Binak Maxharraj: Anëtarësisë së LDK-së
| E Diel, 14.05.2017, 09:21 AM |

ANËTARËSISË SË LDK-së

Nga Prof.dr Binak Maxharraj

Që nga sot ju duhet ta keni fjalën kryesore ne LDK,sepse sot Partia e Juaj e mori një grusht të fortë nga partneri i saj PDK-së më te cilën

lidhi koalicion para dy vitesh duke më ç'rast ne mënyrë te dhunsh-

me por të përgatitur shumë kohe më heret e largoi nga qeverisja

LDK-në ne krye me Isa Mustafen.Ishte ky më shumë një grushtet

klasik i llojit te vetë,ishte një tradhëti tipike për vendet e Ballkanit.

Është dijtë së ky koalicion nuk do të këtë jetë te gjatë,sepse ishte një koalicion i panatyrshëm,koalicion interesash nga të dyja palët,

por më së shumti nga PDK-ja,sepse PDK-ja e deshironte më shume kete koalicion për te ia mundësu Hashim Thaqit të bahet President

i Kosove dhe kështu ndoshta do t'i bishte Gjykatës Special.Kësaj edhe ia arrijti ne bazë të dredhisë së tij të cilat ai di ti beje mrekullueshem.Por,habitë fakti së pse u mashtrue aq shumë shpe-

jtë,duke e ditur se PDK-ja është një Parti e rrenave,parti qe hiq dhe

kurr nuk e mban fjalën,është Parti e krimit dhe korrupcionit të oarganizuar e cila përmes aferave te ndryshme të ndyshme e degradoi shumë Kosovën.Nuk është kjo hera e pare qe PDK-ja nuk e mbanë fjalen,më fjalë tjera tradhëton.Hërën e fundit me të njejtin skenar e patë rrexu edhe Presidentin e LDK-se Fatmir Sejdiun.

Pra,faji për rreximin e kësaj Qeverie është sadopak fajtore eshe LDK,se pari pse bani koalicion më PDK-në,sepse vetë Isa Mustafa i

cili nuk sheh as deri te hunda e vetë,e shkaterroi me dije apo vete-

dije LDK-në.Ky njeri hyri tinzishtë dhe tradhetishtë në LDK-në duke

e zapu ate nga brenda përmes pleqeve te tjerë te LDK-së.Ky njeri ishte i vonë ne LDK,ai u ba anëtarë i LDK-së shumë vonë,u ba anëtarë vetem atehere kur nuhati së mund ta zhvatë sadopak LDK-në,është ky njeri,së bashku me Bujar Bukoshin,te cilët ia bane shantazhet me të mëdha Prisidentit Rugova i cili edhe shpirtërishtë

e shkëputi Kosovën nga Sërbia,duke ia ndalë ndihmat,pagat për kuadrot që ishin angazhuar për mbijeteses së pushtetit paralel.

Tjetër,po ky farë Isa Mustafa derisa erdhi ne Krye të LDK-së nuk la gja pa thanë për PDK-në së kurr nuk do të bëjë koalicion me PDK-në

sepse e cilësonte si Parti e pabesë.Pastaj,ai edhe e tradhëtoi edhe

elektoratin e LDK,te cilëve gjatë fushatës u kishte premtue së kurr ma nuk do te baje koalicion me nje parti qe e udheheq SHIK-u,dhe se fundi ai e tradhetoi edhe VLANIN me te cilin kishte bashkëpunu

për më së gjashtë muaj me radhë,duke ikë natën e te nesermen dita e gjeti më koalicion të bamë me PDK-në dhe shumë e shum

"sihariqe" tjera të tij.

Dhe tashti kur ky njeri u rrexue dhe nuk është më Kryeministër dhe me këtë e përfundoi karieren e tij politike të nisur nëpër disa siste-

me dhe më kaq përfundoi kariera e tij politike.Ky njeri nuk ka nevojë për t'u freskue për të marrë hove për ndonje beteje tjetër,sepse mendoi së betejat e tij më sodin ka marrë fund.Do të ishte e ndërshme qe Isa Mustafa ne menyrë te qetë t'u kërkoj falje

elektoratit të LDK-se dhe në mënyrë te qetë të largohet edhe nga

LDK-se,sepse siç thotë populli s'ka as fytyrë as faqe qe ai ta udhëhëq edhe ma tutje.Por,nese Isa Mustafa nuk merrë vesh,apo nuk kupton që duhet të shkoj edhe nga LDK-ja,atehëre ne sqenë

domosdo duhet të delë anëtarësia e LDK-se e cila duhet me i trgu

Isa Mustafës së nuk ka vend ma ne LDK,sepse boll këta Plakuqan e

shkatrruan LDK-në duke ia thanë teposhtëzën.

Duhet që JU ANËTARËSIA ta mërrni fatin e LDK-së në dorë,e jo ta leni edhe më tutje LDK-në në duart e Plkuqanave te cilët edhe kanë nisë më u kalbë ne LDK.JU Anëtarësia qe nga sot duhet t'i thoni një JO të madhe të keqës e cila e ka kaplu qe sa vite LDK-në.Pra,LDK-së

nuk duhet t'i ndrrohet vetem disku,por duhet komplet t'i ndrrohet

HARD DISKU,siç thotë analisti i njohur Florim Zeq.Kjo do te thotë se qe nga sot LDK-se i duhen njerëz të rinj,i duhet gjak i ri,që nga sot LDK-se i duhet nje udhëheqje e re e reformuar plotësishtë në krye të së cilës do të vinin njërës të rinjë më plotë elan dhe dije per ta

udhëheq LDK-në.

Nëse JU të rinjtë,nëse Ju anëtarësia e LDK-se i bani reformat rrenjësore ne LDK me nj udhëhëqeje te re,atehere LDK-ja nuk ka se çka frigohet nga zgjedhjet e ardhëshme,bile edhe mund t'i fitoj ato.

Por nese anëtarësia dhe elektorati i LDK-së nuk i merr punet e LDK-se në duart e veta,por i lenë edhe me tutje ne duartë e Pleqeve,nëse elektorati dhe anetarësia e LDK-së vazhdon hala të flejë si deri më tashti,vaj halli për LDK-në,sepse ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te arrijë as deri te vendi i tretë,bile rrezikon ta ka-

loj edhe NISMA.

Pra,ne fund zgjohu nga gjumi o anetarësi e LDKsë së boll fjetet që sa kohë,mos lejoni qe edhe më tutje të ju udheheqin plakuqanat e

LDK-së,merrni vetë ju punët e Partisë ne dor.

Nëse nuk e bani këtë tani dhe shumë shpejtë do të ju mallkoj populli,nëse nuk jeni ne gjendje qe fuqimisht te angazhoheni për

përmirësimin e gjendjes ne LDk,ma mire do të ishte të largoheni nga LDK-ja dhe shkoni te PDK-ja,te shkoni te Thaqi e Veseli,por n'daqi shkoni edhe në dreq të mallkuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: