Afrim Caka: Mënyra e të sjellurit në parlament
| E Diel, 14.05.2017, 03:10 PM |

MËNYRA E TË SJELLURIT NË PARLAMENT DHE NË ASAMBLE

Nga Afrim Caka

Atëdheu mund të kuptohet drejt vetëm po qe se asaj i bëhet një qasje e tërësishme në parlamenet e në asamble.

Procesi i të menduarit dhe mënyra e të shprehurit te disa deputetë e asamblistë mund të ngjallë tek ne një përshtypje të pashlyeshme antikombëtare dhe të na lejojë të depertojmë më thellë në karakterin dhe individualitetin e tyre. Për shembull, në kulturën tonë ka mendime dhe reagime, shpifje, intriga më të ndyra me programe antishqiptare, të cilat në një shoqëri shqiptare ku mungojnë rregullatë e mirësjelljes. Dhe megjithëkëtë, ata ngrehin lart kokën thuajse prej të tjerëve dallohen me cilësitë natyrore të tyre, dhe jo me marrëzinë e tyre. Kam dëshirë të flakët që ky mjerim i deputetëve dhe i asamblistëve të më hiqet sysh. Kështu shpeshherë më bezdisnin tmerrshëm kur me vajtimin e tyre kërkonin lëmoshë tek votuesit që ta kenë edhe një shansë për të qenë kuvendar të na nxjerrin përseri ngatërresa.

Vulgariteti dhe brutaliteti i tyre ndaj atdheut ndikojnë në të gjithë të folurën e tyre dhe ndonjëherë e trembin edhe vetë folësin. Një stil i tillë të shprehurit tregon për mangësinë e karakteritë e përfytyrimit dhe të shijës së analfabetizmit të atij që fletë dhe që ulërinë. Trimëria dhe burrëria e tyre në parlament e në asamble nuk gjëra të reja. Ato kanë qenë me “famë” nëpër shekuj, jo vetëm në çerdhen e parlamentit, por edhe çerdhen e asamblesë, sidomos në Prishtinë e në Gjakovë. E pra këto “trimëri” u konfirmuan edhe një herë me madhështinë e tyre, më 2017, në Luftën për një Lapidar, e cila, për hir të armëve herioike të disa asamblistëve, shpëtuan Dardaninë nga sundimi huaj? Njerëz të zhveshur nga parimet patriotike e morale, të veshur nga ambiciet dhe interesa personale, dhe si të tillë të duken tërheqës për masën. Pse jo! Bile vetë zhargoni i fjalorit të tyre ishte të errësohet aty me gojën e zhargonistëve, jo vetëm me ofendime të çoroditura individuale, subjektiviste, të përseritura, duke future përçarje katund - qytet.

Deputetët dhe asambleistët mendojnë dhe flasin në foltore si me qenë në livadhetë e babes sikur horizonti i tyre mendor është i mbushur me sharje dhe poshtërime. Ne e dimë që më përpara se çdo të thonë ata. Mjerisht polemikat e ashpra e tmerruese në asamble patën një tingëllimë të fortë në mendimin e përgjithshëm të popullit, akoma i pastërvitur me jetën demokratike parlamentare e asambleiste. Këtyre deputetëve e asambleistëve duhet hequr haptazi maskën dhe bashkpunëtorëve të tyre.

TË TILLË JEMI NE SHQIPTARËT. Ne nuk ndryshojmë dotë..! T’i dëgjosh ata është sikur të jeshë në mes të parlamentit serbë, kur e folura e tyre është e mbushur me zhargone hajdutësh e rrugaqësh. Duke u përgjigjur për çdo pyetje me fraza që qarkullojnë ose me zhargone banale, ata nxjerrin në pah mungesën e aftësisë për autoidentifikimin e tyre me të tjerët atdhetar dhe intelektual, ndërsa mendojnë dhe veprojnë në përputhje me stereotype filmash horror. Nuk është nevoja ta shpjegoj: shumë deputetë, ministra e asambleista nuk janë të aftë të sillen dhe të mendojnë ndryshe, gjë që dëshmon për shtrembërimet në zhvillimet e tyre psikik dhe pafrytshmërinë së tyre. Po nëse do të më pyesnin mua, do t’u kisha dhënë këtë përgjigje:

“Këta e kanë pushtetin, pas tyre qëndrojnë njerëzit shpirtvegjël me etjen e tyre për hakmarrje. Ekzistenca e tyre këtu është absulutisht e panevojshme që të mbetën në pushtet. Në ditën që do të zhdukën votuesit e tyre, atëherë do të zhduken edhe këta!”

Të gjithë ne i shohim dhe i dëgjojmë të qeshurën agresive të atyre duke zymtësuar çdo takim në parlament, asamble, që qeshin me fatkeqësinë e një qyteti apo të atëdheut. Ata sillen dhe ecin në atë menyrë sikur duam të shuajnë rreth e rrotull çdo dritë. Njerëzit e kësaj kategorie, për të cilën po flasim, si rregull, pothuajse nuk merren me punë të dobishme në të mirën e kombit dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çregullta dhe plehra. Në themel të këtyre shfaqjeve qëndron pak a shumë mungesa e dëshirës për të komunikuar më shqiptarët e tjerë si vetja e tyre. Ҫdo deputet apo asamblistë i paedukuar ka dëshirë të largohet nga përgjegjësia ndaj atëdheut dhe nuk janë të prirur të bashkpunojnë më nacionalistët dhe intelektualët tjerë.

Këta zhdukën fabrika, ara, livadhe dhe i kthyen në shkretir, dhe e dinë, këta se janë të lumtur nga ajo që bëjnë. Një logjikë e habitëshme?



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: