranë.

 

 

 

 

8Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”-Tiranë-Prizren duke ia ndarë Çmimin “Plisi i bardhë...”.

 

Një prej momenteve më mbresëlënëse e këtij evenimenti letrar dhe kulturor, ishte edhe fjala e falënderimit e Tahir Bezhanit, e cila u rrumbullakua me përshëndetjet dhe përqafimet e tre nipave të tij, me bekimin se do ta respektojnë rrugëtimin e gjyshit, se do të provojnë që edhe ata të bëhen krijues...!

 

 

9Pasardhësit-nipat dëshmojnë përjetësinë…!

MANIFESTIM  QË MBETËT KURORË E VEÇANTË E NJË RRUGËTIMI KRIJUES LETRAR...

 

Për këtë manifestim, kisha shkruar edhe një shkrim modest dhe të shkurtër për Tahir Bezhanin, ku në mes tjerash veçova:

Sot, me të vërtetë jemi në një festë të veçantë, e cila do të mbetët përgjithmonë kurorë e një rrugëtimi dhe historie, e cila dëshmon për vlerat njerëzore dhe krijuese të Tahir Bezhanit, por është edhe pjesë e begatisë kulturore dhe letrare të Gjakovës, Tropojës dhe të kombit përgjithësisht.

Sejdi Berisha: Përmes veprave madhështohet kombi dhe atdheu...!

Pjesë e vlerave njerëzore, sepse, Tahiri është ai i cili përmes veprave-monografi, u dha dritë e përjetësi gjërave më sublimë, që ende na mungojnë pothuaj se në të gjitha fushat. E këto janë veprat: “Koha lindë viganë”, “Rapsodët e Rekës së Keqe”, “Smolica bastion i lirisë”, “Urtësi nga Reka e Keqe” dhe “Mësuesi historik i Smolicës”.

Ndërsa, pjesë e vlerave krijuese letrare, sepse, mendja, zemra dhe shpirti i Tahirit i kënduan jetës, e me theks të veçantë i këndoi Malësisë së Gjakovës, Tropojës dhe Gjakovës e pse jo edhe vendlindjes së tij, Smolicës.

Andaj, të gjitha këto sikur dëshmojnë se T. Bezhani ishte edhe kasnec i bashkimit krijues, i vënies së urave letrare me pjesën tjetër të atdheut dhe të kombit, gjë kjo e cila, me bashkëpunimin edhe të krijuesve të tjerë rezultoi me “Antologjinë e Poetëve të Malësisë së Gjakovës”, me revistën letrare “Urat”, me një titull shumë simbolik.

Hallkat krijuese u forcuan edhe më shumë me bashkëpunimin e ndërsjellë të Klubit të Shkrimtarëve “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës dhe të Shoqatës së krijuesve letrarë dhe artistëve të Tropojës.

Duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë Tahir Bezhanit, këtë fjalë të shkurtër do e përmbyll me dy vargje të një poezie të këtij krijuesi: “Të mos prishet vazo e luleve/Se lindjet përmes dhimbjeve vijnë”...!

EKIPET TELEVIZIVE NA SHOQËRUAN GJATË GJITHË KOHËS SA ZGJATI MANIFESTIMI

Gjatë tërë manifestimit, ekipi i TV-Syri Opinion, i prirë nga gazetarja Lili Pylla dhe TV-ekipi në përbërje: Remzije, Sadik dhe Edmond Jusufi, respektuan këtë ngjarje kulturore dhe punën e tyre profesionale.

TV-ekipi: Edmond, Remzije dhe Sadik Jusufi që kudo me kamerën dhe punën e tyre lënë gjurmë

KËNGA DHE VALLJA U MISHËRUAN ME VLERAT LETRARE

Manifestimin me rastin e shënimit të 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të krijimtarisë së Tahir Bezhanit, kaptinë e veçantë ishin vlerat e larta profesionale të Grupit të Valleve dhe Këngëve nga Tropoja i cili prezantoi një cilësi të thesarit të folklorit burimor shqiptar.

Një kujtim me peshë nga manifestimi me rastin e shënimit të 70-vjetorit të lindjes dhe të 50-vjetorit të krijimtarisë të shkrimtarit, Tahir Bezhani (Para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, e mërkurë 17 maj 2017)



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: