Dedë Preqi: Nuk hyhet në Evropë
| E Enjte, 25.05.2017, 07:02 PM |

ME FAQE TË ZEZË NUK HYHËT NË EVROPË !

Nga Dedë Preqi

Vërshimet e infomacioneve të ndryshme, do i shohim në të përditshmën e mediave, në përmbajtjen e të cilave ka edhe shumë informacione e dilema të informatave, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për tërë Ballkanin përëndimor. Edhe Wikileaks me informacionet dhe faktet e veta, del haptas para opinionit botëror me informata të ndryshme, që me publikimet e veta të botës sekrete, nxjerrë në pah anën e pa njohur dhe të njohur të informacioneve të ndryshme të botës.

Në anën tjetër, ka shumë paqartësi me frontin ligjor, që akuzohen përgjegjësit e këtij fondi dokumentesh, ndërsa shumë jurista të njohur amerikan e botëror deklarojnë se imuniteti i tyre duhet të mbrohet, nga se dhunohet liria e informacionit, apo të dhënave informative.

SHBA-të, e kishin një dyshim se kjo arkivë e informatave, ka për qëllim sabotimin e SHBA-ve, nga ana e një shteti tjetër, që paguajnë shumë shtrenjtë për këto gjëra sekrete.Themeluesi i kësaj faqeje është Julian Asange, ish deputet britanik dhe me nënshtetësi australiane, i cili ka edhe shumë bashkëpunëtorë,  që punojnë për këtë  arkivë sekrete të botës. Në këtë fond, ka shumë dokumente sekrete edhe për Shqipërinë e Kosovën.

Për Shqipërinë, referohen ngjarjet e vitit `97, gjatë trazirave ku janë vrarë më qindra përsona, me ç’rast qeverija bie në duar të rrobelave kryengritës shqiptar. Në atë kohë u shpërbë edhe ushtrija e vendit, dhe shumica e armëve nëpër depo ushtarake u konfiskue nga njerëz të pa kontrolluar dhe një pjesë e armëve kaloi edhe në teritorin e Kosovës.

Bile këtë iniciativë rrobele  edhe «babai i kombit» Rexhep Qose, e quajti“Revulocion të vonuar“. Në vazhdën e krizës së 97-tës, nga informacionet e shumë artikujve të shkruara, janë zbuluar shumë elemente radikale islamike, që kishin krijuar rrjetët e tyre në Shqipëri, të cilat do të kishin marrë hov të madh edhe më largë, po të mos ndërhynte CIA amerikane.

Kishte dhe shumë terrorista të dyshuar algjerian, egjyptian dhe nga Arabia Saudite, të involvuar në Shqipëri, nën maskën e fondacionit fetar dhe përmes ndihmave humanitare. Mirëpo, nga viti 1998, qeverija shqiptare në bashkëpunim me CIA-n, amerikane, arrestuan bashkëpunëtorë të shumtë të këtij elementi të Alkaidës, të cilët ishin dhe tranzit të drogës dhe trafikimëve të tjera të rrezikshme, që kanë mundur të ndikojnë edhe në vendet fqinjë të Shqipërisë, veqanarisht në Kosovë.

A është e mundur,  që të ketë informacione edhe për komunizmin dhe mbeturinat e tij në disa pjesë të Ballkanit si edhe në Shqipëri e Kosovë?  Me siguri se në 25o mijë faqe sekrete për tërë botën të shënuara në Wikileaks, ka të shënuara edhe shumë gjëra për shqiptarët, të cilat shënime dikush i ka mëshehur dhe ruajtur, që një ditë ato të dalin në shesh para opinionit.

Si përshembëll, sipas „Librit të zi të komunizmit“, të botuar në Francë në vitin 1997, fashizmi akuzohet për 20 milion viktima, ndërsa komunizmi rezulton me 100 milion viktima, me çrast në Uashington, është ngritë memoriali për  gjithë  ato viktima, në shenjë përkujtimi  edhe pse Amerika nuk ka përjetuar kurrnjëherë dhe asnjë ditë sundimi të atij regjimi.

Asambleja Parlamentare e KE,  më Rezulutën e 25 janarit të vitit 2006, ka vendosur që këto dy elemente, fashizmi dhe komunizmi të dënohen, si dy regjime të shëmtuara të botës. Të gjitha vendet që ishin nën ndikim të këtij regjimi e kanë dënuar regjimin dhe autorët përsëgjalli, ndërsa Shqipërija është një vend që më së shumti e përjetoi këtë regjim të egër dhe tragjik, që sot as një shembëll të denimit nuk pati guxim ta ekzekutoi.

Deri kur Shqipërija dhe Kosova do të qëndrojnë nën hijen komuniste?

Përgjigjja është e qartë, deri atëherë kur Shqipërija dhe Kosova, do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, por deri atëherë do të bëhët vonë  për popujt e të dyja shtetëve. Dhe si kusht kryesor duhet ta paraqet Evropa ndaj këtyre vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit, që kanë qenë nën regjimin e komunizmit, që të bëhët dënimi i këtij elementi, mandej të hyhët në BE.

Në Kosovë, Partia Vetëvendosje, e ka në programin e saj çështjen e bashkimit kombëtarë, por nuk e kanë të çartë se, bashkimi kombëtarë ka shumë pengesa në të dyja anët e kufirit, që pengohet nga“ klyshët e komunizmit“ dhe pa zhdukjen e këtij elementi të shëmtuar të shqiptarizmit, nuk ka me pasë as bashkim kombëtar dhe as unitet shqiptar.

Kjo faqe ka nxjerrë në pah,  duke iu referuar edhe Serbisë e Kosovës, e cila thotë se, Serbija pa e njohur Kosovën, nuk mundet të hyjë në BE. Dhe para se Serbija të anëtarësohet në Evropë, duhet që ti zgjidhë shumë qështje kyqe me Kosovën, sidomos në qështjen e të zhdukurve, qështjen e drejtësisë, policisë, doganave, transportit, demarkacionit e tjera, të cilat do të mirren në konsederatë nga organet kopetente të BE-së.

Poashtu Serbija, duhet të përballet me problemin e bashkëpunimit të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare dhe kriminelët e kërkuar duhet ti dorëzojë kësaj gjykate. Gazeta e njohur gjermane“Welt“, mes të tjerave  shkruan,  Shqipërija me Bosnjen dhe Kosovën, mund të hynë në BE, aty nga viti 2025, edhe pse liderët e tyre shohin paradokse se këto do të anëtarësohen më herët.

Dhe kjo gazetë tregon se Serbia, do të anëtarësohet në BE, më herët se këto të trija edhe pse ky vend bëri lufta të përgjakshme dhe gjenocide ndër më të rëndat pas Luftës së dytë Botërore, duke shënuar një faqe të zezë në historinë e kombeve të Ballkanit.

Kjo është drejtësija e kombëve, kjo është Evropa, në të cilën po synojmë të nesërmën!...

Por, për Kosovën është shumë e rëndësishme, që të përforcojë zhvillimin ekonomik e politik dhe të bëjë reforma të reja dhe të nevojshme për tërheqjen e investitorëve të jashtëm dhe të mbrendshëm. Kosova duhet të merret edhe me qështjen e minoritetëve, jo vetëm serbe, sepse mjaftë janë të përgëdhelur, por edhe të tjerëve, sidomos të romëve, ashkanlinjëve dhe egjiptasve, të cilët jetojnë në kushte të dobëta dhe të vështira e jo higjenike.

Serbia, jo vetëm që me një kërkim-fajle, për të zezat që ia shkakëtojë Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit dhe të shpëtojë nga ndëshkimi dhe përgjegjësia e saj, por Evropa do të bëjë një gabim të rëndë dhe të pa falshëm, që në gjirin e saj të fusë një vend të që nuk e meriton, duke ditur se një mikrob i tillë mund ta helmojë edhe tërë Evropën. Serbia është njëra ndër vendet fqinjë, e cila nuk tregon fqinjësi të mirë më vendet e rajonit, sepse politikat që zbatohen në këtë shtet, janë diktat i mitëve të vjetra, të cilat nuk sjellin frymën e një bashkëpunimi dhe veprimi të sinqertë dhe për një fqinjësi të mirë, posaqërisht me shqiptarët dhe Kosovën.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: