Faton Mehmeti: Nuk do të votoj
| E Merkure, 24.05.2017, 05:17 PM |

Nuk do të votoj, unë protestoj për injorimin ndaj qytetit tim !

Nga Faton MEHMETI

Injorimi është ndër metodat më të vrazhda për t”i thënë dikujt se s’të dua, s’më duhesh pranë etj. Kur injoron një përson natyrisht se nuk është gjë e mirë, por më fatkeq bëhet kur injoron një qytet të tërë, një komunitet. Në këtë rast kur injorohet një qytet i tërë, doemos krijohen mure ndarëse të cilat vetëm sa thellojnë hendikepin mes njëri tjetrit. Qyteti nga i cili unë vij dhe ende jetoj, fatkeqesisht ka pasur rastin të perjetoj shumë dhimbje, vuajtje e peripeti të  ndryshme gjatë shekujve, që është e natyrshme po themi në sensin që cdo qytet edhe shtet ka historinë e vetë të mirë,  ose jo të mirë. Kur injorimi vjen nga të tjerët përtypet me kollaj por kur vjen nga i yti, dhemb me shumë. Këtu edhe fillon historia jo e mirë me injorimin që ta bën i  “ yti”. Për ata që nuk kanë shumë inofrmacione, duhet thënë  se qyteti i Ferizajt është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë - Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina. Komuna e Ferizajt ka 345 km², do të thotë vetë qytetit duke përfshirë edhe të tjera të dyzet e pesë 45 fshatrat rreth tij. Kjo zonë ka një popullsi prej 158,690 banorë, sipas regjistrimit të fundit. Ferizaj është relativisht një qytet i ri. Kjo komunë ka filluar të zhvillohet që nga viti 1873, kur hekurudha dhe stacioni hekurudhor janë ndërtuar nga fracezët. Në kohën e të folurit ka qenë një han, që ka pasur si pronar të tij Feriz Shashivarin. Bazuar në emër të pronarit Feriz Shashivari ky qytet edhe e ka marrë emrin. Edhe pse eshte qyteti i dytë në Kosovë pas Prishtinës që i jep shteti të Kosovës të hyra vjetore, ndërsa anashkalohet aq shumë sa në thithjen e grandit qeveritar, pra merr të ardhura vjetore me pak se Podujeva. Granti i përgjithshëm sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal është kështu. Ferizaj merr 5.246.176 ndërsa Podujeva merr 5.484.706 edhe pse Podujeva  88.499 banorë,ndërsa sic e cekëm më lart Ferizaj ka  170.000 banorë, pra shihet një anashkalim i komunës së Ferizajt. Një fakt tjetër i diskriminim të komunës së Ferizajt është se edhe pse ka në nivel qëndror ka mbi 100.000 votues Ferizaj asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ministër në qeveri të Kosovës, po është kënaqur vetëm me zëvendësministra. Ky injorim po vazhdon edhe sot e  kësja dite, dhe për këtë askush nuk jep përgjegjësi pse ndodh. Si ka mundësi që Drenasi me 67 mijë banorë, ka ministra edhe deputetë më shumë se komuna e Ferizajt.

Duke qenë se po vazhdon të injorohemi padrejtësisht, ndonëse jemi komuna e tretë në Kosovë për nga numri i banorëve, pas Prishtinës dhe Prizrenit, në shenjë revolte kam inicuar nismën për t’i bojkotuar zgjedhjet e 11 qershorit .Kjo nismë e nisur në fb ka filluar të shpërndahet, edhe njerëz nga partitë e ndryshme më shkrujnë se edhe ata do i bojkotojnë. Kështu besoj se do japim një mesazh se nuk e tolerojmë injorimin, duam të përfaqësohemi ashtu sic e meritojmë. Të kemi edhe më shumë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi më shumë përfillët Drenasi e Malisheva se sa Ferizaj, ne meritojmë  të përfaqësohemi me ministra, pse jo edhe me kryeministër. Tani është koha për të reaguar, prandaj unë do i bojkotoj këto zgjedhje për të dhënë një mesazh se nuk lejojmë të injorohemi, së bashku ne  mundemi !



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: