Valon Jashari: Maji i lavdisë së Bardhyl Osmanit
| E Diel, 14.05.2017, 08:02 AM |

Maji i lavdisë së Bardhyl Osmanit, për Kosovën Lindore

Nga Valon Jashari

Duke kujtuar të kaluarën tonë historike,  Lugina e Preshevës nga dita në ditë po bart edhe palgët e së kaluar, që ky rajon me popullat shqiptare autoktone kishte dhe ende e ka fatin  e popujve më të shtypur –robëruar në planet. E kaluara dhe e tashmja e mbushur me përplot  sakrifica, vuajtje, vrasje, masakra , torturime , dhunime,  djegëje të shtëpive  deri  tek  edhe ajo  lule që është mbjell nga dora shqiptare. Luginës si në këtë kohë maji po i mungoj ato rreze dielli që dikur shëndrisnin dhe lehtas përqafonin çdo kënd të asaj toke arbërore, Brdhyl Osmani, Shaban Ukshini, Kastriot Arifi, Sami Ukshini dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Vitet 2000-2001 e bën çdo shqiptar në Kosovë Lindore të ndjehet mu ashtu siq është si autokton në tokën e tyre arbërore, nga këta pishtar të pashuar që për disa muaj ligjëruan shqip në trojet tona dhe na mësuan të e duam veten, atdheun dhe lirinë. Shikuar në kontekstin historik maji për Luginën është një e kaluar e lavdishme e historis së popullit shqiptar, që ngërthen në vete vujtje por mbi të gjitha krenarin, pasi që gjat viti 2000-2001 u zhvilluan disa beteja frontale në mes të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanocë dhe Medvegj, UÇPMB-së dhe okupatorit serb. Në rrethanat politike të kohës lindi kjo ushtri çlirimtare shqiptare nga bijt dhe bijat më të mira të kombit shqiptar që i treguan botës se dimë dhe duam edhe ne lirim si çdo popull tjeter i lirë.

Në majin e lavdis për Luginën janë të rëndësishme këto ngjarje pasi që në altarine liris ranë disa dëshmor të kombit si: Brdhyl Osmani, Shaban Ukshini, Kastriot Arifi, Sami Ukshin…pastaj zgjerimi frontal i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanocë dhe Medvegj, UÇPMB-së me një territor më të gjërë, si dhe nënshkrimi i marrveshjes së Konçulit.

Zgjerim frontal i UÇPMB-së ishte nga fillimi i  muajit maji me marrjen nën kontroll të fshatit Rahovicë, një fshat me një numër më të madhë të banorve në Preshevë, bëri që serioziteti i luftës çlirimtar në këtë rajon të shikohej edhe nga shteti serb edhe nga bashkësia ndërkombëtare me një sy me serioz gjë që pati edhe refleksione në sesibilizimin e çështjes shqiptare. Kjo shtrirja frontale në Rahovicë bëri që makineria serbe pushtuse të mobilizohej shumë seriozisht dhe kishte rrethuar me arsenalin e saj shume të rëndë për disa ditë rresht dhe duke sulmuar në disa drejtim ku edhe u zhvilluan beteja të rrepta. Gjatë  këtyre lufimeve kishte të plagosur nga ana shqptare dhe të vrarë por edhe nga ana e ushtris serbe.

Maji na mori pishtarët e liris së ëndërruar e të dëshiruar dhe të merituar por asnjëher deri më sot të përjetuar për shqiptarët e Kosovës Lindore. Këta pishtar të liris që e ëndërronim dhe e dëshironim tani më janë në zemrat tona mendjet tona, frymën tonë dhe janë udhërrëfyes për të ardhmen se si duhet të kërkohet lirija jonë.  Dhe mjafton të rikujtojm nëpër mëndjet tona dhe tek brezat e rinj, thënjen e dëshmorit të kombit Bardhyl Osmanit ku thoshte në mes të betejave “Gëzohem qe i takoj një gjenerate, që po e dinë, se pa liri nuk ka asgjë”

Marrveshja e Konçulit është një nga dokumentet me rëndësi historike për Kosovën Lindore, i nënshkruar më mes të muajit maj, në mes të UÇPMB-së dhe shtetit serb me ndërmejtsimin e bashkësis ndërkombëtare. Në bazë të disa pikave të marrveshjes ndër të tjera shihej edhe çarmatosja e UÇPMB-së, gjë që për popullatën e kësaj ane ishte një fatkeqësi, pastaj parashihej edhe avancimi i të drejtave të shqiptarve. Kjo marrveshje për fat të keq nuk është zbatuar në asnjë pikë të saj dhe për më shume gjendja është po ajo si para marrveshjes edhe ate tani me tanke e makineri ushtarak në çdo kënd të këtij territori shqiptarë. Do të duhej që nënshkruesit e kësaj marrveshje dhe klasa politike të bëjm presion më të madhe tek shteti serb dhe tek bashkësia ndërkombëtare në mënyr  që të implemntohet apo në të kundërtën duhet gjetur rrugët dhe mjetet që justifikojn të drejten tonë për liri.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: