Petrit Aliaj: Manifestim interkulturor në Riva del Garda
| E Merkure, 17.05.2017, 05:38 PM |

MANIFESTIM  INTERKULTUROR NË RIVA DEL GARDA.

Nga Petrit Aliaj

Të shtunën më 13 maj në sheshin Garibaldi të komunës Riva del Garda,organizzata internazionale “Rinia”,promovoi edicionin e tretë të festivalit interkulturor ,tashmë një traditë e njohjes dhe e integrimit të kulturave reciproke në fushat e muzikës me këngë,valle,cirk ,etj.

Festivali  hapet në orën 14,30 me demostrimet përgjatë rrugëve nga qëndra të grupeve pjesmarrëse , veshura me kostume tradicionale të komuniteteve emigrante nga Rumania, India, Polonia,Venezuela,Moldavia e Shqipëria .

Njëkohësisht për fëmijë u organizua edhe konkursi 15 i pikturës në ambientet e kalasë,qëndrës historike në Riva del Garda,ndërsa në orën 16.00 u zhvillua një takim me shkrimtarët Lumturi Plaku e Skënder Lazaj . Simbas traditës në sallën e konferencave të kalasë nò oròn 17.00 u organizua një takim për problemet e emigracionit ku ishin  të pranishëm;zv/konsullja e përgjithëshme e  Kosovës në Milano zj.Gjylymsere Kundja,këshilltarja për kulturën në komunën Riva del Garda; dott.ssa Renza Bolletin.Nga komuna Ledro z.Fabio Fedrigotti ,këshilltar për kulturën, nga  komuna Nago Torbole zj.Luisa Rigati për kulturën, si edhe koordinatori  i provincës për emigracionin z.Mirko Montebeller.

Ishin të pranishëm nga Val Camonica (B.G)presidenti i shoq.”Shqiponja” Sherif Nuredini,Nga Brescia pres.org,”Interaction”  Ardit Aliaj.Arco ,presidenti i shoq.”Shqiponjat”Fatmir Hoxha.”Vatra “në Ale me Sokol Abazaj.Aktivistaja e mësusesja e gjuhës shqipe Kristina Xhakolli .Nga  Lecco për shoq.”Sofra Shqiptare” Enton Cara,  Nga Bologna  ishin;presidenti i Fnait N.Lazri dhe  presidenti i shoqatës “Svolta”Pirro Qendro. Nga Verona Tonin Nikolli e Milano Ladi Vulaj.

Presidenti i org.vullnetare ,Internacionale “Rinia”z.Erio Korani foli për aktivitetin i cili mund të realizohet si projekt pilot edhe në provinca të tjera të Italisë.Shoqata “Rinia”ka marrë pjesë në projektin e financuar nga provinca Trento të një grupi të rinjsh nga Arco të cilët vizituan në Shqipërinë për një javë më 2013,-tën  nga ku lindi edhe ideja për realizimin e festivaleve te tilla kulturore .

Në orën 20.00  të mbrëmjes, drejtuesit e këtij festivali; Anila Kaja e Ricardo Cis, nën duartrokitjet e mbi 2000 pjesmarrësve që kishin mbushur sheshin G.Garibaldi  në qendër ,hapin siparin me ngjitjen në skenë të nxënësve të shkollës muzikore Alto Garda  .

 Grupet artistike me veshjet e tyre të larmishme dhe vallet tradicionale folklorike ja lënë rrallën njeri  tjetrit  .Në skenë ngjitet aktorja,flautistja kompozitorja dhe këngëtarja e këngëve historike nga  Catanzaro e Kalabrisë zj.Francesca Prestia e cila këndon dhe luan në flaut duke u duartrokitur ngrohtë nga publiku.    -Publiku kaloi me emozione ekzekutimet në trekëndësh të çiftit akrobat Rajmonda dhe Edvin Picalli të shoqatës Vertik&Dence.

Në vazhdimngjiten në skenë këngëtarët i; Ani Myzeqarja.Mariza Ikonomi . Sinan Hoxha , flautisti rumun Dan Dumitru Cretu,D.J Landi. Grupi i valleve “Shtojzovallet  . Nxënësit e shkollës muzikore nga Alto Garda.Grupi  valleve “Ura e Bashkimit”me grupin e instrumentistave duke luajur  melodi me fyell e çifteli.   -Mbrëmja vazhdoi  deri në mesnatë me këngë e kërcime masive, nën dritën e vezullimeve të telefonave ,me të cilët  rregjistronin e fotografonin çaste për ti ruajtur në kujtimet e tyre.

Duke përfunduar këtë shkrim të shkurtër të kësaj veprimtarie të madhe ,vlerësoj organizatorët  e shoqatës “Rinia”  me president Erio Korani të gjithë stafin i cili ishte në këmbë gjatë gjithë ditës e natës të preokupuar për Festivalin. Të palodhurin Aleksandër Kolshi si drejtues artistik i këtij festivali në pregatitjen e paraqitjen e të gjitha grupeve e këngëtarëve  të shumtë edhe pse mungonin ambientet e duhura parapregatitore. 

Entuziasmi  dhe risia e këtij eventi, pasqyroi më së miri dialogun me shumëllojshmërinë e kulturave, tolerancës dhe bashkëpunimit në një klimë të besimit dhe botëkuptimit të ndërsjellë për të drejtat e barabarta qytetare në armoni e paqe.

Petrit Aliaj,

Riva del Grada (Italy).



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: