Zeqir Lushaj: Festë Malsi-Gjakovase
| E Enjte, 18.05.2017, 09:00 PM |

FESTE MALSI-GJAKOVASE...

-Mbresa nga veprimtaritë per 70-vjetorin e lindjes dhe 50-vjetorin e krijimtarisë së poetit e shkrimtarit Tahir Bezhani në Gjakovë. Nga Shqiperia Breg-detare per Shqiperinë e Matan-drinit, ekskluzivisht per ZemraShqiptare në Londer..., Shengjin, 18 Maj 2017-

Nga Zeqir Lushaj

Më duket se ka ardhur koha qe ne gazetaret të flasim më pak por ama te tregojmë më shumë per lexuesit tanë të nderuar të cilet gjithsesi edhe kohen duan ta harxhojne me kursim. Eshtë edhe tani në faqe të ZSh-së dhe në ekranin e saj shkrimi  me titull „Dy dasmat e Tahir Bezhanit“.

Që Tahiri është autor i rreth 20 librave me poezi, prozë, publicistikë, monografi, histori, folklor etj., keto lexuesi i vemendeshem i din dhe në ketë veprimtari folen mjaftueshem per to, Muharrem Kurti, Sejdi Berisha, Lulzim Logu… etj etj.

E që të mos bie në perseritje po ju jap vetem disa momente që themse e pasqyrojne më së miri kete FESTE MALSI-GJAKOVASE, siç edhe po e titullojmë kete fotoreportazh per krijuesin gjakovar djalin e Smolices e mikun e ZSh-së zotin Bezhani.. E kur flasim per feste edhe fotoja e parë duhet sa më festive.

Bezhani mes artisteve tropojanë e gjakovarë

Në qender të Gjakoves, në oborin e „Asim Vokshit“ mbledhja ka filluar pa hyre akoma në sallë. Ku te lene kengetaret e valltaret  të „mbashë fjalime“. Mikpritesi Tahir Berzhani në qender të kesaj fotoje me artistet tropojanë e gjakovarë të cilet kane ardhur per ta nderuar e uruar në kete 70-vjetor të lindjes e 50-vjetor të krijimtarisë.

Mimoza Kusari-Lila

Zonja e nderuar, kryetarja e Komunes se qytetit të Gjakoves Mimoza Kusari-Lila, tashme eshte e afirmuar si dashamirese e artit dhe kultures. Kryetarja e Gjakoves dhe Qytetarja e Nderit e Malsise (Tropojë), nderoi Bezhanin dhe gjithe pjesmarresit me prezencen dhe sidomos me fjalen e saj. Dhe ne, e falenderojme at miqesisht dhe urojme qe shembulli i saj te reflektoj te shume kryetarë e të zgjedhur te popullit në Kosove e Shqiperi.

Lulzim Logu = Djalë Tropoje e Nip n‘Gjakovë

Kryetari i shkrimtareve te Tropojes Lulzim Logu, eshte nip ne Gjakove ne familjen e nderuar e shume arsim-dashese Botusha, ndersa zoti Bezhani eshte nip ne Zogaj të Bytyçit, Tropojë. E kush ma teper se dajë e nip do te ndikonin kaq shume (tash nje dekade te pakten), per forcimin deri njesimin e ketyre lidhjeve letrare artistike, kulturor = shpirterore, Malsi-Gjakovë?  Meritojne respekt, si „resturues“ të një Kalaje të Moçme!

Gentiana Muhaxheri

Kryetare e Klubit letrare Gjon Nikollë Kazazi ne Gjakovë është Gentiana Muhaxheri. Një vajze shume simpatike qe ka ditur e ka mundur ta ktheje kete vater kulture ne zemer te „Asim Vokshit“, në nje qender te dashur per krejt gjakovaret. Mbasi foli dhe e dekoroi zotin Bezhani ne emer te Klubit, në pushim unë e takova dhe e pyeta:

-Sa vjet jeni drejtoreshe ketu?

-Kam tre vjet, -u pergjegj ajo buzegas.

-Aaa, tani po e kuptoj pse „Gjon Nikollë Kazazi“ eshte kaq i suksesshem...!, -i thash une edhe per ta „provokuar“ disi në bisedë.

Ajo, qeshen shumë sinqerisht dhe me drejtohet me miresjellje: -Shumë faleminderit!

Poeti Neki Lulaj

Poeti e shkrimtari i njohur pejan, mik i ZemraShqiptare, Neki Lulaj ka ardhur ne keto festime nga Gjermani ku tash rreth tre dekada eshte pedagog atje. Ai e uron Bezhanin, me nje poezi kushtuar atij, krijuar aty, gjate ceremonisë festive.

Krahas Neikut qe po e veçojme se ka ardhur nga larg enkas per Bezhanin, aty pershendeten edhe B. Nengurra nga Norvegjia, Viktor Gjikolaj nga Lezha, poeti humorist Azem Baliaj e shume te tjere por nga folesit e tjere , në foton ketu me poshte po e veçoj nje burrë te veçantë…

Shaban Nokshiqi

90 vjeçari, atdhetari e shkrimtari zemerbardhë Shaban Nokshiqi, nga SHBA-ja, jo vetem se ishte tejet i emocionuar por na emocionoi te gjitheve sa ishim në at’ sallë. Ai ka sjell nje dhuratë per Bezhanin por nuk e nxjerr kollaj nga qesja ku e ka futur sepse …, sepse shperthen në lot!! Jo qesja modeste e Shabanit por as vet Drini i Bardhe qe i bie mespermes Kosoves e derdhet ne Shengjinin ku banoj edhe une, nuk i mban dot lotet e derdhur ne te dy  anet e ketej kufiri të ZI, kufiri artificial rreth nje shekullor!! Ne sallë u recituan shume poezi te zotit Bezhani pikrisht me kete subjet, te ketyre loteve qe po flasim e që sikur pikojne edhe nga dhurata e Shaban Nokshiqit.

Nipat e Tahirit = Bezhanet e vegjel…!

Janë nipat që pershendesin e urojnë gjyshin. Fjalet e tyre e perterijne Tahirin, e bejne që të ndjehet „7 vjeç e jo 7 dekadash“.

Remzije e Sadik Jusufi

Në keto veprimtari kishte shume gazetarë e krijues nga Kosova e shqiperia, nga Europa e deri nga kontinenti i larget. Ishin edhe ekipi i nderuar i Kompanise se Mirenjpohur NACIONAL, ose dinastia e shquar BUCPAPAJ te perfaqesuar aty nga gazetaret e mirenjohur Halil e Ilir Buçpapaj si dhe drejtori ekszektiv i kesaj Korporate Mediative te suksesshme poeti i permasave të lakmueshme Muja. Ta zgjas shume per miqte mi te viteve te rinise , sikur bie ne „konflikt interesi“, keshtu krejt krijuesit po perfaqesohemi sot me foton e familjes se nderuar gjakovare xhirues të RTK, çiftit simpatik Remzije e Sadik Jusufi te ndihmuar nga djali i tyre Edmondi (Edi).

Pashtriku na ndau e na bashkoi...

Hyja per here të pare në Hotel Pashtriku. Hotel madheshtor. Por mua me mbetet hala mendja te mali me kete emer, te ai qe na ndau per rreth nje shekull. Pse bash neper Pashtrik te Hasit binte ai i zi kufi qe me shume se token ndau zemrat qe digjeshin prush ne te dy anet dhe vet Qofes se Famshmi (sikur kjo) ia la edhe emrin Qafë-Prush!! E veçanta ne kete dreke nuk ishin as mezet e as vera e rakia. E veçanta ishte se „Presidiumin“ e kesaj dreka e perbente: - ne mes Bezhani e i rrethuar nga dajtë e tij, nga Hajdarmatajt e nderuar te Tropojes, robtë e nenes zemershkrumbuar te Tahirit qe vdiq pa i pare ma kurr ne jete.

Djali i mirë, Tahir Bezhani edhe ne varr ia lehtesoi dheun e ia ndriti zemren e shpirtin nenes se tij te paharruar ashtu si edhe shume bijave te Malsi-gjakoves qe i pat perzhit ajo vijë kufitare ne at‘ pashtrik..., e kudo tjeter!

Festa paçim ngahera!

Valltari e koreografi i famshem tropojan,  dragobiasi Deli Shpend Metaliaj me grupin e tij ju jep edhe me shume më kuptim festave e gezime tona.

...!

E lexuesi i nderuar apo ndonje „qytetar dixhital“ po me pyet:

-Po ti more Zeqir a ishe aty a fole ndonje fjalë te miku e kolegu yt Bezhani!?

Po,po. Isha dhe fola dy fjalë, krejt ne fund:

-I lutem Zotit (gjithnje nese ka Zot), që keshtu siç jemi sot edhe me shumë të tjera të na japi leje e të  mblidhemi e të festojme edhe në 80-vjetorin e lindjes e 60-vjetorin e krijimtarisë së zotri BEZHANI.

Gjithë salla: -AMIN !!

- Ekskluzivisht per ZemraShqiptare në Londer..., nga Shengjini, 18 Maj 2017-



(Vota: 35 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: